Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur furnizimin me pajisje të reja të Policisë së Kosovës. Sveçla derisa ka shpërndarë pamjet e Policisë së Kosovës, ai ka shkruar se fuqizimi po bëhet çdo ditë. “Policia jonë po fuqizohet për çdo ditë. Punë të mbarë policëve tanë”, thotë ministri përmes një postimi në Facebook. Ndryshe, Policia e Kosovës (PK), në përputhje me objektivat strategjike dhe planifikimet afatgjata për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike dhe teknologjike, ka nisur furnizimin me pajisje të reja për njësitë e saj. PK thotë se këto masa synojnë të rrisin efikasitetin dhe efektivitetin…
Author: Hamdi Kumanova
I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin, Manuel Sarrazin ngul këmbë që Kosova duhet të krijojë mundësi për investitorët e huaj dhe të përfitojë nga tregu i përbashkët rajonal. Sipas tij, Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor të Kosovës dhe shteti gjerman beson në potencialin që ka Kosova”. Këto deklarata, Manuel Sarrazin i bëri në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në Prishtinë, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane. Ndër fjalimet kryesore në fillim të punimeve të Forumit zuri vend tregu rajonal. Ky forum shërben si një platformë e veçantë ku…
Se kur dot të hapet ura e Ibrit në Mitrovicë nuk dihet. Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve. Kurse, për këtë çështje veçse ka marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ditë më parë, Qeveria e Kosovës, ka thënë se i ka plotësuar kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket hapjes së urës, por ka shtuar se po i vazhdon konsultimet dhe koordinimin me ta. Deputetja Albana Bytyçi në një intervistë për “Bota sot”, është shprehur se ura duhet të hapet, por gjithmonë të jetë në…
Libani mori 32 tonë ushqime dhe furnizime mjekësore nga Rusia të enjten, njoftoi Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve. Ambasadori rus në Liban Alexander Rudakov mori furnizimet në Aeroportin Ndërkombëtar Beirut-Rafic Hariri dhe ia dorëzoi ministrit libanez të mjedisit Nasser Yassin për t’i shpërndarë të zhvendosurve. Që nga 23 shtatori, ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore intensive në Liban në një përshkallëzim të rrezikshëm me Hezbollahun. Kjo nxiti më tej përleshjet e vazhdueshme midis forcave izraelite dhe Hezbollahut që filluan më 8 tetor 2023, kur Hezbollahu gjuajti raketa në Izrael në mbështetje të aleatit të tij Hamas në Rripin e Gazës,…
Shpërthimi i një bombole në një shtëpi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë shkaktoi rrezik të përgjithshëm të enjten në mëngjes. Një person përfundoi në QKUK si pasojë e lëndime, teksa u shkaktuan edhe dëme materiale. Incidenti ndodhi teksa pronari i shtëpisë ishte duke e montuar bombolën, kur papritmas ka filluar të digjet dhe të njëjtën e ka hedhur. Për pasojë, bombola ka shpërthyer në katin e dytë dhe një person ka pësuar lëndime, i cili është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa pronari…
Qytetarët e komunitetit serb në veri të Kosovës janë duke marrë ditëve të fundit paralajmërime për ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të borxheve të papaguara. Paralajmërimet, që i pa Radio Evropa e Lirë, jepen nga kompania serbe, Elektrosever, e krijuar në bazë të Marrëveshjes për Energjinë, e cila është arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Afati për shlyerjen e borxheve për rrymën e konsumuar është 15 ditë. Zyra e Rregullatorit për Energji, e cila monitoron punën e kompanisë Elektrosever, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se një numër i madh i qytetarëve…
Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti. Ndërsa 50 të tjerë u plagosën. BBC shkruan se qytetarët u tmerruan pas përplasjes mes bandave duke u munduar të largoheshin nga zona ku ndodhi sulmi për të shpëtuar. Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportojnë mediat e huaja. Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia , filloi në qershor një përpjekje për marrë përsëri kontrollin.
Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, ku Policia arrestoi një 65-vjeçar, i cili dyshohet për dhunë në familje. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se këtë herë viktimë është një vajzë 26-vjeçare, ndaj të cilës ka ushtruar dhunë babai i saj. I dyshuari e kishte shtyrë të bijën pas një mosmarrëveshje dhe për…
Policia e Kosovës dje ka njoftuar se është furnizuar me automjete të blinduara dhe autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e këtij institucioni. “Policia e Kosovës në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Përveç furnizimit me automjete të rregullta…
Dy javë pasi Elsa Toksa dha dorëheqjen nga detyra si anëtare e trupës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për vendin që mbeti vakant. “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e…
Një autobus u rrëzua në një luginë në provincën jugperëndimore të Balochistanit të Pakistanit, duke marrë shtatë jetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët. Aksidenti ndodhi teksa autobusi që transportonte të ftuarit e dasmës ra në një gropë të thellë pranë Quetta, kryeqyteti provincial i Balochistanit, duke vrarë shtatë persona në vend dhe duke plagosur 59 të tjerë, tha Waseem Baig, koordinator i medias i ministrisë provinciale të shëndetësisë. Gjendja e shumicës së të plagosurve është raportuar të jetë kritike, tha zyrtari, duke shtuar se në mesin e viktimave të aksidentit fatkeq ishin gra dhe fëmijë. Policia tha…
Kryeministri sllovak Robert Fico bëri thirrje për një fund të shpejtë të konfliktit aktual midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai tha se konflikti është “një fatkeqësi për të gjithë” dhe theksoi se çdo luftë duhet të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Duke folur në një konferencë shtypi përpara një sesioni të përbashkët midis qeverive sllovake dhe ukrainase të planifikuar për të hënën e ardhshme, Fico shprehu angazhimin e Sllovakisë për të ruajtur marrëdhëniet miqësore me Ukrainën. Megjithatë, udhëheqësi sllovak shprehu gjithashtu synimin e tij për të rivendosur lidhjet me Rusinë, duke thënë se nëse konflikti Rusi-Ukrainë përfundon gjatë mandatit të tij,…

