Author: Hamdi Kumanova

Shqipëria ka shansin që ka një mot relativisht të butë gjatë dimrit, përndryshe banorët e saj do të vuanin shumë nga i ftohti. Eurostat ka publikuar një raport ku ka matur përqindjen e popullsisë që nuk arrin të mbajë shtëpinë mjaftueshëm ngrohtë për vitin 2023. Shqipëria renditet e para në Europë, ky 37.7% vlerësohen që nuk ngrohin mjaftueshëm shtëpitë e tyre (të dhënat për Shqipërinë janë të vitit 2021), nga 10.6% që është mesatarja europiane. Mungesa e ngrohjes qendrore si dhe përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, që është i shtrenjtë, e bëjnë këtë nevojë jetike një luks për familjet…

Lexo më Shumë

Sulmet me raketa dhe dron gjatë natës në qytetin e vijës së parë të Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore kanë rezultuar në të paktën një vdekje, me 25 të plagosur, thanë autoritetet lokale. “Midis tyre është edhe një djalë 2 muajsh”, shkroi në Telegram guvernatori Ivan Fedorov. Ai publikoi imazhe të ndërtesave të banimit të dëmtuara. Ai gjithashtu raportoi se një objekt i furnizimit me energji dhe një termocentral ishte goditur, duke shtuar se 20,000 njerëz janë pa energji elektrike dhe 17,000 pa ngrohje. Autoritetet thanë se mes të plagosurve ka personel nga shërbimet e urgjencës dhe ekipet e riparimit të…

Lexo më Shumë

Në Lima, kryeqytetin e shtetin latino-amerikan Peru, është zbuluar fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit. Ndërkaq, me rastin e Ditës Kombëtare të Paleontologëve, që shënohet më 20 janar, në Lima, një grup vizitorësh morën pjesë në ekspozitën e fosileve. Institucionet kushtuar paleontologjisë në Peru bashkuan forcat për të shënuar Ditën Kombëtare të Paleontologjisë me një ekspozitë që shfaq ekzemplarë të jashtëzakonshëm, duke përfshirë fosilin e një peshkaqeni 9 milionë vjeçar (Cosmopolitodus hastalis). Mes tjerash në ekspozitë u shfaqën edhe një krokodil i mitur (Piscogavialis) dhe dhëmbi i fosilizuar i një megalodoni, një specie e zhdukur e peshkaqenit gjigant. Aktiviteti u…

Lexo më Shumë

Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktiku drejt ishullit të largët britanik South Georgia, i cili është një strehë për kafshët e egra. Ky ajsberg mund të përplaset në tokë dhe të thyhet në pjesë. Ajsbergët janë shumë të paparashikueshëm dhe askush nuk e di me saktësi se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, nëse A23a arrin te ishulli South Georgia, ai mund të shkaktojë probleme për kafshët e egra, sepse mund të bllokojë rrugët e tyre drejt ushqimit. A23a është një nga ajsbergët më të vjetër në botë, aq i madh sa…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, e cila ka nxitur teori konspirative për dekada me radhë. Urdhri ekzekutiv që zoti Trump nënshkroi të enjten synon gjithashtu të deklasifikojë dokumentet e mbetura federale në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Duke folur para gazetarëve, Presidenti Trump tha se “gjithçka do të bëhet publike”. Zoti Trump kishte premtuar gjatë fushatës se do të bënte publike dokumentet e fundit sekrete rreth vrasjes së Presidentit…

Lexo më Shumë

Pas 27 vitesh është zbardhur vrasja e dy shqiptarëve, Haki Avduti dhe Jakup Avduti, në Beograd. Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është Zoran V. (48), i cili u arrestua kohët e fundit. Sipas medias serbe Blic, vrasja ka ndodhur më 26 janar 1998, në një ndërtesë në rrugën “Zmaj Jovina”. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 janar 1998, në katin e katërt të një banese Zoran V. u ka marrë jetën Hakiut dhe Jakupit me të shtëna nga pistoleta. Vrasja kishte ndodhur pasi i dyshuari ka vënë në kokë…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Manastir – Manastir2 (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme). Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se ndjehet krenar që mori pjesë në disa nga manifestimet me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Taravari në një deklaratë për “TV21” thotë se biletën e avionit dhe qëndrimin në hotel e ka paguar vetë, ndërsa tiketën siç thotë ai, ia kanë paguar miqtë në SHBA. “Pavarësisht kritikave, unë them se tiketën apo biletën ma kanë siguruar miq, të cilët i kemi në SHBA. Nuk kam paguar asnjë denar. Harxhimet për biletën e avionit dhe hotelin atje e kam paguar privatisht unë. Ndjehem shumë krenar që…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) kaloi për gjykim dosjen “Sterilizimi” dhe të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Gjatë fjalës së tij para Gjykatës, Beqaj hodhi akuza ndaj gjyqtares së seancës se ka dëmtuar procesin e rregullt ligjor dhe të drejtat e tij në mënyrë të qëllimshme. Beqaj tha gjithashtu se vendimi i gjyqtares është i ndikuar politikisht, pasi sipas ish-ministrit, ai është duartrokitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja e PD, Albana Vokshi. Ai shtoi se…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti paraqiti të dhëna të shtrembëruara nga Davosi, ku shkoi për Forumin Ekonomik Botëror. ““Një i humbur në Davos”. Për 4 vite, kryeministri në largim e ka paraqitur Kosovën si vatër të mundshme konflikti e lufte. Ekonomia, zhvillimi e investimet kanë qenë në plan të dytë. Në plan të parë për të ka qenë nxitja e frikës e urrejtjes tek qytetarët e Kosovës për armikun e jashtëm, ofendimet përçmuese ndaj opozitës, si dhe sulmet e ulëta ndaj bizneseve të caktuara. Pak ditë para zgjedhjeve, shkon në Davos e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje rreth orës 12:00 në rrugën “Pitarnica 6” në Gostivar policia nga DPB Gostivar ka ndaluar B.F. (68) nga Gostivari për shkak të dyshimit se më 21.01.2025 ka kryer “vjedhje”, me çka ka marrë shumë mjete nga një objekt në Gostivar. Tek ai janë gjetur sendet e vjedhura dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit. B.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në SHBA ka takuar familjen Rusi, familje e njohur shqiptare nga Dibra në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Mickoski thotë se në takim kanë diskutuar për forcimin e lidhjeve me diasporën. “Në kuadër të vizitës sime në SHBA, unë dhe bashkëpunëtorët e mi u takuam me familjen Rusi – një familje e njohur shqiptare nga Dibra, e cila prej disa brezash jeton dhe punon në SHBA. Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia që nuk e kanë harruar atdheun e tyre dhe duan…

Lexo më Shumë