Normalizohet trafiku në aksin rrugor Shkup – Shtip, i cili deri në ora 6:00 të këtij mëngjesi ka qenë në ndërprerje të plotë, për shkak të një automjeti të djegur, 4 km para pikës pagesore “Preod” informoi LAMM. Qarkullimi edhe në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht…
Author: Hamdi Kumanova
Për disa struktura politike në Bullgari, Maqedonia është gjithmonë një temë interesante për të tërhequr votuesit, megjithatë duke hapur një debat për Maqedoninë, ata vetëm sa i përkeqësojnë marrëdhëniet, thotë zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, pas deklaratave nga Sofja në lidhje me incidentin e fundit me thyerjen e dritareve dhe dyerve në hyrje të Ambasadës bullgare. Nikollovski, i pyetur për marrëdhëniet me Bullgarinë, për “Sitel” tha se Qeveria nuk ka pasur fatin të ketë stabilitet politik në Bullgari për një periudhë të gjatë kohore. “Kjo qeveri që tani ka rënë ishte më jetëgjata, zgjati 11 muaj dhe…
Zoti Fehmi Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, si pjesë e një procedure të nisur kundër tij nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kreu veper penale – marrje te shpërblimit për ndikim ne menyrë të paligjshme. Sipas njoftimit te atehershem te Prokurorise, midis tetorit dhe 13 dhjetorit, i dyshuari Stafa mori gjithsej 50 mijë euro për të ndërmjetësuar dhe ndikuar tek një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit, në lidhje me një çështje kundër klientit të tij, pra një personi…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10 deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë. Në Shkup, mot me diell dhe i qetë me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në -6, ndërsa maksimalja do të arrijë 7 gradë. Deri të premten do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina.…
Në këtë vend, pirja e duhanit prej kohësh është konsideruar jo vetëm një zakon, por edhe një simbol i lirisë personale dhe rezistencës ndaj standardeve të politikës evropiane të shëndetit. Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane ku pirja e duhanit shihet gradualisht si një problem i shëndetit publik, në Maqedoni shpesh perceptohet si një akt i autonomisë individuale, dhe nganjëherë si një “rezistencë kulturore” ndaj evropianizimit dhe rregulloreve të rrepta. Ky interpretim kulturor krijon një situatë unike ku ekzistojnë ligje për mbrojtjen nga pirja e duhanit, por zbatimi i tyre është shpesh formal dhe jokonsistent. Sipas hulumtimit…
Qeveria britanike ka hapur një llogari zyrtare në TikTok me emrin “securebordersuk”, ku poston video të bastisjeve ndaj migrantëve të dyshuar për punë të paligjshme. Qëllimi, sipas zyrtarëve qeveritarë, është t’u dërgohet një mesazh i qartë si votuesve ashtu edhe migrantëve potencialë se vendi po mban një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit, të cilin shumë e shohin si një nga problemet më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar. Një nga videot 20-sekondëshe tregon një seri skenash në të cilat oficerë policie të blinduar thyejnë dyert, shoqërojnë njerëz nga zyrat me pranga dhe aeroplanët ngrihen. Videoja shoqërohet me muzikë dramatike…
Skuadra e Ajaksit ka zyrtarizuar futbollistin, Maksimiliano Ibrahimoviç. Djali i legjendës, Zllatan Ibrahimoviç është huazuar nga Milani në skuadrën holandeze. Maksimiliano po shkon drejt hapave të babait të tij, pasi edhe Zllatani kishte luajtur tek Ajaksi gjatë karrierës së tij. 19-vjeçari ka luajtur me ekipin e dytë të Milanit gjatë këtij gjysmësezoni, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asiste. Ai pritet që të jetë pjesë e ekipit të parë të Ajaksit./Indeksonline/
Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm, prej -7 gradë Celsius, është regjistruar në Shkup, pranë Petrovcit, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Vijojnë Tetova, Velesi, Shtipi, Demir Kapija, Strumica dhe Berova me -6 gradë, -5 gradë në Shkup – Rripi i Zajçevit, Kumanova, Manastiri dhe Kavadari, -4 gradë në Prilep dhe Kodër të Diellit, -3 gradë në Gjevgjeli, -2 gradë në Krivë Pallankë, Vinicë, Mavrovë dhe -1 gradë në Ohër, Pretor dhe Krushevë. Deri në orën 7 të mëngjesit, shtresa më e lartë e borës është 24 cm në Kodër të Diellit, 14 cm në Mavrovë, 13 cm në…
Të gjithë ata që do të marrin pjesë në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin po legjitimojnë krimin dhe korrupsionin, deklaruan nga LSDM. “Së gjithë ata që sot do të shkojnë në takim me Mickoskin për shfuqizimin e qeverisë teknike, bëhen bashkëpërgjegjës për: legjitimimin e krimit dhe korrupsionit të koalicionit të tenderëve VMRO–ZNAM, fushatën anti-BE të pushtetit për izolimin e vendit, planin për zgjedhje të parakohshme që tashmë i kanë dakorduar pa kushte elementare që ato të jenë të ndershme dhe demokratike, si dhe realizimin e planit ‘migrantë për para’ pas kësaj”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga…
Amir Rrahmani e lë pas ndeshjen e së dielës ndaj Interit dhe hedh sytë nga ndeshja e radhës ajo me Parmën që do të luhet këtë të mërkurë. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi dardan i kampionëve të Italisë vlerësoi lojën e skuadrës së tij në San Siro ndaj zikaltërve. ‘Inter-Napoli? Me siguri në këndvështrimin taktik bëmë një ndeshje shumë të mirë; krijuam, u mbrojtëm mirë, menaxhuam mirë topin-tha Rrahmani-episodet vendosën rezultatin dhe është e drejtë kështu; kampionati do të jetë i gjatë, janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Të mbrosh Lautaron apo Thuram? Sigurisht ka duele individuale…
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, do të kryesojë një takim me zyrtarë të lartë për të diskutuar situatën që po evoluon me shpejtësi në Iran, mes demonstratave masive që vazhdojnë në vend. Vance do të kryesojë takimin me “drejtorët” e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në orën 16:00 sipas Orës Lindore (21:00GMT). Takimi është planifikuar të zhvillohet ndërsa Trump kthehet në Uashington nga Detroiti i Miçiganit, ku mbajti fjalime publike kryesisht të përqendruara në ekonomi. Trump mund të telefonojë në takimin e Iranit nga Air Force One, por nuk është e qartë nëse ka ndonjë plan që ai ta bëjë këtë.…
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, deklaroi se më shumë se 400 persona janë liruar nga burgjet e vendit, një pretendim që kundërshtohet nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat flasin për vetëm 60 deri në 70 të liruar ditët e fundit. Duke folur në parlament, Rodriguez theksoi se nuk bëhet fjalë për të burgosur politikë, por për persona që, sipas tij, kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Ai nuk dha detaje për afatin kohor të lirimeve. Mes të liruarve ka edhe shtetas amerikanë, çka u mirëprit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Lirimet u përmendën…

