Author: Hamdi Kumanova

Ndonëse i ndaluar përdorimi i simboleve kombëtare në Serbi, Shaip Kamberi e nxori flamurin shqiptar në Kuvend, që për këtë, tha se ishte i përgatitur në të gjitha aspektet Kamberi tha se kishte dilema, se çfarë nëse ndonjë deputet do të kishte tentuar t’ia merrte flamurin gjë që do të sillte tensione e probleme. Ai tha se, kishte kërcënime në forma verbale, rrjete sociale e nga mediat proqeveritare por siç bëri të ditur, nuk është se u dha ndonjë rëndësi./TV21

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në pikën kufitare “Tabanoc” është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, në valixhet e të cilit janë gjetur 3622 monedha arkeologjike, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ai po udhëtonte me autobus nga Shqipëria, për në Itali. “Me datë 18.11.2024 në ora 20:50 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria V.A. (32) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një autobusi me targa shqiptare, që po qarkullonte në relacion Shqipëri-Itali, V.A. është përzgjedhur për kontroll shtesë, pas çka në bagazhin e tij janë gjetur tre thasë…

Lexo më Shumë

Pavarësia e Bankës Popullore është e rëndësishme për mbajtjen e kredibilitetit të lartë që ajo gëzon në opinion, si dhe për zbatimin e politikave për mbajtjen e stabilitetit financiar dhe të çmimeve Banka Popullore vazhdimisht bën përpjekje për nivel më të lartë të transparencës në të gjitha segmentet e punës së saj, me qëllim që ta mbajë besueshmërinë e lartë. Kjo, siç informojnë nga Banka Popullore, u theksua në takimin ndërmjet guvernatores Anita Angelovska-Bezhoska dhe Mihalis Rokas, ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, me ç’rast u theksua se politika monetare është harmonizuar lartë me rregulloren evropiane, që është theksuar…

Lexo më Shumë

LSDM dënon paaftësinë e qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski për të siguruar një sistem energjetik stabil dhe të qëndrueshëm. Në vend që të investojë në rritjen e prodhimit vendas të energjisë elektrike, qeveria po importon sërish energji elektrike të shtrenjtë. Vetëm për këtë muaj qytetarët do të paguajnë 10 milionë euro shtesë, ndërsa për tre muajt e fundit shuma totale për import ka kaluar 20 milionë euro, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. Një shpenzim i tillë, theksojnë nga atje, paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët, të cilët tashmë po vuajnë nga faturat e larta të energjisë elektrike. Ky…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.L, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas aktakuzës, i pandehuri E.L, me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri E.L, me armë zjarri…

Lexo më Shumë

Një i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të mitur. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:50 në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë. Tutje thuhet se viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar. “Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe me vendim të…

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje në konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se gjuha shqipe nuk është dhe nuk ka qenë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga BDI demantojnë, thonë se gjuha shqipe është zyrtare dhe se kërkojnë nga Kurti që të korrigjojë deklaratat e tij, dhe mos të shërbejë si alibi për Gjykatën Kushtetuese, dhe përpjekjet e ndryshme që cenojnë barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve në RMV. Reagimi i BDI-së: Deklaratat e fundit të Kryeministrit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, theksoi se Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u formua pesë muaj më parë dhe kryeministri i parë që u prit ishte Albin Kurti. Ai shtoi se takimi i parë bilateral i kryeministrit Mickoski pas zgjedhjes së tij ishte vizita në Kroaci, ndërsa mbledhja e parë ndërqeveritare ishte me qeverinë e Kosovës. “Dhe këto tre ngjarje janë porosi në vete për gjithë ata që mendojnë se kjo qeveri është antishqiptare. Në krahasim prej periudhës para pesë muajsh kur Vuçiqi me Ahmetin shëtitnin në Ohër e Shkup, kur Bujar Osmani vizitonte më shumë Beogradin se…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të një shkollë fillore dhe një të punësuari në Agjencinë për punësim, rreth punësimit të dy mësimdhënësve në një shkollë fillore. “I akuzuari i parë, në periudhën prej 2 shtatorit deri më 19 shtator të vitit 2024, pa pëlqimin paraprak nga Komuna e Tearcës, ka angazhuar dy persona si mësimdhënës, duke vepruar në kundërshtim me nenin 9, paragrafin 4 nga Ligji për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme”, sqaroi Policia. I akuzuari i parë është tetovari 63 vjeçar E.H. në rolin e drejtorit të shkollës…

Lexo më Shumë

Shkupi sot në mëngjes është në vendin e tetë për nga ndotja e ajrit të ambientit në botë, me indeks të ndotjes 162, sipas të dhënave të fundit të platformës IQAir. Si ndotës kryesor renditen grimcat PM 2.5 me përqendrim 60.2 mikrogramë për metër kub, ndërsa grimcat PM 10 me përqendrim 73.2 mikrogram për metër kub. Përqendrimi i PM 2.5 në kryeqytet është 12 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimit të cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Qyteti më i ndotur në botë për momentin është Delhi në Indi, pas tij në listë është Lahore…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, theksoi në Top Tema se hekurudha drejt Bullgarisë është në interes të Maqedonisë, por ndërtimi do të vazhdojë vetëm pas shqyrtimit të mangësive me ndihmën e Bashkimit Evropian. Ai theksoi tre mungesa kryesore: çmimi, realizimi dhe zgjidhja e tuneleve. Nikolloski shtoi se ka pasur një revizion të çmimit mes palëve maqedonase, bullgare dhe BE-së, dhe që projekti po shqyrtohet nga Bashkimi Evropian për të transparencuar shpenzimet. Ai gjithashtu nënvizoi se kompania që po projekton pjesën e tretë të hekurudhës është e njëjta që nuk ka përfunduar spitalin e Shtipit dhe që Maqedonia është…

Lexo më Shumë

Korridori VIII, rruga Tetovë – Prizren, projekti i ndërtesave kolektive të banimit dhe investime tjera kapitale janë në fokusin e Qeverisë gjatë këtij mandati thotë në intervistë për PressOnline.al, Kaltrina Zekolli Shaqiri – zëvendësministre në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Ajo thotë keqpërdorimet e mundshme në projektin dhe kontraktimin e marrëveshjeve për ndërtimin e Korridorit VIII po hetohen dhe nëse ka shkelje – atëherë organet komentet do të veprojnë. Por, shton se, për Qeverinë prioritet është realizimi i projekteve të planifikuara, ndërsa për pjesën e hetimin dhe keqpërdorimeve fjalën e ka drejtësia. “Me ardhjen e Qeverisë sonë, punimet në Korridorin…

Lexo më Shumë