Tetëmbëdhjetë vjeçari që e goditi për vdekje gruan e moshuar një ditë më parë, së bashku me babin e tij janë arratisur jashtë vendi.
Ministria e Punëve të Brendshme bënë me dije se ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave në lidhje me aksidentin e djeshëm të trafikut në rrugën “Naroden Front” në Shkup, ku 18 vjeçari S.S. e goditi 79 vjeçaren L.J., dhe njejta nga lëndimet e marra ndërroi jetë, ndërsa shoferi iku nga vendi i ngjarjes me automjetin “Volksëagen Passat”. Policia ka arrestuar dy personat që kanë ndihmuar në arratisjen e tyre, ndërsa për dy të arratisurit kanë lëshuar fletëarrest.
Identifikimi i autorit të veprës penale, tregon policia është bërë përmes kamerave të “Qyteti të Sigurt” dhe kontrolleve shtesë të kamerave të ndërtesave përreth, si dhe deklaratave të dëshmitarëve. Është vërtetuar se automjeti ka qenë në pronësi të babait të 18 vjeçarit.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Presidenti i Izraelit do të shpallë të dielën se kush do të ngarkohet me formimin e qeverisë
- Ermal Hasimja: Qeveria po tenton t’u heqë njerëzve të drejtën për të protestuar
- Në pritje të ëmbël, Bardhi publikon fotografinë me Sarën
- Hykmete Bajrami shpreh ambicien për të udhëhequr LDK-në
- Studentët e UT-së prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
- Studentët e UT-së prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
- Google investon 17 miliardë dollarë për qendrën e saj të parë të të dhënave në Wyoming
- OKB-ja dënon uzurpimin e shtëpive palestineze pranë Jerikos nga ana e pushtuesve izraelitë



