Zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria F.SH. (26) nga rrethina e Tetovës, pasi dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore ka ndjekur dhe shqetësuar një vajzë 21-vjeçare nga Tetova. Rasti është denoncuar më 14 janar 2026 rreth orës 13:30 në rrugën “Luboten”. I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS
Author: Hamdi Kumanova
Një rast mashtrimi me automjet me qira është evidentuar në Tetovë. Më 14 janar 2026, rreth orës 23:20, një 32-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga personi D.H. nga fshati Gajre. Sipas denoncimit, më 8 janar 2026, i dyshuari ka marrë me qira një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit nga kompania “rent a car” e denoncuesit. Pas skadimit të kontratës, automjeti nuk është kthyer, ndërsa i dyshuari nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike. Pas ndërhyrjes së policisë, automjeti është gjetur në fshatin Gajre dhe i është kthyer pronarit. Policia njofton…
Më 14 janar 2026, rreth orës 13:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar J.J. (24) nga fshati Simnicë, i cili dyshohet se për shkak të keqkuptimeve të mëparshme ka drejtuar kërcënime ndaj A.SH. (28) nga Tetova. I dyshuari është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj. Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe…
LSDM vazhdon të jetë kategorik kundër shfuqizimit të Qeverisë teknike pasi e konsiderojnë si mjet i vetëm për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Opozita maqedonase paralajmëron se do të angazhohet maksimalisht që Qeveria Teknike të mbetet. “Fillimisht duhet të sqarojmë se Qeveria e Përzhinës ose teknike është dhe do të jetë kusht themelor për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe normale sepse në Maqedoni nuk ka kushte për këtë. LSDM do të vazhdojë me të gjitha mjetet demokratike të angazhohet për qeveri teknike, respektivisht që qeveria e Përzhinës të vazhdojë të funksionojë në sistemin ligjor pozitiv në Maqedoni”,…
Një banor i fsh. Rramanli, Kumanovë, nuk u ndal para një shenje policie dhe goditi një oficer policie me automjetin e tij, pas së cilës vazhdoi të ngiste makinën. Më vonë ai e braktisi automjetin dhe filloi të ikte, ndërsa policia qëlloi me të shtëna paralajmëruese në ajër për ta detyruar që të ndalonte. “Më 14.01.2026 në orën 23:30 në fshatin Rramanli, rajoni i Kumanovës, oficerë policie të SPB të Kumanovës e privuan nga liria S.Ç. (28) nga fshati Rramanli. Rreth orës 22:30 në fshatin Hotël, rajoni i Likovës, ai nuk u ndal në shenjën e caktuar të ndalimit…
Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve, mes të cilave edhe Maqedonia. Ambasadat dhe konsullatat amerikane do të refuzojnë aplikimet për viza imigruese gjatë kohëzgjatjes së rishikimit të procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të aplikantëve. Qëllimi është të parandalohet lëshimi i vizave për persona që mund të bëhen “barrë publike”, respektivisht që do të vareshin nga përfitimet sociale qeveritare pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë për Reuters, deklaroi se Ukraina – jo Rusia – po e pengon një marrëveshje të mundshme paqeje, një qëndrim që kontraston me atë të aleatëve evropianë, të cilët vazhdojnë të theksojnë se Moska nuk ka interes të përfundojë luftën në Ukrainë. Gjatë një interviste ekskluzive në Zyrën Ovale, Trump shprehu mendimin se presidenti rus Vladimir Putin është gati të mbyllë pushtimin e tij katërvjeçar të Ukrainës, ndërsa shtoi se Zelensky ishte më i rezervuar në këtë drejtim. “Mendoj se ai është gati të bëjë një marrëveshje. Mendoj se Ukraina është më pak…
Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar se lidhjet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara po ndeshen me një “periudhë historike trazirash” dhe se aleanca transatlantike, siç është njohur deri më sot, është duke u “shpërbërë” nën administratën e Presidentit amerikan Donald Trump. Në një fjalim të mbajtur në Berlin, Klingbeil, i cili shërben edhe si ministër i Financave, tha se marrëdhëniet tradicionale midis SHBA-së dhe Evropës po ndryshojnë ndjeshëm dhe se aleanca po përjeton një “trazirë shumë më të thellë se sa mendohej më parë”. Ai gjithashtu vizitoi Uashingtonin këtë javë së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman, Johann…
Idriz Thaçi, vëllai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan William Walker. Gjatë takimit, Idriz Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Walker për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën, veçanërisht për rolin e tij historik në zbardhjen e masakrës së Reçakut dhe në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për krimet e kryera gjatë luftës. Ai e ka cilësuar William Walkerin si hero të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës do ta kujtojë gjithmonë angazhimin dhe guximin e tij në momentet më të vështira për vendin. Nga ana tjetër, ambasadori Walker ka theksuar se gjyqi…
Partia opozitare LSDM thekson se Qeveria teknike duhet të mbetet. Sipas tyre, shfuqizimi mund të ndodhë në momentin kur shoqëria të jetë gati, dhe për këtë, reformat sipas standardeve evropiane janë të nevojshme, veçanërisht në fushën e gjyqësorit. “Kur të zbatohen të gjitha ligjet e reformës që janë pjesë e rekomandimeve të BE-së dhe misionit të vlerësimit, në sferën e gjyqësorit, prokurorisë, policisë, ligjit dhe sundimit të ligjit, në atë moment ne si shtet do të jemi gati të shfuqizojmë qeverinë teknike”. “Kjo është thelbësore. Deri atëherë, qeveria teknike duhet të mbetet. Sepse kushtet në shoqëri janë të njëjta si…
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Cargo”. Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Cargo”, si rezultat i të…

