MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2024) në ora 12:50, zyrtarët policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në SPB Veles e kanë ndaluar K.R (54) nga Velesi. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri kafe, mjete piroteknike dhe sende të tjera që dyshohet se janë me prejardhje kriminale”. “K.R është ndaluar në komisariat, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. Rasti vazhdon.
Author: Hamdi Kumanova
Më 17.11.2024, në ora 11:20, në SPB Tetovë, 3.S. (44) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 10:50, para hyrjes së ndërtesës ku banon në Tetovë, pas një konflikti verbal, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij D.A. dhe djali i tij F.A. Gjithashtu, në ora 13:00, në SPB Tetovë, D.A. (54) nga fshati Poroj ka raportuar se rreth orës 10:55, para ndërtesës së tij, 3.S. po kryente punime ndërtimore para hyrjes, dhe pasi e kishte paralajmëruar të ndalonte, 3.S. kishte filluar të sillej në mënyrë agresive ndaj tij. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Kremlini e ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për hedhje të benzinës në zjarr dhe përpjekje për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë pas heqjes së kufizimeve për armët me rreze të gjatë veprimi. Deklaratat e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, më 18 nëntor, pasojnë raportimet se Biden i ka dhënë Ukrainës leje për të përdorur armë amerikane për të goditur më thellë brenda territorit rus. Ky zhvillim ndodhi pas muajsh të tërë lobimi nga zyrtarë ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, që shtetet perëndimore t’ia japin dritën e gjelbër Kievit për t’i përdorur armët e dhuruara me kapacitet të…
Gjatë fjalës në konferencë me gazetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paraqitur edhe amendamentet që janë përgatitur për ti propozuar në buxhetin e vitit 2025. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Pra, për të adresuar problemet themelore të këtij buxheti, grupi parlamentar i PD paraqet si kryeamendament, minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. 2. Rritja e pensioneve dhe pesëfishimin e fondit për rritjen e tyre, pra nga 16 mln euro në 80 mln euro. 3. Trefishimi i fondeve për të përndjekurit politikë, (nga 1.2 miliardë leke në 4.2 miliardë lekë). 4. Rritja me 1% të…
Arben Taravari thotë se VLEN-i është i gatshëm edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me lokalet në tetor të vitit të ardhshëm, por që sipas tij kjo është shpenzim shtesë për shtetin. “Zgjedhjet lokale janë pas disa muajsh, aty BDI-ja ka mundësi të demonstrojë muskujt e saj etnik. Ne dalim që nesër në zgjedhje por organizimi i tyre ka kosto financiare, dhe nuk mund të lejojmë që të plotësojmë lajthitjet e BDI-së në kurriz të buxhetit modest të shtetit. BDI-ja është në gjendje paniku dhe asnjë kërkesë apo mendim i saj nuk është i udhëhequr nga arsyeja e shëndoshë.…
Dita e Alfabetit Shqip – ditë jo pune për shqiptarët në Maqedoni Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se 22 nëntori – Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jo pune për qytetarët shqiptarë në RMV. “Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se, në përputhje me Ligjin për Festat e RM (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr.21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2024 ( E premte) Dita e Alfabetit Shqip, është ditë jo-pune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ua uron qytetarëve të komunitetit…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të përbashkëta, por ajo më e rëndësishmja është aspirata për tu integruar në NATO dhe BE. Tutje, Kurti falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e saj të vazhdueshme kundrejt Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe në integrimin në organizata tjera ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv. “Sigurinë e kemi të ndërlidhur, dhe sfidat mund t’i adresojmë bashkë e t’i tejkalojmë përmes angazhimit të përbashkët Procesi i Berlini është kuadri që na bashkon e na afron drejt Bashkimit Evropian Republikat tona…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i lumtur për pritjen që ia bëri homologu i tij, Albin Kurti, sot në Prishtinë në kuadër të takimit të përbashkët mes të dyja vendeve. Ai shpreson se “energjia dhe koha e bukur sot”, do të jetë një impuls i ri për marrëdhënie akoma më të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, njofton Klankosova.tv. “I dashur, Albin. Faleminderit për pritjen e shkëlqyer, energjinë dhe atmosferën që na e mundësuat sot këtu në Prishtinë. Shpresoj se kjo energji e bukur dhe koha e bukur do të jenë impulse të reja për…
Blerim Bexheti ka dalë me reagim pas informacionit se grupi i kaluar parlamentar i BDI-së, është kërcënuar nëpërmjet një e-mail adrese për shkak të gjuhës shqipe, transmeton TV21. Bexheti ka bërë të ditur se nuk heqin dorë nga qëllimi dhe se nuk i frikëson kërcënimi. “Po a me të vërtetë ju ka lanë mendja dhe mendoni se me kështu kërcënime frikësoni dikë? Veç ta keni të qartë… as qerpiku nuk na lëviz, e jo më përcaktimi ynë! Organet e shtetit duhet të bëjnë punën e tyrë e ne bëjmë punën tonë!”, shkruan mes tjerash Bexheti.
Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thotë se Qeveria e Hristijan Mickoskit, në propozim-buxhetin për vitin 2025, ka reduktuar paratë për mbështetjen e kompanive vendore nga 340 në vetëm 220 milionë denarë. Nga LSDM thonë se janë rritur paratë për përkrahjen e kompanive të huaja. “Kjo politikë e neglizhimit të kompanive vendore dhe favorizimit të atyre të huaja i vë punëtorët e RMV-së në pozitë të varur, sjell pabarazi ekonomike dhe paga të ulëta”. “Për kompanitë që punësojnë 80% të të gjithë të punësuarve në shtet, qeveria e Mickoskit parashikon më pak para, ndërsa ato që…
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Ukraina kreu sulm me 59 mjete ajrore pa pilot (UAV) në territorin rus, përfshirë kryeqytetin Moskën, gjatë natës, transmeton Anadolu. Në deklaratën e Ministrisë ruse thuhet se Ukraina sulmoi territorin rus me dronë gjatë gjithë natës. Në deklaratë thuhet se 59 dronë janë rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, ku 2 prej tyre janë rrëzuar në Moskë, 45 në Bryansk, 6 në Kursk, 3 në Belgorod dhe 3 në Tula.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), çmimet e perimeve në tetor të këtij viti janë rritur për 47,7% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Çmimet e frutave u rritën me 6,8 për qind dhe vera me 14,6 për qind. Nga ana tjetër, çmimet e drithërave, si gruri dhe orizi, janë ulur me 11 për qind dhe për patate me 3,9 për qind. Nga ana e shpenzimeve, rritja më e madhe është vërejtur te shërbimet veterinare (9.5%) dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe objekteve (6.4%). Ka një rënie në plehrat (6%) dhe në energji dhe fara…

