Author: Hamdi Kumanova

Në shkolla nuk duhet të ketë kafene sepse janë institucione arsimore, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Pasi Sdk, pas raportimeve të qytetarëve në mjetin Raporto problem, publikoi një tekst se oborret e shkollave janë shndërruar në lokale ku mbahen festa, ditëlindje, madje edhe dasma, Ministria deklaroi se kjo praktikë duhet të ndalet. “Në shkolla kryhen aktivitete edukative dhe jemi dakord që të mos ketë përmbajtje apo shërbime nga të cilat nuk përfitojnë të rinjtë dhe procesi i tyre arsimor. Kryesia e re e Ministrisë së Arsimit në 6 muajt e fundit i është afruar zgjidhjes së sfidave…

Lexo më Shumë

Shkupi përsëri në mesin e qyteteve më të ndotura në botë. Sipas faqes për cilësinë e ajrit në nivel botëror, IQAir, mëngjesin e sotëm kryeqyteti I Maqedonisë së Veriut u gjet në top 30-tëshen e qyteteve më të ndotura në botë. Përveç shkupjanëve, ajër të jocilësorë thithin edhe qytetarët e Kërçovës, Manastirit, Gostivarit dhe Gjevgjelisë. Problemi me ajrin e ndotur në kryeqytet është një problem tashmë një kohë të gjatë. Ajri shpesh është i pasigurt për grupet e ndjeshme, por në disa raste, grimcat e dëmshme në ajër tejkalojnë kufijtë, duke bërë që ajri të jetë i pasigurt për të…

Lexo më Shumë

LSDM-ja opozitare vazhdon me akuzat ndaj pushtetit për mungesën e terapive biologjike në Klinikën e Onkologjisë. Sipas tyre, derisa pacientët në Klinikën e Onkologjisë po luftojnë për jetën e tyre, Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe zyrtarët e saj të paaftë po tregojnë mosinteresim të plotë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Për një javë e tërë Klinika ka mbetur pa barna bazë për terapi biologjike dhe personat në gjendje kritike janë të detyruar të kërkojnë mënyra për të shpëtuar veten. Kjo është një fatkeqësi që është rezultat i qasjes jashtëzakonisht amatore dhe të çorganizuar të qeverisë. Ata akuzojnë drejtorin e Fondit…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë në një moshë relativisht të re, aktori i njohur kumanovar, Valon Ademi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët. “Të dashur familjar, miq e dashamirë, me hidhërim të thellë ju njoftoj se me datë 19.01.2025 nga një sëmundje e rëndë vëllau im Valon Ademi ka ndërruar jetë! Për informacione tjera rreth varrimit do të ju informoj në ditët në vazhdim!”, ka shkruar vëllai i të ndjerit. (INA)

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup përfundoi gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, ndërsa të akuzuarit Mile Janakieski, Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Vladimir Atanasovski u liruan nga ndjekja penale. Ata akuzoheshin për veprën “Kërcënim terrorist i rendit kushtetues”, në lidhje me sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi kërkesën për amnisti nga të akuzuarit. “Ka përfunduar seanca kryesore, mund të shkoni, jeni të lirë”, u tha të akuzuarve gjyqtari Ilija Trpkov.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij për rritje të pagave për shërbyesit publik në koeficient 150 qysh në javën e parë. Siç tha lideri i LDK-së, ky është patriotizëm modern. “Patriotizëm modern i Kosovës nuk është ndarja e propaganda. Patriotizëm modern i Kosovës është t’i rrisim pagat e mësuesve, mjekëve, policëve e ushtarëve, gjithë punëtorëve të shtetit, në koeficient 150 që në javën e parë. Ky është patriotizëm modern i Kosovës”, tha Abdixhiku. https://www.facebook.com/share/r/1ECfCbkX8j/?mibextid=wwXIfr

Lexo më Shumë

Pas raportimit të qytetarëve, Komuna e Kamenicës ka pastruar tri hapësira të vogla me mbeturina. Këto hapësira janë në qendër të qytetit, derisa zyrtarët komunal e kanë dokumentuar edhe me fotografi nga terreni për platformën ndreqe.com. “Pas raportimit të qytetarëve, Komuna e Kamenicës ka larguar mbeturinat në tri hapësira afër qendrës së qytetit. Ndërsa, pastrimin e tyre, zyrtarët komunal e kanë dokumentuar edhe me fotografi nga terreni për ekipin e ndreqe.com.”, thuhet në njoftim. Ndryshe, platforma ndreqe.com mbetet adresa e vetme ku qytetarët mund të paraqesin probleme të ndryshme që lidhen me infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. Ndreqe.com u bën…

Lexo më Shumë

BDI shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës së paprecedentë dhe çnjerëzore të deputetit të Vlen-it në Kuvend, që përdori një retorikë fyese dhe të papranueshme ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Kjo gjuhë nuk është vetëm një degradim i debatit politik, por ka tronditur ndjenjat e shumë qytetarëve, të cilët dje shprehën me të drejtë neverinë dhe refuzimin e tyre për një sjellje të tillë. BDI i bën thirrje partisë Vlen të distancohet menjëherë dhe qartësisht nga kjo gjuhë e turpshme dhe të ndërpresë përdorimin e një retorike që shkel parimet e respektit dhe dinjitetit njerëzor. Vazhdimi i heshtjes…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.B. (52) nga Tetova, A.P. (39) nga Shkupi, A.L. (30), S.A. (48) nga Gostivari, me vendbanim në Tetovë, D.A. (25) nga Tetova dhe E.J. (34) nga Tetova, për dyshime të bazuara për veprën penale “ndihmë” në lidhje me “mashtrim”. Ndaj I.B. është dorëzuar gjithashtu një kallëzim penal për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare”, ndërsa ndaj A.P. për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve” dhe “përdorim të dokumentit me përmbajtje të rreme”. I dyshuari i parë, I.B., në cilësinë e mjekut…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut sot ka shpërndarë të dhëna në lidhje me e HIV-it në vend Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit dhjetor janë raportuar dy raste të konfirmuara me HIV, tek meshkujt, të grupmoshës 40-49 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga SIDA, e raportuar si e ndodhur në nëntor 2024, tek një mashkull, i grupmoshës 20-29 vjeç. Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara (deri më 31.12.2024), numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë është Maqedonia e Veriut, për periudhën 1987–2024, është 688 dhe prej tyre, sipas të dhënave…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme greke i është përgjigjur deklaratave, siç thonë ata, provokuese të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski. Në deklaratën e tyre, të publikuar nga mediat greke, thuhet se “kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në deklaratat e tij në New Jersey, SHBA, zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase”. “Kjo ngjarje paraqet një sfidë për Greqinë, duke u përpjekur të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme.. Greqia kujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i…

Lexo më Shumë

Pasojat që ne si shtet i pësojmë nga përdorimi i avionit aktual, i cili nuk i mbulon nevojat e vendit dhe është nga një datë prodhimi më të vjetër, janë të mëdha, thonë nga VMRO-DPMNE. “Jemi dëshmitarë se gjatë gjithë historisë së shtetit, avionët shtetërorë janë përdorur për nevoja qeveritare për udhëtime nga drejtues të qeverisë, për të arritur në destinacionin e dëshiruar të sigurt dhe pa kosto shtesë. Si vend anëtar i NATO-s, nëse duam të jemi një vend serioz, duhet të kemi avionë cilësorë. Avioni aktual në shërbim të qeverisë shpesh është i prishur dhe ka nevojë për…

Lexo më Shumë