Author: Hamdi Kumanova

Me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Paris do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate. E gjatë vizitës atje, e para e shtetit ka takuar mërgatën në Francë. “…Presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Francë. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Lexo më Shumë

Disa nga vendet e rajonit kanë njoftuar tashmë kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përgatitjet në Serbi janë drejt përfundimit, ndërsa në Kroaci do të nisë nga 1 janari 2025, edhe pse ende nuk është vendosur nëse do të jetë dy apo tre muaj. Një diskutim i gjerë po zhvillohet edhe në Bullgari. Prandaj shtrohet pyetja nëse edhe autoritetet maqedonase po mendojnë për kthimin e mandatit? Ministria e Mbrojtjes për “Fokus” thotë se tani për tani nuk ka nevojë për shërbim të detyrueshëm ushtarak. – Mundësia e shërbimit vullnetar ushtarak për një periudhë tre mujore është e disponueshme për të…

Lexo më Shumë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në “Paradoks” është shprehur i bindur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrin 25 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. “Kuk e shoh Kurtin që i kalon najherë 30 për qind në zgjedhje. Edhe 25 kur e mbërrin, i lumi ai për veti. Nuk po them se do të jetë partia e parë”, ka thënë Haradinaj. Sipas tij, këtë do t’ia pamundësojë keqqeverisja e tij në katër vjetët e fundit. “Sepse filluan që të gjithë t’ia kuptojnë mashtrimin dhe do t’ia dhënë për fytyre. I dolën…

Lexo më Shumë

Përmirësimi i sistemit shëndetësor, kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve për pacientët është prioritet i Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Njëqind ditë qeveri e re, do të thotë punësimin e 600 specializantëve në fusha deficitare, heqjen e drejtorëve ekonomikë, një rezonancë të re magnetike në poliklinikën “Idadia”, një repart i renovuar i kirurgjisë digjestive dhe pajisje të reja, zgjerim i Listës pozitive për nëntë xhenerikë pse 78 ilaçe, theksohet në kumtesën e sotme të pres-shërbimit qeveritar. “Për 100 ditë qeveria shfuqizoi ekzistencën e 1000 drejtorëve ekonomikë dhe kështu i jep fund dualizmit në sistemin shëndetësor. Me këtë do të vendoset saktësisht përgjegjësia…

Lexo më Shumë

Një i mitur humbi jetën, ndërsa një person tjetër mori lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ndodhi dje në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, në lagjen Karposh, njoftoi sot SPB Kumanovë. Në aksidentin rrugor kanë qenë të përfshira një automjet “BMW” me targa kombëtare shqiptare dhe një motoçikletë “Yamaha”. – Dje, rreth orës 21:40, në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, në lagjen Karposh – Kumanovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “BMW” me targa kombëtare shqiptare, drejtuar nga I.B. (37) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Yamaha” drejtuar nga një…

Lexo më Shumë

Sot, e premte, 4 tetor, është ditë zie në Prilep, pasi dje ndërruan jetë tre punonjës mjekësor, në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Prilep-Manastir. Në aksident kanë vdekur: radiologu Aleksandar Risteski, gjinekologu Nikolla Vasileski dhe Fançe Jovanoska, teknologe radiologjike. Këshilli i Komunës së Prilepit vendimin e ka marrë mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme. Sot flamujt në Komunë janë vendosur në gjysmështizë, ndërsa të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive janë shtyrë për ditën e nesërme. “Prilepi dhe Maqedonia humbën specialistë të lartë mjekësorë, njerëz të shquar dhe të respektuar, qytetarë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, të cilët shpëtuan mijëra…

Lexo më Shumë

Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Numan Kurtulmush, ka pritur në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, raporton “Anadolu”. Pritja u realizua në ambientet e parlamentit turk, ku pas takimit kokë më kokë dhe atij midis delegacioneve, dy kryeparlamentarët mbajtën një konferencë të përbashkët për media. Në fjalën e tij, Kurtulmush shprehu kënaqësi për takimin zyrtar, duke e quajtur atë produktiv. Duke folur për rëndësinë e vizitës së Gashit në Turqi, ai shprehu shpresën e tij që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të zhvillohen tutje. Duke tërhequr vëmendjen për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Anxhela Ageler, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majori Sashko Lafçiski do të marrin pjesë në stërvitjen e sotme metodike-treguese në poligonin e armatës “Krivollak”. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, pjesëtarët e Armatës nga grupi i këmbësorisë do të realizojnë stërvitje apo demonstrim të kapaciteteve dhe aftësive. “Pas realizimit të stërvitjes do të mbahet dhe fjalim taktiko-teknik, ku do të prezantohet një pjesë e pajisjeve të reja të marra, si pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës”, thuhet në kumtesën e…

Lexo më Shumë

Hungaria, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, mund të ndërmjetësojë një takim dypalësh në Budapest mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “për të parë nëse pozicionet mund të përafrohen” në mënyrë që Shkupi Zyrtar të fillojë negociatat për anëtarësim. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ku shtoi se ky është plani i kryeministrit hungarez Viktor Orban, të cilin e konsideron mik dhe mbështetës të interesave të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Mickoski shprehet se Traktati i Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë nuk thotë se duhet ndryshuar Kushtetuta, ndërsa shtoi…

Lexo më Shumë

Në katër vitet e fundit numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në vend është në rritje, tregojnë statistikat e Institutit për Shëndet Publik në raportin e ri “Mortaliteti dhe morbiditeti nga kanceri i gjirit te gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, që u realizua me rastin e shënimit të Tetorit – muajit ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit. Në raportin theksohet se në vend shkaku më i shpeshtë i vdekjeve nga neoplaznat malinje tek gratë në periudhën 2010-2023, është kanceri i gjirit. Nga kanceri i gjirit në vitin 2010 kanë ndërruar jetë 310 gra me një shkallë…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka folur për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se kjo përdoret si instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike”. “Për fat të keq, si një instrument për nxitjen e tensioneve ndëretnike që konsideroj se nuk është në rregull”, tha Filipçe për TV21. Filipçe akuzoi OBRM-PDUKM-në se mekanizma të tillë, të cilat nxisin tensione ndëretnike, janë duke u aktivizuar në vazhdimësi. “Konsideroj se kjo po ndodh në vazhdimësi nga ana e OBRM-PDUKM-së thjeshtë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, me të cilat do të ballafaqohen së…

Lexo më Shumë