Author: Hamdi Kumanova

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në fshatin Tërsavë të Leposaviqit, nën dyshimet për kalim ilegal të kufirit. Sipas policisë, i dyshuari ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë me një automjet me targa të Beogradit. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv

Lexo më Shumë

Një incident familjar ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë. Sipas raportit policor, vëllai i dehur ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një thikë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Mançester Siti është në pozicion ideal në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës (EFL Cup) kundër Njukasëllit, pasi i dha fund serisë prej 13 ndeshjesh pa humbje të “Magpies” në shtëpi me një fitore 0-2 në ndeshjen e parë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Semenjo në minutën e 53-të, zhbllokoi sfidën. Për golin që do të “vuloste” suksesin e “qytetarëve” mendoi Çerki në minutën 90+9. Në fund, Njukasëll ofroi shumë pak në aspektin ofensiv pasi mbeti në disavantazh. Rasti më i afërt për të rikthyer shpresat ishte një goditje e shpejtë e Sandro Tonalit…

Lexo më Shumë

Altin Ndoci dyshohet se është fshehur në Tiranë. Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha në emisionin “Studio 24” se automjeti tip “Audi” me të cilin u arratis 38-vjeçari është parë për herë të fundit në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës. Ajo tha se policia ka humbur gjurmët në këtë zonë, ndërsa po punon për të mbledhur kamerat e sigurisë në hyrje të kryeqytetit. “38 vjeçari duket se është fshehur në Tiranë. Janë këto informacionet e fundit që vijën nga grupi hetimor në Durrës. Makina Audi, me të cilin u arratis rreth orës 13: së bashku e një person tjetër, është parë…

Lexo më Shumë

Në Klubin e Deputetëve sot do të mbahet takimi i liderëve, ku do të marrin pjesë kryeministr dhe njëherit kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski si dhe kryetarët e partive që kanë grupe parlamentare në Kuvend. Gjatë këtij takimi siç është paralajmëruar, do të diskutohen ligjet reformuese të gjyqësorit, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Kodi Zgjedhor dhe shfuqizimi i qeverisë teknike, si dhe çështje të tjera të propozuara nga pjesëmarrësit në takim. Nga tre grupet parlamentare të opozitës, E Majta dhe BDI-ja deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, menjëherë e hodhi poshtë thirrjen…

Lexo më Shumë

Njësitet policore të Stacionit Policor Qendra, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në së paku tri raste vjedhjeje në territorin e Prishtinës. Si rezultat i veprimeve policore, është arrestuar i dyshuari D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, njofton policia. Pas arrestimit, sipas policisë, me autorizim dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar. Më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lexo më Shumë

Një vendim i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në vitin 2000, dënoi pesë kroatë boshnjakë me deri në 25 vjet burgim për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993. Gjykata Penale për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, gjerësisht e njohur si Tribunali i Hagës, ishte një gjykatë penale ndërkombëtare ad-hoc, e themeluar me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shkak i themelimit të Tribunalit ishte lufta që Serbia, me potencialin ushtarak të ish-Jugosllavisë, bëri agresion kundër ish-republikës së Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e më vonë edhe kundër Kosovës. Prej atëherë e…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, parashikon sulme të reja masive nga Rusia. Në video-mesazhin e tij ditor ai iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete dhe i kërkoi popullsisë ukrainase që t’i marrë seriozisht paralajmërimet. Ukraina ishte sërish objekt i bombardimeve nga Rusia prej të cilave ka pasur të vrarë dhe shumë të plagosur në disa rajone. Zelenski tha në video-mesazhin e tij të ditor se krahas raketave balistike, po përdoren edhe dronë ushtarakë dhe raketa me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore. Përdorimi i këtyre raketave ishte edhe shkak për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit…

Lexo më Shumë

Eugen Cakolli, nag KDI ka folur për procesin e rinumërimit të votave që po zhvillohet në 914 vendvotime Cakolli ka vlerësuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e votave është një hap i rëndësishëm, duke theksuar se ky proces tregon se një nga hallkat kyçe të procesit zgjedhor ka dështuar. “Në radhë të parë, ne vlerësojmë se vendimmarrja e KQZ-së për rinumërimin e votave është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi është indikator i qartë se ka dështuar një prej hallkave kyçe të procesit zgjedhor. Edhe pse aktualisht nuk ka dyshime mbi saktësinë e rezultateve për…

Lexo më Shumë

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 79 të tjerë janë plagosur pasi një vinç ndërtimi u shemb mbi një vagon treni në lëvizje në Tajlandë. Tetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas Hekurudhave Shtetërore të Tajlandës, në tren ndodheshin gjithsej 195 pasagjerë dhe anëtarë të stafit, bazuar në planin e ulëseve. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në provincën Nakhon Ratchasima, në veri të kryeqytetit Bangkok. Vinçi ishte duke punuar në një projekt hekurudhor me shpejtësi të mesme kur u shemb, duke goditur një vagon treni. Si pasojë, vagoni doli nga shinat dhe…

Lexo më Shumë

Parlamenti ukrainas votoi të martën për të shkarkuar zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe sigurisë në mes të një riorganizimi qeveritar të iniciuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky . Ligjvënësit në Radën Verkhovna votuan për të shkarkuar Ministrin e Mbrojtjes Denys Shmyhal , Ministrin e Transformimit Dixhital Mykhailo Fedorov dhe Vasyl Maliuk , kreun e Shërbimit të Sigurisë (SBU), në riorganizimin e fundit të kohës së luftës. Shkarkimet e Shmyhal dhe Fedorov u mbështetën nga 265 dhe 270 deputetë përkatësisht, ndërsa Maliuk u shkarkua me 235 vota, sipas parlamentit në Telegram. Votat erdhën ndërsa Zelensky tha më parë këtë muaj…

Lexo më Shumë