Me kapelen MAGA (Make America Great Again) Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump iu bashkua Elon Musk në Brownsville të Teksasit për të parë lëshimin e gjashtë testues të një anijeje kozmike të SpaceX Starship, një raketë që synon të dërgojë njerëz në planetin Mars. Gjithashtu i janë bashkuar senatorët Bill Hagerty dhe Ted Cruz, si dhe Donald Trump Jr dhe kongresmeni Ronny Jackson. SpaceX po ritentonte një operacion ku përforcuesi i raketës kapet në një bankë uljeje në kthimin e tij në Tokë, i cili u arrit për herë të parë gjatë fluturimit të pestë provë të Starship.…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Republikes Bajram Begaj nis sot konsultimet me partitë poltike në funksion të Dekretit që do të miratojë për vendosjen përfundimtare të datës së mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Sipas burimeve mësohet se fillimisht Begaj do presë në takim kreun e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK, ndërsa të enjten do të presë përfaqësues nga PL, ndersa bisedimet me dy partitë kryesore, PS dhe PD, kreu i Shtetit do t’i zhvilloje më 25 nëntor. Për mediat, Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e kërkuar nga Kryetari i Shtetit, z. Bajram Bega, me partitë parlamentare, i cili do…
Një grevë mbarëkombëtare nga punonjësit e sektorit publik dhe privat do të paralizojë Greqinë sot, pasi qeveria pro-biznesit e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, vihet nën presion të shtuar për t’u marrë me krizën e përkeqësuar të kostos së jetesës. Sindikatat që kërkojnë “paga dinjitoze” përballë rritjes së kostove të konsumatorit dhe pabarazisë në rritje të pasurisë u zotuan se greva 24-orëshe do ta sillte vendin në një ndalesë, me tubime proteste të planifikuara në qytete në mbarë vendin. Zyrat qeveritare, shkollat, spitalet dhe transporti publik, duke përfshirë shërbimet e trenave dhe tragetet e ishullit, pritet të preken nga greva që…
Vrasja e djalit 28 vjeçar të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda po hetohet me intensitet. Zbardhet itinerari i autorëve të vrasjes së Klajdi Prendit. Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona të cilët kanë qenë në një automjet tip “Audi A4” ngjyrë gri me portobagazh me targa greke. Mësohet se ka qëlluar vetëm një prej tyre nga pjesa e pasme e makinës me pistoletë me silenciator. Klajdi Prendi sa kishte hipur në makinë pasi kishte dale nga bar artisti. Autorët e vrasjes kur janë larguar janë kthyer te kthesa e “Venue”, kanë dalë te Rrethi i Shkozës dhe…
Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një paketë të re me furnizime ushtarake për Ukrainën, një arsenal me mina që dy aleatët shpresojnë se do të ngadalësojë avancimin e këmbësorisë ruse në vend. Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se marrëveshja është që minat të përdoren në territorin ukrainas dhe jo në zona të populluara me civilë. Rusia i përdor minat që prej nisjes së luftës në shkurt 2022, por konventat ndërkombëtare e ndalojnë përdorimin e tyre për shkak të rrezikut ndaj civilëve. Uashingtoni ka siguruar se arsenali i ri do i dorëzohet shpejt palës ukrainase. Ndërkohë ambasada…
SHBA po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kiev. SHBA ka njoftuar se ka marrë atë që thotë se është “informacion specifik për një sulm të mundshëm të rëndësishëm ajror më 20 nëntor”, raporton Sky News, përcjell Bota sot. “Nga shumë kujdes, Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës po udhëzohen të strehohen në vend. Ambasada e SHBA rekomandon që qytetarët amerikanë të jenë të përgatitur të strehohen menjëherë në rast se shpallet një alarm ajror.”
Britania është pushtuar nga mot i keq me reshje të dendura dëbore. Ekspertët paralajmërojnë se moti do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në ditët në vijim. Sipas medieve të huaja, më shumë se 200 shkolla janë mbyllur në Britani. Shërbimi Meteorologjik i qeverisë ka lëshuar katër paralajmërime të verdha për borë, ngrica dhe trafik rrugor, devijime të rrugëve dhe ndërprerje të pritshme të energjisë elektrike. Një nga paralajmërimet mbulon Uellsin jugor, paralajmërimi do të jetë në fuqi deri në mesnatën e së martës, ndërsa një tjetër paralajmërim është dhënë për Skocinë jugore deri në orën 10 të mëngjesit…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Tetovë, priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. “Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Silvestri bashkëbiseduan për marrëveshjen e ohrit, zgjedhjet, reformat dhe sundimin e ligjit si dhe integrimin europian. Kryetari Ahmeti theksoi që BDI dhe Fronti Europian ngadhnjyen në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por ky vullnet i qytetarëve u injorua nga mandatari padrejtësisht. Marrëveshja e Ohrit është garantues i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe i marrëdhënieve ndëretnike në vend. Cënimi i legjitimitetit zgjedhor, ndërhyrja tendencioze ndaj gjuhës shqipe, etnisë dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat ndikon drejtëpërdrejtë në…
Rritja prej 10 për qind e pagave në shëndetësi është rënë dakord me aneks të Marrëveshjes Kolektive për aktivitetin shëndetësor në takimin e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike Shkup dhe Qeveria. Rritja e pagave do të fillojë të aplikohet nga nëntori, për të cilën një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të punojë për harmonizimin e aneksit. Në konferencën për media pas takimit, ku morën pjesë liderët e dy sindikatat dhe kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, u shpreh kënaqësi për marrëveshjen e…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se qëndrimi i tij për marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” për Korridorin 8 nuk ka ndryshuar, por si politikan përgjegjës nuk do të lejojë asnjë hap prapa nga ajo që është nisur. “Qëndrimi im në lidhje me atë korridor dhe atë marrëveshje nuk ka ndryshuar. Edhe sot e kësaj dite them të njëjtën gjë. Por, si politikan i përgjegjshëm, nuk do të lejoj të bëj një hap prapa nga ajo që ka filluar, sepse në atë mënyrë përveç 350 milionë eurove që tashmë janë paguar nga qeveria e kaluar si avans, nuk është bërë asgjë.…
Në prag të Ditës botërore të fëmijëve – 20 Nëntori, Avokati i Popullit sot e paralajmëroi fushatën e ardhshme mbi ndërgjegjësimin për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna, përfshirë edhe dhunën nga bashkëmoshatarët. Pjesë e fushatës është edhe video “Të ndërpresim ciklin e dhunës së bashkëmoshatarëve” në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit” të financuar nga Bashkimi Evropian. Vaska Bajramovska-Mustafa, këshilltare shtetërore në zyrën e Avokatit të Popullit, deklaroi se këtë vit kanë pranuar tridhjetë ankesa për dhunën e bashkëmoshatarëve, se gjendja përkeqësohet çdo vit dhe se është më e…
Ish-drejtori i Spitalit të Kërçovës, Stanko Trpeski, në një deklaratë për “Sloboden Peçat” mohoi akuzat për vjedhjen e aparatit. Ai tha se, sipas informacioneve të tij, aparati nuk ka dalë kurrë nga spitali. “Ai aparat është i madh sa një derë dhe në të gjithë spitalin ka kamera. Aparati me ultratinguj ka një barkod dhe, në cilëndo institucion shëndetësor të përfundonte, do të gjendej. As nuk e kam marrë, as nuk më duhet,” deklaroi Dr. Trpeski. Ai e konsideron këtë si një sulm të inskenuar politikisht, që ka për qëllim dëmtimin e reputacionit të tij.

