Kryeqyteti është tronditur mesnatën e kaluar nga një atentat mafioz që i mori jetën një 28-vjeçari. Por ky është atentati i dytë që trondit Tiranën në vetëm pak ditë. VRASJA E PARË Më 13 nëntor pak para mesnatës u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi. 52-vjeçari u vra pak metra larg shtëpisë, në sheshpushimin e pallatit pronë të tij. Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës. 52-vjeçari u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Ngjarje kjo ende mister dhe po ashtu grupi hetimor nuk ka një…
Author: Hamdi Kumanova
Detaje të reja nga ekzekutimi i të riu Klajdi Prendi në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se 28-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur në makinë e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën. Por disa minuta pas ngjarjes i riu humbi jetën në duart e mjekëve si pasojë e plagëve të marra. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të…
Instituti Yunus Emre në Shkup prezantoi traditën e çajit turk në “Festivalin e Çajit,” i cili u mbajt në Qendrën Tregtare City Mall. Ngjarja tërhoqi delegacione dhe vizitorë nga shumë vende, ndërsa çaji turk ishte ndër atraksionet kryesore. Personeli i Institutit, i veshur me kostume tradicionale turke, përgatiti dhe shërbeu çaj turk së bashku me simite, duke ofruar një përvojë autentike për vizitorët. Tradita e përgatitjes dhe rëndësia e çajit në kulturën turke u prezantuan përmes demonstrimeve të veçanta. Në festival morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, dhe bashkëshortja e tij, Şeyma Nur Ulusoy, të cilët vizituan…
Ndërsa kanë mbetur vetëm dy muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara po rrisin mbështetjen financiare, ushtarake dhe diplomatike ndaj përpjekjeve të Kievit për t’u mbrojtur kundër agresionit rus. Në takimin e nivelit të lartë të G20-ës në Rio de Zhaneiro të Brazilit, ku po takohen zoti Biden dhe udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha të botës, zyrtarët amerikanë po bëjnë trysni për një gjuhë “sa më të fortë të mundshme” në mbështetje të Ukrainës, i tha Zërit të Amerikës zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare John Finer gjatë një komunikimi me median të hënën.…
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Llausha, ka ndërruar jetë të dielën, deri sa është varrosur sot pas plagëve të marra gjatë aksidentit të 5 nëntorit, ku vetura në të cilën ishte ai është goditur për vdekje nga një veturë e Policisë së Kosovës. Familja e Llausha kanë kërkuar drejtësi nga institucionet, për familjarin e tyre, Adem Llausha i cili të dielën ka vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga një aksident që ka ndodhur më 5 nëntor në Prishtinë ku e përfshirë ishte një veturë e Policisë së Kosovës. Familjet e të ndjerit kanë…
Operatori telekomunikues MTEL, anëtar i Grupit Telekom Serbia, ka përfunduar me sukses procesin e blerjes së Lyca Mobile, që shënon një moment të rëndësishëm në përkushtimin e kompanisë për zgjerimin e shërbimeve të saj dhe pasurimin e përvojave të përdoruesve në Maqedoni. “Kemi kënaqësinë e veçantë që mund të njoftojmë se negociatat dhe të gjitha procedurat administrative për marrjen e operatorit telekomunikues Lyca mobile kanë përfunduar me sukses dhe që nga sot Lyca mobile do të bëhet MTEL. Ne kemi besim se përdoruesit që i bashkohen familjes MTEL me këtë marrëveshje do të jenë të kënaqur me rritjen e cilësisë…
Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër S.T. (49) nga Kërçova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim në detyrë”. Ai, në periudhën nga 08.07.2021 deri më 07.08.2024, në cilësinë e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm Publik në Kërçovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka përvetësuar në mënyrë të paautorizuar aparatin e ultrazërit M9 Mindray, i cili i ishte besuar në detyrë si donacion nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në vlerë prej 2.134.482 denarë.
Duke pastruar burimet në vendin e quajtur “Kaja e Ravenit” të Gostivarit , një banorë i fshatit Raven me emrin Muhamed Baftjari, që të gjithë në fshat e njohin si Doda, hasi në një statujë. Pasi e nxori në sipërfaqe, e pa se ka gjetur një statujë duke mos e ditur se ka gjetur një thesar të madh, por dhe të rrallë. Pasi e pastroi mirë, rastin e paraqiti në institucionet përkatëse, me qëllim për ta dorëzuar të njëjtën. “Kishim një aksion për pastrimin e ujit tek Kalaja edhe papritmas na doli kjo statujë dhe u habitëm edhe vetë se…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se nga ana e Policisë Kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në hyrje të qytetit të Dibrës, gjatë kontrollit të rregullt të automjetit të pasagjerëve me targa të Shkupit, është konstatuar se transport ilegal i kafshëve pa dokumente përkatëse për lëvizjen e kafshëve me pasaporta të vlefshme të kafshëve Nga AUV thonë se gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm të kryer nga një veteriner zyrtar i njësisë rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nga Dibra, është konstatuar se bëhet fjalë për 17 gjedhe (viça) të moshës 8 deri në 10 muaj, me…
Më 17.11.2024, në ora 20:00, në një kazino në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar M.M. (46) nga Tetova, pas një raportimi paraprak se, së bashku me dy persona të tjerë, kishte sulmuar fizikisht N.T. (26) nga Tetova brenda kazinosë. M.M. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, deri te gjyqtari për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore ndaj një të mituri, i lindur në vitin 2009, për të cilin ka dyshime të bazuara se ka kryer vepra që me ligj konsiderohen si krim – “Dhunë”. “Më 25 tetor, i mituri së bashku me persona të tjerë të panjohur kanë nisur një bisedë me një të mitur, por menjëherë pas kësaj, pa ndonjë arsye të caktuar, kanë nisur ta godasin me sende të forta. Në konflikt me ligjin, i mituri ka nxjerrë…
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS nga mesnata ulet për 0,136 denarë dhe do të jetë 43,708 denarë për kilogram, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi i benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri i (EL-1) nuk ndryshojnë.

