Author: Hamdi Kumanova

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar “prodhim masiv” të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore më 15 nëntor, teksa shqetësimet po rriten lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes Phenianit dhe Rusisë. Pheniani fillimisht bëri publik dronët e tij sulmues në gusht, teksa ekspertët thanë se aftësia për të prodhuar armë të tilla mund t’i atribuohet aleancës së Koresë së Veriut me Rusinë. Korja e Veriut ka ratifikuar një pakt të mbrojtjes me Rusinë, teksa po akuzohet se ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës. Ky fakt ka shtyrë presidentin e…

Lexo më Shumë

Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar diasporën kosovare në së paku katër shtete të Evropës: Zvicër, Austri, Norvegji dhe Gjermani. Në postimet e bëra në Facebook, ai shkruan se takimet me bashkatdhetarë i ka të shpeshta dhe i falënderon ata për mikpritjen. “Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenarë për lidhjet e forta, të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës”, shkruan në njërin prej postimeve më 2 nëntor. Në më pak se tre muaj, Kosova do t’i…

Lexo më Shumë

Oliver Spasovski, deputet i Lidhjes Social Demokrate në emisionin Click Plus në TV21 ku po diskutoheshte për aktualitetin politik, tha se Qeveria duhet të ofrojë koncept, ose zgjidhje për rrugën e integrimeve europiane, dhe në bazë të atij koncepti, siç thotë Spasovski të ulen dhe të bisedojnë. “Duam të bisedojmë sepse mendojmë se është mirë për Maqedoninë dhe për interesat kombëtare dhe për të ardhmen e vendit”, shton Spasovski.

Lexo më Shumë

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në Komisionin për Financim dhe Buxhet, derisa po diskutoheshte për propozim-buxhetin për vitin 2025 transmeton TV21. Në foltore ishte deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ku po i replikonte deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, ku edhe ju drejtua me fjalët: “Ju lutem mos e përdorni më atë fjalë. Mos e përdorni më. Hera e parë dhe e fundit”. Bytyqi pas kësaj ndërpreu fjalën dhe u drejtua në drejtim të deputetit Bojan Stojonovski.

Lexo më Shumë

Që nga viti 2022, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë zhvilluar mbledhje të përbashkët. Pas anulimit që i bëri kryeministri i Shqipërisë mbledhjes së vitit 2023, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të mblidhen dy qeveritë. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës të hënën e javës që vjen pritet të mbajë një mbledhje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me Shqipërinë ende nuk ka ndonjë datë. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i pyetur nga Radio Kosova, tha se nuk ka diçka të përcaktuar. Janë ngritur disa tematika që meritojnë vëmendje të trajtohen nga…

Lexo më Shumë

Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver Stafuka, Julian Sinanaj dhe Nuredin Dumani kanë rekorde të frikshme kriminale dhe asnjëri prej tyre s’është kapur prej punës së mirëfilltë të Policisë. “Stafuka nuk u kap nga Policia pas 26 vrasjesh që pretendohet se ka bërë, për një kohë shumë të gjatë edhe në territorin e Tiranës. Sinanaj nuk u kap nga Policia edhe pse ishte vrasës si në filmin ku luan ai francezi me ato syzet, edhe ai mbante nga ato syzet. Vrasës gjakftohtë që vinte nga një eksperiencë nga…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga hetimet për masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vrarë katër persona. Lala tha se situata kriminale në Shkodër është mjaft problematike dhe është hapur “kutia e pandorës”. Gazetarja tha në emsionin “Të Paekspozuarit”, se në vendngjarjen e atentatit, ka patur edhe një makinë tjetër që udhëtonte me mjetin e viktimave. Ajo gjithashtu foli për dyshimet serioze se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Ibrahim Lici. Lala tregoi gjithashtu se vajza e çiftit Basha që humbën jetën në atentat ka shkuar në SPAK për të kërkuar informacion mbi ngjarjen, ndonëse vdekja…

Lexo më Shumë

Studimet e larta janë një mënyrë e mirë për të gjeneruar të ardhura nga jashtë dhe shumë shtete ofrojnë mundësi për të tërhequr studentë nga vendet e tjera. Sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2022 rezulton se Shqipëria kishte numrin më të ulët të studentëve të huaj në Europë me vetëm 1872 të tillë. Vendi ynë ka renditje shumë më të dobët se edhe vendet e tjera të Rajonit. Në Maqedoninë e Veriut u numëruan mbi 4700 studentë të huaj, ndërsa në Serbi mbi 11,200 të tillë. Ndër vendet europiane, Franca, Gjermania dhe Turqia kryesojnë Europën për…

Lexo më Shumë

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të emërojë zotin Robert F. Kennedy Jr. në krye të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), agjenci që ka një shtrirje të gjerë, që nga mbikëqyrja e ilaçeve, vaksinave dhe sigurisë ushqimore, e deri tek kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë dhe programet e kujdesit shëndetësor. “Për një kohë të gjatë, amerikanët janë dëmtuar nga industria ushqimore dhe e prodhimit të ilaçeve, të cilat janë përfshirë në manipulime, keqinformime dhe dezinformime, kur bëhet fjalë për shëndetin publik”, tha zoti Trump në një postim në rrjetin TruthSocial ndërsa njoftoi emërimin e zotit…

Lexo më Shumë

Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA javën e kaluar, raporton agjencia “AP”.Ajo po vazhdon të rritet. Trump të mërkurën ka emëruar Elon Muskun, si një nga drejtuesit e “Departamentit për Efiçencë Qeveritare”, që nuk është një agjenci qeveritare dhe ka marrë akronimin “DOGE”. “Dogecoin” është një kriptovalutë, që fillimisht u krijua si shaka. Por, me kalimin e kohës “Dogecoin” ka fituar numër të madh të adhuruesve të cilët në mënyrë periodike e kanë rritur çmimin e tij. Ashtu si…

Lexo më Shumë

Unë e kuptoj se, disa partia opozitare mendojnë se në atë mënyrë do të tërheqin më shumë vëmendje. VMRO-DPMNE si parti politike dhe koalicioni që e udhëheqë, është çdoherë e gatshme, por kjo nuk është esenca. Ne duhet të realizojmë atë që u nevojitet njerëzve. Kështu ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar thirrjet e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me lokalet vitin e ardhshëm. “Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm, qytetarët në ato zgjedhje lokale do të tregojnë a nevojiten ose jo zgjedhje parlamentare. Nëse janë të nevojshme edhe zgjedhjet parlamentare, mund t’i organizojmë menjëherë pas asaj.…

Lexo më Shumë

Policia i ka ngritur kallëzim penal ish ndihmës ministres e angazhuar për Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë, Suza Trajkovska. Dyshimet e dikasterit të brendshëm janë se ajo gjatë muajit shtator dhe tetor të vitit 2023 në kundërshtim me ligjin ka vazhduar trajnimin e kandidatëve për policë. “Personave me të cilët MPB kishte lidhur marrëveshje për trajnim fillestar për policë (gjenerata 2023/2024) ju ka mundësuar ta vazhdojnë trajnimin edhe përkundër faktit se marrëveshja me ato ishte abroguar sepse nuk i kishin arritur pikët e nevojshme për të vazhduar trajnimin në nivel tjetër. Ajo me vetiniciativë ka vendosur që t’ia vazhdon trajnimin…

Lexo më Shumë