Author: Hamdi Kumanova

Zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas së Lëvizjes Demokratike, ka adresuar akuzat e opozitës shqiptare, të udhëhequr nga BDI-ja, lidhur me përfaqësimin adekuat në institucione. Mexhiti ka rikujtuar se për vite të tëra, nga viti 2002 deri në vitin 2015, nuk ka ekzistuar asnjë ligj apo mekanizëm për përfaqësimin adekuat të komuniteteve, ndërsa më vonë mekanizmi i balancuesit u hoq nga Gjykata Kushtetuese. “Ata që sot akuzojnë, harrojnë që për 20 vite nuk kanë sjellë një ligj për përfaqësim adekuat. Prej vitit 2015 ka…

Lexo më Shumë

Në Qendrën për Trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovo, sot u mbajt një promovim solemn i oficerëve të rinj të policisë – gjenerata 2024-2025, të cilët do t’i bashkohen forcave që mbrojnë rendin dhe sigurinë e Maqedonisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toskoski, e përshëndeti këtë gjeneratë të re, duke theksuar se këtë vit MPB-ja do të ketë 497 oficerë të rinj të policisë, “djem dhe vajza të Maqedonisë”, të cilët do t’i mbrojnë qytetarët dhe do të punojnë për ruajtjen e sigurisë. “Profesioni i policisë nuk është vetëm një zgjedhje, por edhe një thirrje,” tha…

Lexo më Shumë

Me moton “Me popullin për Evropë” BDI-ja ka vazhduar takimet me qytetarët. Tubimi i radhës, në organizim të Degës së BDI-së Tetovë është mbajtur në Komunën e Bërvenicës. Është diskutuar, sic u tha në tubim, gjendja jo e lakmueshme në vend. “Këto ëndrra të mos i shohin”. Ky ishte mesazhi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në tubimin në Komunën e Bërvenicës, teksa komentonte përpjekjet për të cënuar gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ahmetit, është e turpshme që mediat maqedonase me të madhe shtrojnë pyetjen se Çfarë duan shqiptarët dhe se ky është shteti…

Lexo më Shumë

Më 24.01.2025, në ora 13:25, në SPB Ohër është raportuar se një e punësuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër ka sulmuar fizikisht një kolege të saj, e cila po kryente detyrat e saj të punës. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të bëhet kallëzim i duhur.

Lexo më Shumë

Pas kronikës së Klan Macedonia për mësuesit e shkarkuar nga shkolla fillore “26 korriku”, kanë reaguar edhe nga Ministria e Arsimit. Ministria e Arsimit i tha Klan Macedonia se Mësuesit përzgjidhen nga drejtori i shkollës me propozim të bordit të shkollës. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS “Çështja është përgjegjësi e shkollës dhe e pushtetit lokal. Sipas Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, mësimdhënësit përzgjidhen me konkurs publik dhe punësohen me afat të caktuar deri në fund të vitit shkollor.” Mësuesit që u shkarkuan nga drejtori, akuzojnë se në prapaskenë qëndron politika dhe kërkojnë që…

Lexo më Shumë

Në rrugën e shpejtë dje në afërsi të Kriva Pallankës kanë ndodhur dy aksidente njëra pas tjetrës në të cilat një person e ka humbur jetën, ndërsa disa janë lënduar, midis të cilëve edhe katër nëpunës policor. Për aksidentet sot përmes kumtesës me shkrim informoi ProkuroriaPublike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej nga japin detaje për atë se çfarë ka ndodhur. Sipas informatave, fillimisht një automobil “folksfagen golf” ka dalë nga rruga dhe shtë përmbysur. Në aksident jetën e ka humbur njëri nga bashkëudhëtarët në automjet, ndërsa djali i ti dhe shoferi kanë marrë lëndime trupore. Por, derisa në…

Lexo më Shumë

Pikat e vaksinimit në mbarë vendin po përballen me mungesë të stafit. Nga Unioni që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne” në një deklaratë për MIA-n thanë se në territorin e Qytetit të Shkupit, por edhe në vend në përgjithësi, ka mungesë të madhe të infermierëve, duke përfshirë dhe pikat e vaksinimit. Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se po punohet për sigurimin e stafit të nevojshëm në të gjitha institucionet shëndetësore. Sipas të dhënave që disponon Sindikata që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne”,…

Lexo më Shumë

E gjithë procedura për mjetet nga kredia hungareze të destinuara për kompanitë, sipas njoftimeve të autoriteteve, duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Të martën në seancë qeveritare pritet të kalojë Marrëveshka pas së cilës do të nënshkruhet marrëveshja me bankat dhe praktikisht me këtë duhet të funksionalizohen edhe paratë nga kredia. Marrëveshja, siç deklaroi dje kryeministri Hristijan Mickoski, është finalizuar dhe pritet të kalojë në seancën e Qeverisë të martën. “Shpresoj se deri në fund të këtij muaji do të përfundojë gjithçka, do të nënshkruhet me bankat dhe i bëj thirrje operatorëve ekonomikë që të përgatisin projekte…

Lexo më Shumë

BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më në fund e ka kuptuar lojën e saj. Deklaratat e BDI-së janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim. Me 1% moral, bëhesh 100% i korruptuar! BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së. Me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet për besimtarët ortodoksë dhe për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për humbjen e kryepiskopit Anastas Janullatos. Ahmeti shkruan se Kontributi i Kryepeshkopit Anastas në rikthimin dhe forcimin e jetës kishtare në Shqipëri do të mbahet mend për shumë kohë.

Lexo më Shumë

LSDM ka shprehur shqetësim serioz për situatën në Klinikën e Onkologjisë, ku mungesa e medikamenteve ka vënë në rrezik terapinë për pacientët që varen prej saj. Partia kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, drejtorit të Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, si dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. “Arsyetimet apo justifikimet janë të papranueshme kur bëhet fjalë për jetët njerëzore. Kaosi në Onkologji duhet të ketë përgjegjësi. Këta persona nuk kanë siguruar terapi të përshtatshme për pacientët, gjë që është drejtpërdrejt kërcënuese për jetën,” thuhet nga LSDM. Opozita shton se nuk është ndërmarrë një plan i përshtatshëm për blerjen…

Lexo më Shumë