Author: Hamdi Kumanova

Më datë 23.01.2025 në ora 13:45 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin automjeti “BMW” me targa të Shkupit i drejtuar nga S.H (65) nga Shkupi, është përplasur me autobusin “MAN” të parkuar me targa të Shkupit, i drejtuar më parë nga D.S.(56) nga fshati Krushopek, rajoni i Shkupit. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjerja në autobus, L.P.S., të cilat janë konstatuar në Kompleksin klinika “Nënë Tereza” në Shkup. Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Grupime të ndryshme po organizojnë marshime në rrugët kryesore, urat dhe kryqëzime në Beograd dhe po ftojnë në një grevë të përgjithshme në të gjithë Serbinë. Nëse hasni në trafik të rënduar ose situata të dhunshme, largohuni menjëherë nga zona. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt për strehim, thuhet në një paralajmërim sigurie nga Ambasada e SHBA-së në Serbi. Siç thuhet në faqen e internetit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, “pritet që marshimet të zhvillohen në Novi Beograd dhe në qendër të Beogradit, ndoshta, por jo vetëm, në zonat përreth kryqëzimit të rrugës Nemanjina…

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme që kanë filluar në dhjetor të vitit të kaluar, lidhur me parandalimin dhe shuarjen e kërcënimeve terroriste, dje nën udhëheqjen e një prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u krye aksioni i koordinuar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe departamenteve për shuarjen e krimit të organizuar dhe të rëndë dhe për operacione speciale policore në kuadër të Ministrisë së Brendshme. Janë kryer bastisje në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar, përfshirë një shtëpi dhe objekte tjera, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar një…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut qytetarët votojnë sipas linjës etnike të partive politike. Ky është përfundimi i hulumtimit krahasues të bërë muajt e fundit se si votojnë qytetarët e Maqedonisë. Pothuajse 41 për qind e qytetarëve maqedonasve të anketuar thanë se votojnë gjithmonë për të njëjtën parti, ndërsa te qytetarët shqiptarët kjo përqindje është 32 për qind. Ndonëse dy partitë dominuese VMRO-DPMNE dhe LSDM konsiderohen të kenë një organ votues tradicional, krahasimi i zgjedhjeve të vitit 2020 dhe 2024 tregon se votuesit e LSDM-së janë më të gatshëm të “dënojnë” partinë që e konsideronin të ngushtë. Në bllokun shqiptar, Bashkimi Demokratik…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thapi theksoi sot se pa marrë parasysh zërave të ndryshëm, partia që drejton ai nuk do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale. “Jo, nuk ka lidhje, kam thënë që në fillim që ajo nuk ndodh! Jam i vetëdijshëm çfarë kam thënë. Do të shpifet por do të binden, u bënë 7-8 muaj, aq që kontaktoj. Gjendja është aq e mjerueshme, aq alarmante sa që gjithkush që mendon për këtë mënyrë, o nuk e njeh politikën, o është bashkëveprues i këtyre kolaboracionistëve që tash janë në pushtet”, deklaroi Thaçi.(INA)

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kthyer dosjen e deputetit demokrat, Asllan Dogjani, për plotësim hetimesh. Dogjani, i akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, ka deklaruar pas seancës se sot “triumfoi drejtësia.” Pas kthimit të dosjes, pritet që prokuroria të mbledhë më shumë prova. De të hetojë detajet e reja për të sqaruar situatën ligjore të deputetit.

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se është ndërprerë pragu i alarmit nga ndotja e ajrit në Kërçovë “Sipas të dhënave nga SSHAMCA- së më 23.01.2025, koncentrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 мg/m3, ndërsa në Kërçovë është ndërprerë epi-sodi prej dy ditësh radhazi i tejkalimit të pragut të alarmimit për PM10”, thonë nga Ministria. Kujtojmë se para dy ditëve për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Kërçovë u vendosen disa rekomandime./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Drejtoria për Policinë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal kundër një administratori të një subjekti juridik dhe kundër vetë kompanisë, me dyshimin se me deklarata të rreme kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor për më shumë se 142 mijë euro. Të dyshuarit e kanë kryer veprën penale gjatë periudhës 2014–2016. E dyshuara ka dhënë deklarata të rreme për mjete ndihmëse ortopedike, të cilat janë faturuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Me këtë veprim, ajo e ka mashtruar Fondin dhe ka çuar institucionin në lajthitje, duke i mundësuar kompanisë të faturojë shuma për mjete ndihmëse ortopedike të papërshtatshme, gjë që ka rezultuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit ka hasur në më shumë parregullsi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, por detajet rreth tyre, ministrja Vesna Janevska thotë se do t’i zbardhë kur procedurat të jenë të qëndrueshme dhe vendimtare. Janevska për Alsat thotë se për momentin nën mbikëqyrje janë dy institutet që veprojnë brenda këtij universiteti. “Ne veprojmë në Strugë dhe për momentin nën mbikëqyrje janë dy të ashtuquajturit institute nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës. D.m.th vazhdimisht punojmë por duhet të mbledhim mjaftueshëm elemente dhe dëshmi për vendimin që do të marrim që ai të mos bie në ujë, do të thosha me gjuhën e…

Lexo më Shumë

Qeveria do të blejë një avion me vlerë qindra milionë euro dhe po kërkon një zgjidhje për ilaçe onkologjike përmes donacioneve. Kjo që po ndodh thjesht nuk është normale, akuzojnë nga LSDM. “Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaç të nevojshëm vital. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit. Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë…

Lexo më Shumë

“Kjo Qeveri nuk do të pranojë hyrjen në BE nëse cënohet dinjiteti, gjuha, vazhdimësia historike dhe shteti i pavarur”, kështu tha Maksim Dimitrievski kryetar i Lëvizjes “Znam” në emisionin Click Plus në TV21. Kjo deklaratë e Dimitrievskit vjen pas takimit me Ambasadorin e BE-së Mihail Rokas. Dimitrievski theksoi se kërkesa e tij është që të bëhet sa më shumë presion ndaj Sofjes zyrtare.

Lexo më Shumë

Lirim Krasniqi dhe Rufki Dogani dy nga te burgosurit në rastin “Kumanova” jane rrahur dhe keqtrajtuar nga policia maqedonase gjatë transportimit nga burgu i Idrizovës ne atë të Shtipit. Burimet pranë grupit “Kumanova” bëjnë me dije se ata janë në gjenjde të rëndë,që sipas tyre ata kanë marë lendime serioze. Vazhdimisht është thënë dhe reaguar nga familjarët dhe institucionet për trajtimin e të burgosurve për rastin e Kumanovës, por pavasisht kësaj ata po torturohen në mënyrë ç’njerëzore, thonë të burgosurit tjerë. Pjesëtarët e grupit të Kumanovës kanë kërkuar nga zv Kryeministëri i Maqedonisë se Veriut, Izet Mexhiti por edhe nga…

Lexo më Shumë