Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia drejt caqeve në Ukrainë më 14 nëntor, thanë Forcat Ajrore ukrainase. Të 38 dronët e tjerë u rrëzuan vetë, pasi sistemet e tyre të navigimit u penguan nga sistemet elektronike ukrainase, thanë Forcat Ajrore. Ndaras, grantimet ruse vranë dy persona dhe plagosën tetë të tjerë gjatë 24-orëve të fundit në fshatin Shevçenko në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, thanë autoritetet ukrainase. Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy dronë ukrainas mëngjesin e 14 nëntorit. Një nga dronët…
Author: Hamdi Kumanova
Aleanca për Shqiptarët vazhdon takimet me aktivistët e simpatizantët e tyre, sonte kanë takuar qytetarët e Haraçinës. Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në fjalimin e tijë potencoi se Aleanca për Shqiptarët mbetet shtëpia ku çdo shqiptar gjen strehë, mobilizohet përballë sfidave dhe me dinjitet fitojmë çdo betejë. Në Haraçinën e rezistencës e të besës shqiptare. Kuvenduam me haraçinasit, ata që nuk pranojnë kurrë nënshtrim, degradim e aq më pak dorëzim. Aleanca për Shqiptarët mbetet shtëpia ku çdo shqiptar gjen strehë, mobilizohet përballë sfidave dhe me dinjitet fitojmë çdo betejë. Haraçinasit vazhdojnë fuqishëm në mbështetje të Ziadin Selës dhe…
Deputetja Insa Zhupa u shpreh se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka kërcënuar në mbledhjen e fundit të komisionit hetimor parlamentar të “Sterilizimit”. Në fjalën e saj nga foltorja e kuvendit, Zhupa u shpreh se Parlamenti ka rënë ndërsa deputetët u lanë nën mëshirën e një hajduti 2 metra, pasi garda kishte lënë në sallë vetëm një gardist. Zhupa ka këmbëngulur se pavarësisht gjithçkaje, opozita nuk heq dorë nga hetimi. “Parlamenti ka rënë. Dje deputetët e opozitës janë kërcënuar ndërkohë që po kryenin funksionet parlamentare. Asnjë dëshmitar, edhe i lirë qoftë ai, nuk lejohet të hyjë në sallën ku…
Humbjet e vazhdueshme reflektojnë negativisht në veprimtarinë aktuale dhe të ardhshme të shoqërisë, nuk lejojnë zhvillimin e saj dhe vënë në pikëpyetje çështjen e veprimtarisë efikase, të përhershme, të rregullt dhe cilësore si operator publik në trafikun postar të brendshëm dhe ndërkombëtar, theksohet në raportin përfundimtar të revizionit të publikuar sot nga Enti Shtetëror për Revizion të SHA për komunikacion postar Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore Shkup Në përputhje me raportin e revizionit shoqata është në pozitë të pafavorshme financiare duke filluar që nga viti 2017, me humbje të vazhdueshme nga punimet, ndërsa humbja…
“Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar drejtorin e shkollës fillore nga Gojbulë në pikën kufitare në Jarinjë. Arsyeja ishte se ai kishte me vete vulat e kësaj shkolle”, ka bërë të ditur drejtori i zyrës i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq. Policia e Kosovës ka konfirmuar për portalin KoSSev se ka marrë në pyetje personin që është prezantuar si drejtor i shkollës në Gojbulë dhe ia ka marrë vulat e strukturave paralele serbe të cilat i ka pasur në një çantë dore, por thonë se kjo ka ndodhur në orët e vona të pasdites dhe në pikën…
Kompania “Orka Hotel”, e cila zotëron hotelin “Ibis” në qendër të Shkupit, nga fundi i muajit të kaluar ka një pronar të ri dhe bëhet fjalë për kompaninë “Mufrima Investment” nga Dubai. Për momentin nuk dihet nëse pronari i ri do të riemërojë hotelin, për të cilin u bë e ditur se gjatë hapjes së tij ishin investuar 6 milionë euro, shkruan portali Faktor. Emri i ri i kompanisë është Hotel Mufrima, ndërsa menaxher i emëruar është Sasho Toleski, konsulent imobiliar me përvojë shumëvjeçare nga Dubai. Në biografinë e tij shkruhet se ka mbi 9 vite përvojë në prona të…
Në mëngjesin e sotëm, në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Këramidnicë, është hedhur një bombë, nga e cila ka pësuar lëndime Rade Trajkovski, i njohur si Shtekli. Shtekli është transportuar me automjet privat dhe shoqërim policor në Spitalin e Qytetit „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup. Aktualisht, nuk ka informacione të plota për natyrën e plagëve të tij, por po ndërmerren hapa për hetimin e ngjarjes.
Taksistët e Shkupit me kërkesë për rritjen e çmimeve të transportit me në kryeqytet. Kërkojnë që çmimi i nisjes të bëhet 60 denarë, më pastaj të paguget 35 denarë për çdo kilometër. Sipas tyre, tarifa e pritjes duhet të jetë 480 denarë për çdo orë. Taksistët e arsyetojnë kërkesën për rritjen e çmimeve me atë që thonë se ka rritje të pmimit të karburantit, pjesëve rezervë dhe të mirëmbajtje. Sipas tyre, çmimi për shërbimet e tkasive nuk kanë ndryshuar prej 11 vitesh. Nëse kërkesat e tyre pranohen, tarifat e taksive do të rriten për 20%.
Më datë 13.11.2024 në ora 16:15 në afërsi të fshatit Bogorodicë, zyrtarët policorë të stacionit policor për mbikëqyrje dhe kontrolle kufitare, kanë privuar nga liria U.H (61) nga Kosova. Në veturën “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, gjatë kontrollit janë gjetur 10 emigrantë nga Siria. Emigrantët dhe automjeti janë transportuar në qendrën pranuese-transitore “Vinojug” për procedurë të mëtejshme. Ndërkohë 61 vjeçari U.H. është ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Pothuajse tre muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka ardhur edhe konfirmimi i parë zyrtar për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e 9 shkurtit. Deputeti i pavarur i Kuvendit të Serbisë, Zharko Ristic, ka bërë të ditur se ka zgjeruar bashkëpunimin me grupin e përfaqësuesve të qytetarëve serbë në Kosovë dhe se do të marrë pjesë në zgjedhjet e shkurtit që do të mbahen në Kosovë. Edhe pse priten konfirmime të tjera zyrtare, është pothuajse e sigurt se në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe opozita Demokracia Serbe, si dhe partia më e fuqishme e serbëve në Kosovë –…
Një tërmet me fuqi prej 2.8 shkallë sipas RIhterit është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave, dridhja ka ndodhur 14 km juglindja nga Demir Kapija. Thellësia e tërmetit është në 6 kilometra.
“Unë jam i përkushtuar për të aktivizuar të rinjtë në sektorin e bujqësisë. Kjo do të bëhet përmes një sërë masash që do t’i ofrojmë si bashkëfinancim, si stimul për hyrjen në sektor, dhe që do të vazhdojnë të nxisin procesin e prodhimit të ushqimit“, theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin „Argument Plus“ në TV24. “Vitin e ardhshëm do të kemi disa pako masash që do të nënkuptojnë grante të rëndësishme për mbështetjen e implementimit të bizneseve bujqësore në vend“, përfundoi ministri. Ai theksoi se do të rikthehet rentabiliteti i prodhimit. “Çdo bujk…

