Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë nën ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim. Për herë të parë, nga ky vit, njërit prej prindërve do t’i zbriten nga të ardhurat vjetore bruto të 2025-s, 48 mijë lekë shpenzime për përkujdesin e fëmijëve edhe 100 mijë lekë për arsimin, kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale në muajin mars. Kompensimi do të përfitohet nga rillogaritja e tatimit të paguar në 2025. Pra masa e kompensimit nuk do të jetë fikse me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100 mijë lekë në…
Author: Hamdi Kumanova
Sot priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta. Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore. Sa i përket temperaturave, Instituti i Gjeoshkencavce thote se ato do të shënojnë vlera të ulëta. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0…
Dy persona janë arrestuar në Kumanovë nën dyshimin se kanë vjedhë në dy lokacione te ndryshme, ka njoftuar Policia e Kumanoves (SPB). “Me daten 9 janar 2026 ne ora 1:45, policet e kane privuar nga liria (arrestuar) personin me iniciale A.S. (30 vjeç) nga fshati Rramali i Kumanoves”, ka bere te ditur Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanove. Siç njofton Policia, ai eshte kapur ne fshatin Rramali, ne shtepine prone e H.Sh., gjate tentimit per te vjedhë gjëra me vlerë. Në rastin e dytë të vjedhjes, eshte arrestuar 32 vjeçari me iniciale U.Z., nen dyshimin se ka vjedhë gjëra…
Tetëmbëdhjetë vjeçari që e goditi për vdekje gruan e moshuar një ditë më parë, së bashku me babin e tij janë arratisur jashtë vendi. Ministria e Punëve të Brendshme bënë me dije se ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave në lidhje me aksidentin e djeshëm të trafikut në rrugën “Naroden Front” në Shkup, ku 18 vjeçari S.S. e goditi 79 vjeçaren L.J., dhe njejta nga lëndimet e marra ndërroi jetë, ndërsa shoferi iku nga vendi i ngjarjes me automjetin “Volksëagen Passat”. Policia ka arrestuar dy personat që kanë ndihmuar në arratisjen e tyre, ndërsa për dy të arratisurit kanë…
Ministria për Kulture dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut deri më 6 shkurt do të pranojë aplikime në Konkursin për financimi e projekteve në interesit nacional në kulture, projekte që do të nxisin zhvillimin industrial në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk. “Përmes Konkursit do të sigurohen mjete financiare për projekte inovative nga fusha e industrisë kreative”, raportojnë nga Ministria, duke theksuar ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit kulturor. Projekti duhet të realizohet deri më 30 nëntor të vitit 2026. Në këtë Konkurs do të mund të aplikojnë personat fizikë dhe juridikë që aktivitetin e tyre e…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet ta “zotërojnë” Groenlandën për të parandaluar që Rusia dhe Kina të rrisin ndikimin e tyre në territorin strategjik të Arktikut. “Vendet duhet të kenë pronësi. Ju nuk mbroni kontrata qiraje, por pronësinë. Dhe ne do të duhet ta mbrojmë Groenlandën”, u shpreh Trump për gazetarët të premten, duke shtuar se kjo mund të bëhet “në mënyrën e lehtë ose në mënyrën e vështirë”. Deklaratat vijnë mes raportimeve se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e blerjes së Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Danimarkës dhe pjesë e NATO-s, pa përjashtuar as skenarin e…
Dy persona janë arrestuar në fshatin Kamjan për posedim të narkotikëve. Sipas informatave që i siguron Tetovasot, më 09.01.2026 në orën 17:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit, në qendër të fshatit, kanë privuar nga liria M.K. (21) dhe A.S. (19), të dy nga fshati Bogovinë. Gjatë kontrollit policor, tek të dy është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa personat janë mbajtur në stacion policor për procedime të mëtejshme.
Rusia ka përdorur për herë të dytë raketën balistike hipersonike Oreshnik në një sulm masiv ndaj Ukrainës, duke shkaktuar viktima civile, dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ndërprerje të energjisë në disa qytete. Sulmi ka nxitur reagime të ashpra nga Ukraina dhe Bashkimi Evropian, të cilët e shohin këtë si sinjal kërcënues për sigurinë evropiane. Rusia ka përdorur raketën balistike Oreshnik gjatë një sulmi të madh ajror ndaj Ukrainës, duke goditur disa qytete, përfshirë Kievin dhe Lvivin. Në kryeqytet, katër persona humbën jetën dhe 25 u plagosën, ndërsa shpërthimet u dëgjuan për orë të tëra. Kjo është hera e dytë…
Ditë më parë Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se LDK ka bërë gabim trashanik kur e ka votuar për president Hashim Thaçin nga Partia Demokratike e Kosovës. E lidhur me këtë, ka reaguar sot Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës. Musliu në një postim në Facebook shkruan se gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi, por heshtja, frika dhe mungesa kronike e guximit politik e kësaj partie. “Besian Mustafa paska thënë se votimi i Hashim Thaçit për president qenka “gabim trashanik i LDK-së”. Jo. Gabimi trashanik i LDK-së nuk ka qenë Hashim Thaçi. Gabimi…
Protestat në Iran morën një kthesë të rëndë gjatë natës të së premtes, kur demonstrues të dhunshëm në lagjen Saadat Abad të Teheranit i vunë zjarrin xhamisë Al‑Rasool dhe dogjën disa vetura civile, raportojnë mediat lokale. Sipas burimeve zyrtare, ngjarjet kaluan nga protesta paqësore në shkatërrim të pronës publike dhe private. Xhamia u dogj pranë sheshit Shahid Tehrani Moghaddam, ndërsa dëshmitarët thanë se veprimi nuk ishte vetëm simbolik, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj objektit fetar dhe sigurisë publike Autoritetet iraniane, ndërkohë, mohojnë raporte për trazira në qendër të kryeqytetit dhe thonë se situata atje është nën kontroll, por në…
SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër katër personave lidhur me aksidentin rrugor që ndodhi dje në rrugën “Fronti Popullor” në Shkup rreth orës 11:30, ku një automjet Volkswagen Passat me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.S. (18) nga Shkupi, përplasi Lj.J. (79) nga Shkupi, e cila vdiq nga plagët e marra, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, përcjell TV21. Policia njofton se dy persona janë arrestuar për rastin në fjalë, ndërsa shoferi 18 vjeç dhe babai i tij, janë arratisur. “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ndërmori masa dhe aktivitete për gjetjen e shoferit dhe automjetit.…
Girona po vepron me vendosmëri në afatin kalimtar dimëror, duke drejtuar synimet drejt Barcelonës. Në këtë kontekst, drejtuesit sportiv kanë bërë përparim të rëndësishëm në një operacion ambicioz – një huazim i dyfishtë nga Barcelona që mund të ndryshojë ndjeshëm rrjedhën e ekipit në muajt në vijim. Një nga emrat që po shkakton më shumë bujë është Marc-Andre Ter Stegen. Portieri gjerman përballet me një situatë të papritur te Barcelona pas shfaqjes së Joan Garcias, i cili ka zënë vendin e titullarit me paraqitje shumë bindëse. Ter Stegen, pa kohë loje dhe duke u fokusuar te Kampionati Botëror që po…

