Author: Hamdi Kumanova

BDI u mburr në rrjetet sociale se popullariteti i tyre është dy herë më i madh se të gjitha partitë e tjera shqiptare së bashku, por megjithatë, VMRO-DPMNE nuk i përfshiu në qeveri. Ky është grafiku i shpërndarë nga BDI, për të cilin IHSPJ thotë se mungojnë informacione kyçe. “Është qartë e theksuar se bëhet fjalë për afërsinë me partitë vetëm për një pjesë të të anketuarve, gjithsej 421 të anketuar (rreth 40% e mostrës totale), një e dhënë që është lënë jashtë në publikimet e partisë politike BDI”, thuhet nga IHSPJ. IHSPJ mohon pretendimet e BDI-së Instituti për Hulumtime Sociologjike…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, temperaturat më të ftohta janë shënuar në Manastir, Prilep dhe Berovë, ku temperatura minimale ka qenë -4 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Krushevë dhe Gjevgjeli, ku janë shënuar 3 gradë Celsius, njofton Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik i Republikës së Maqedonisë. Në Tetovë dhe Strumicë temperatura minimale është -2, në Shkup-Petrovec dhe Kavadar – 1, pastaj në Shkup-Zajçev Rid, Dibër, Pretor, Veles, Shtip, Demir Kapi – 0 gradë, ndërsa në Kriva Pallankë, Ohër, Vinicë. Mavrovë dhe Kodrën e Diellit temperatura minimale është 1 gradë Celsius dhe në Kumanovë 2 gradë Celsius. Mbulesa më e madhe e…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje nesër hap zyrën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë së kësaj lëvizjeje në Maqedoninë e Veriut. Hapja e zyrës, e cila do të zhvillohet në orën 19:00, tregon rritjen e mbështetjes dhe përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë rajon, ku ka një numër të konsiderueshëm simpatizantësh dhe aktivistësh. Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë simpatizantët dhe aktivistët e VV, të cilët janë të entuziazmuar për këtë zhvillim dhe angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut. Hapja e zyrës në Çarshinë e Vjetër është një hap konkret për të…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e 23 janarit, policia ndaloi një Audi A8 në fshatin Volkovo. Gjatë kontrolleve, u konstatua se drejtuesi i mjetit kishte mbushur 15 vjeç këtë muaj, ndërsa në automjet u gjetën disa armë dhe municione. Automjeti ishte në pronësi të babait të tij 55-vjeçar, kundër të cilit është hapur procedurë penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, babai i dyshuar kishte në automjet dy pistoleta, një me kalibër 7.65 mm dhe tjetri me kalibër 9 mm, secili me nga katër fishekë. Përveç tyre, kishte edhe një pistoletë tjetër për të cilën posedonte leje, së bashku me tetë fishekë,…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Ne emisioni e fundit Pa Kufij, e enjte 23 janar, 2025 u diskutua per temen “Inagurimi i Presidentit Donald Trump dhe impakti i mundshëm i politikës amerikane në rajonin tonë”. I Ftuari ketij emisioni Ben Andone analisti nga Tirana thote se Trump-i do të jetë indiferent ndaj rajonit tonë dhe do merret me shtetet e mëdha, për të cilat SHBA-ja ka interes më të madh. Zudi Xhelili ne nje prononcim te tij per Radio SHkup thote : Tramp do te udh-heq nje shoqeri te hapur pa urrejtje, pa diskriminim apo perjashtim, do te promovoj paqen dhe pajtimin ne…

Lexo më Shumë

Gazetari Renaldo Salianji ka zbuluar detaje nga ceremonia mortore e për Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Nga burime, mësohet se trupi i Fortlumturisë së Tij do të prehet në Shqipëri, amanet ky i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në Shqipëri. Ky është edhe një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes. Megjithatë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, informoi se në fillimin e javës së ardhshme do të takohet me Sindikatën AOJSH-së, për të diskutuar rreth kërkesave të tyre, duke potencuar se vetëm ashtu do të gjendet zgjidhje e suksesshme. “E kemi thënë shpesh se mënyra që kanë zgjedhur sindikalistët nuk është mënyra për të realizuar kërkesat dhe për të tejkaluar të gjitha këto çështje. Do të takohem absolutisht në fillim të javës së ardhshme, normal varësisht kohës që kanë në dispozicion. Unë nga kjo ngjarje do të shkoj sot në Qeveri,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar ish kryetarin e PDSH-së, Arben Xhaferin me rastin e ditëlindjes së tij. Taravari shkruan se Xhaferi është një nga të rrallët që secili e kujton si një personalitet i jashtëzakonshëm. “N’Ballkan është e vështirë që njerëzit e politikës të kujtohen për mirë…Arben Xhaferi është një nga të rrallët të cilin çdokush e kujton si një personalitet të jashtëzakonshëm. Sot do të festohej ditëlindja e tij…e cila nuk është harruar edhe pse ai ka kohë që është larguar nga jeta. Të qoftë kujtimi i paharruar…

Lexo më Shumë

Klinika Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek më të vegjlit në Kozle të Shkupit, njoftoi se 10 fëmijë janë në terapi intensive dhe dy prej tyre janë vendosur në mbështetje për oksigjen. Ditët e fundit vihet re një numër i shtuar i vizitave ambulatore dhe shtrimeve në spital. Aktualisht janë të shtruar në spital 65 pacientë. Javën e kaluar janë regjistruar 1412 raste, që është mbi 34 për qind më shumë se javën e kaluar. Numri i rasteve krahasuar me të njëjtën periudhë sezonin e kaluar është 15.7 për qind më i ulët. Numri më i madh i rasteve…

Lexo më Shumë

Me datë 23.01.2025 në ora 18.00 në Stacionin Policor Tetovë, B.S. (48) nga fshati Reçicë e Madhe, ka raportuar se djalin e tij H.S. e ka gjetur në shtëpinë e tyre familjare, më saktë në dhomën e tij pa shenja jete, transmeton Portalb.mk. “Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për obduksion”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Tanimë do të mbushen 10 vjet nga ngjarjet e armatosura në lagjen e njohur si “Lagja e Trimave” në Kumanovë, për të cilin edhe pse ka vendim gjyqësor dhe janë dënuar grupi i ashtuquajtur i “Kumanovës”, ende nuk është e zbuluar e vërteta. Nuk dihen porositësit, është kërkuar hetim ndërkombëtar nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe të tjerë, por asgjë nuk është bërë, përcjell INA. Nga Qeveri aktuale thonë se janë të interesuar për hetim ndërkombëtarë. “Po sigurisht se duhet të nxitet dhe të kryhet një hetim ndërkombëtar. Por për momentin e dijmë se në çfarë gjendje është gjyqësori. Do të…

Lexo më Shumë