Për dy-tre ditë do të konstituohet përbërja e re e Komisionit për falje, njoftoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke theksuar se deri më tani kanë pranuar gjyqtaren në pension nga Gjykata e Lartë, Milka Ristova, profesorët Oliver Baçanoviq, Afet Mamuti, Aleksandra Gruevska dhe profesoresha nga Fakulteti i Sigurisë, Dragana Batiq. Pëlqimi, siç sqaroi Siljanovska Davkova, pritet nga një gazetar tjetër i respektuar në pension dhe një profesor tjetër i së drejtës penale. Më e rëndësishmja për këtë komision është së pari, sepse po vjen Viti i Ri dhe pastaj ka falje. Por, një orë më vonë ai duhet të thërrasë anëtarët…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata e Lartë e Hong Kongut i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burgim 45 aktivistë pro-demokracisë deri në dhjetë vjet prapa grilave në njërin prej proceseve më të rëndësishme kombëtare të sigurisë, duke shkaktuar kritika të ashpra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të tjerëve, ka raportuar më 19.11.2024 agjencia e lajmeve, Reuters.Gjithsej 47 aktivistë pro-demokracisë ishin arrestuar dhe akuzuar më 2021 me konspiracionin për të kryer subversion ndaj ligjit kombëtar të sigurisë, të imponuar nga Pekini, që përfshinte edhe dënime të përjetshme.Benny Tai, ish-dijetar i së drejtës i identifikuar në gjykim si “koka” e planeve…
Buxheti për standardin e studentëve në vitin 2025 do të jetë 30 milionë euro ose 18% më shumë se këtë vit. Kjo nënkupton gjithnjë e më shumë të drejta dhe mundësi për studentët, por edhe më shumë për investime në infrastrukturën që përdorni. Kjo është përshëndetja jonë për Ju me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve. Jo fjalë boshe, por veprime konkrete. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska mbrëmë në eventin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve të organizuar nga Trupi Kombëtar Studentor (TKS), Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Forumi Rinor Arsimor (FRA).…
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në emisionin “Përballje”, ka thënë se fokusi i programit të LDK-së do të jetë këndellja e ekonomisë së vendit. “Fokusi i programit tonë, por edhe fokus i LDK-së do të jetë kryesisht zhvillimi i vendit, fuqizimi i vendit në çdo sferë të jetës. Ne po konstatojmë me bindje të plotë që Kosova ekonomikisht, por edhe në rrafshe tjera, sidomos në rrafshin e politikës jashtme edhe partneritetit me partnerët tanë kryesorë, kurrë nuk ka qenë në nivel më të ulët”. Zogaj thotë se për ta kthyer ekonominë në zhvillim duhet investim.…
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca në rastin e njohur si “rasti i përdorimit të gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës”, ndaj deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputetëve të tjerë të opozitës së atëhershme. Sipas njoftimit për media, seanca pritet të fillojë nga ora 11:00. Ajo mbahet në Pallatin e Drejtësisë. Ne do t’ju mbajmë të informuar.
Telefoni intelegjent ka pasur një ndikim revolucionar në jetën që nga shfaqja e tij para pothuajse tre dekadave. Megjithatë, asgjë nuk është përjetë, dhe tani po shohim shenja të një ndryshimi të mundshëm. Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë: “Do të jetë si me kompjuterët.” Zuckerberg ka përmendur mundësinë e një zëvendësimi të telefonëve inteligjentë me një produkt të ri, që ka potencialin të bëhet platformat kryesore. Pasi orët inteligjente nuk arritën të marrin atë rol, duke mbetur një shtesë e dobishme, por jo një platformë dominuese, Zuckerberg nënvizon një element që…
Senatori amerikan Richard Blumenthal, nga radhët e demokratëve, i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, duke kërkuar që gjatë tranzicionit të pushtetit, SHBA-ja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë situatës së sigurisë në Kosovë. “Gjatë kësaj faze tranzicioni, ju kërkoj të përdorni të gjitha instrumentet që keni në dispozicion për t’u siguruar që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur në territorin e Kosovës. Ne gjithashtu kërkojmë që ju t’i vazhdoni përpjekjet të kushtuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pranimit të Kosovës në OKB”, ka shkruar senatori. Ai ka shkruar për…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Bruksel së bashku me përfaqësuesin e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Pritet që Marrëveshja për partneritet ta përforcojë rezistencën e vendit dhe të mundësojë përballje të përbashkët me sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimit më efikas në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes, do të nbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit të punëve të jashtme të BE-së në…
Moti sot në mëngjes i ftohtë dhe me kushte për mjegull nëpër lugina. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes në pjesët perëndimorë do të ketë reshje lokale të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 8 deri në 16 gradë. Në Shkup moti në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe me paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe…
Kompania energjetike e Austrisë, OMV, u informua nga prodhuesi rus i gazit, Gazprom, se ai do t’i ndalojë dërgesat e gazit natyror përmes Ukrainës për OMV-në nga 16 nëntori, pasi OMV-ja fitoi një rast arbitrazhi. Por, furnizimet me gaz rus në Evropë, përmes Ukrainës, mund të ndalojnë plotësisht nga 1 janari i vitit 2025, pasi marrëveshja aktuale pesëvjeçare të skadojë. Kievi ka refuzuar të negociojë kushte të reja të transitit me Moskën, gjatë kohës së luftës. Furnizimi i Evropës me gaz rus përmes Ukrainës është relativisht i vogël. Rusia dërgoi rreth 15 miliardë metra kub (bcm) gaz përmes Ukrainës në…
Dy gra dëshmuan para Komitetit të Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve se ishin paguar për “shërbime seksuale” nga ish-deputeti Matt Gaetz, i zgjedhuri i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, tha një avokat i tyre për CNN-in të hënën. Gjithashtu, njëra nga gratë dëshmoi para komisionit kongresional se kishte parë Gaetz të kryente marrëdhënie seksuale me një shoqe të saj që ishte atëherë e mitur në vitin 2017, tha avokati Joel Leppard në emisionin “OutFront”. CNN e raportoi këtë detaj të premten. Gaetz e ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo shkelje. Leppard tha se klientja…
Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, ku një 14-vjeçar mbeti i vdekur pas një sherri me thika mes adoleshentëve pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. I mituri humbi jetën në spital, ndërkohë që shoku i tij, Luis Meçja, vijon të jetë në spital pasi ka marrë edhe ia plagë thike. Por u tha se pas asaj përleshjeje të dhunshme, edhe një tjetër bashkëmoshatar i tyre përfundoi në një spital privat, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e sulmit brutal. Gjithçka mendohet se ka nisur në rrjetet sociale, ku është përcjellë më pas në ambientet e shkollës, por policia dhe…

