Author: Hamdi Kumanova

Në seancë e së martës, me propozim të mbrojtësit të të akuzuarit Bashkim Kolshi, avokatit Kujtim Kërveshi, të njëjtit i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Lidhur më këtë propozim, avokati Kërveshi tha se Prokuroria Speciale nuk ka dhënë arsye me të cilën do të linte të besonte se nëse i mbrojturi i tij po të kishte ndonjë masë tjetër do të ndikonte në prova. “Tani do ju lutesha që të vlerësoni kërkesën time për ndryshimin e masës, për shkakun se nder të tjera i mbrojturi im ka 2 vite e 8 muaj që qëndron në paraburgim”,…

Lexo më Shumë

SHBA thotë se zgjedhja e ish-ministres së mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, si zëvendëssekretare e re e përgjithshme e NATO-s, tregon se të gjithë aleatët kanë interes në të ardhmen e Aleancës, pavarësisht se kur vendi është bërë anëtar i NATO-s, transmeton Portalb.mk. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Departamenti i Shtetit përshëndeti njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte për emërimin e Shekerinskës. “Përzgjedhja e saj si Zëvendës Sekretare e Përgjithshme nënvizon se si të 32 aleatët kanë një aksion në të ardhmen e Aleancës dhe ofrojnë udhëheqje thelbësore, pavarësisht se kur vendi…

Lexo më Shumë

“Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që po mundohen ta imponojnë”. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke folur për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe për ligjin për gjuhët. Ai theksoi se gjuha shqipe nuk po rrezikohet në këtë shtet. “Më besoni, këtu nuk bëhet fjalë për shqetësim, askush nuk është kundër gjuhës shqipe, përkundrazi ja unë jam kryetar i Qeverisë, askush nuk është kundër, as në Maqedoni, kjo është një temë artificiale. Kjo nuk është temë e…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë publike në të cilën do të shqyrtohen dhe miratohen procesverbalet e seancës së 113-të dhe 114-të të komisionit. Në rendin e ditës të seancës, siç bënë të ditur KSHZ-ja, është Propozim – Vendimi për formimin e grupeve punuese profesionale nga ekspertë të jashtëm për TIK për nevojat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale Themelore Shkup sot në pra 10 duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhoskit Në seancat e kaluara kanë dëshmuar nëna e Vanjës, vajza e Zhezhoskit dhe bashkëshorti i saj, si dhe më shumë persona të përfshirë në hetimin për dy vrasjet, mes të cilëve inspektorë dhe anëtarë të partisë politike “E Djathta”. Në seancën e fundit është marrë në pyetje familja e babait të Vanjës. Në seancën e parë të mbajtur i pandehuri Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, të premten (22 nëntor) nga ora 13:30 ka paralajmëruar protestë para ndërtesës së Qytetit të Shkupit. Shkak i protestës është bërë përkeqësimi i situatës me transportin publik, i cili sjell probleme të mëdha për qytetarët. – Ne përballemi çdo ditë me të njëjtin problem – njerëzit presin me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Nuk mund të lejojmë që fëmijët, gratë dhe të moshuarit tanë të vuajnë në këto temperatura minus, pas dy-tre orësh duke pritur autobusin, i cili mund të vijë ose jo – tha Dudush në një video në…

Lexo më Shumë

Më 19.11.2024, në orën 05:20, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, pranë vendit të quajtur “Milci” në rajonin e Gjevgjelisë, punonjës të policisë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare dhe Kontrollin Kufitar Bogorodicë kanë arrestuar A.B. (35) nga fshati Haraçinë, rajoni i Shkupit. Punonjësit e policisë kishin vërejtur se si në automjetin “Chrysler” me targa të Shkupit, që drejtohej nga ai, hipnin një grup personash – migrantë. Automjeti u ndalua dhe afër tij u gjetën nëntë migrantë nga Irani, të cilët më parë kishin zbritur nga automjeti. Migrantët u transferuan në qendrën pranuese–tranzit në Gjevgjeli, ndërsa A.B. u mbajt në Stacionin Policor të…

Lexo më Shumë

“Menjëherë pas plotësimit të kushteve, do të hapet klasteri i parë i negociatave me Shkupin”, theksoi eurokomisari Oliver Varhelyi në debat në Parlamentin europian. Ai bëri thirrje që vendi shpejtë dhe me vendosmëri të veprojë pas raportit të skriningut për klasterin e parë. Duke folur për vendet kandidate, Varhelyi theksoi se Komisioni Europian do ta përkrahë qëllimin e Shqipërisë për t’i përfunduar negociatat deri në 2027, por duke folur për Maqedoninë e Veriut ai e përmendi ndryshimin e Kushtetutës. “Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë ambicie të mëdha për të përparuar në negociatat aderuese, por tani duhet t’i miratojë ndryshimet…

Lexo më Shumë

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gribë në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, ku 31-vjeçari A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Përveç kësaj, drejtori i SHPPP, Ivica Tomovski, njoftoi se do të vendosen linja telefonike ku qytetarët mund të raportojnë keqpërdorimet, të cilat më pas do të trajtohen. Të gjitha mjetet zyrtare do të pajisen me targa të veçanta me ngjyrë për të parandaluar keqpërdorimet, njoftoi drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri, Ivica Tomovski. “Vendosëm të prezantojmë targa të veçanta me ngjyrë, ndërsa regjistrin do ta përgatisim paralelisht gjatë vitit. Rregullorja është miratuar dhe tani po pritet nënshkrimi i ministrit të Punëve të Brendshme. Këto targa speciale do të përfshijnë rreth 6,500 mjete në gjithë…

Lexo më Shumë

Një djalë 14-vjeçar, me origjinë nga Kosova, është zgjuar nga koma pas disa muajsh. Ai ishte në koma si pasojë e lëndimeve që kishte marrë kur kishte rënë në kontakt me kabllot e rrymës përmbi hekurudhën. Raportohet se si pasojë e goditjes elektrike djali ka pësuar lëndime të rënda dhe djegie. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me helikopter në një klinikë të Mynihut. “Doli se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur,” tha zëdhënësja e policisë, Sina Dietsch, një ditë pas aksidentit. Pas një operacioni emergjent, gjendja e djalit të plagosur rëndë është stabilizuar” raporton…

Lexo më Shumë

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka në plan të emërojë financierin e njohur nga “Wall Street”, Howard Lutnick, në krye të Departamentit të Tregtisë, njoftoi Trump të martën. Miliarderi 63-vjeçar ka qenë bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur, duke ndihmuar në shqyrtimin dhe verifikimin e shumë kandidatëve për poste kyçe në kabinetin e ri të Presidentit Trump, i cili merr detyrën më 20 janar. Lutnick ka qenë një mbështetës i hapur i republikanit Trump gjatë muajve të fundit. Ka patur njoftime se Howard Lutnick, drejtues i firmës globale për shërbime financiare, “Cantor Fitzgerald”…

Lexo më Shumë