Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në unazën e Shkupit. Sipas informacioneve nga terreni, aksidenti ka ndodhur para daljes për Smilkovc në drejtim të Stajkovcit. Disa makina, një kamion dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe trafiku është mbyllur dhe automjetet po devijohen. Në momentin e aksidentit ka pasur edhe mjegull shumë të dendur. Në vendngjarje ndodhen ekipe policore, autoambulanca dhe kamionë tërheqës.
Author: Hamdi Kumanova
Ish-bashkëshortja e Pete Hegseth së fundmi ka dhënë një deklaratë të re në FBI në lidhje me përdorimin e alkoolit të kandidatit të Mbrojtjes, sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje. Kryetari i Shërbimeve të Armatosura të Senatit Roger Wicker dhe anëtari demokrat i rangut Jack Reed u informuan mbi deklaratën e Samantha Hegseth, e cila nuk është raportuar më parë, më 16 janar, dy ditë pasi komiteti mbajti seancën dëgjimore të konfirmimit të Pete Hegseth, thanë burimet sipas CNN. Wicker dhe Reed fillimisht u informuan për kontrollin e historisë së FBI-së përpara seancës së konfirmimit, sipas një burimi…
Përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump dërgoi një sinjal të qartë se për të tejkaluar Kinën, administrata e tij do të duhej të zbatonte një axhendë agresive sa i takon zhvillimit t[ inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës që e fuqizon atë. Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump anuloi një urdhër ekzekutiv të nënshkruar në vitin 2023 nga ish-Presidenti Joe Biden, që vendoste disa pengesa rreth zhvillimit të mjeteve gjithnjë e më të fuqishme të inteligjencës artificiale, si dhe përcaktonte masa të tjera mbrojtëse mbi privatësinë, të drejtat civile dhe sigurinë kombëtare. Një ditë më vonë,…
Nga Sokrat Shyti Pjesa e parë Memorie.al / Shkrimtari Sokrat Shyti është i “panjohuri i madh” që prej disa vitesh ka shfaqur majën e ajsbergut të krijimtarisë së tij letrare. E them këtë duke u nisur nga ajo sasi e pakët e librave të tij të botuar në këto vitet e fundit dhe kryesisht romanit voluminoz “Nata fantazmë” (Tiranë 2014). Romanet: “PËRTEJ MISTERIT”, “MES TUNDIMIT DHE VORBULLËS”, “GËRRYERJET E MAKTHIT”, “HIJA E TURPIT DHE E VDEKJES”, “KOLONELI KRYEDHJAK”, “SHPRESAT E NËMURA”, “PËSHTJELLIMET E FATIT” I, II, “MBIJETESA NË KASOLLEN E LOPËS”, si dhe vepra të tjera, të gjitha romane, me…
Lufta në Ukrainë nuk mund të ndalet pa adresuar shkaqet rrënjësore të konfliktit, tha ministri i jashtëm rus. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij Kirgistan Jeenbek Kulubaev në Moskë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Moska e informoi Bishkek-un mbi zhvillimet e fundit rreth luftës. Në këtë drejtim, Lavrov tha se Rusia theksoi përkushtimin e saj për arritjen e qëllimeve të “operacionit special ushtarak” të saj dhe zgjidhjen e konfliktit duke eliminuar shkaqet rrënjësore. “Kuptimi se pa këtë do të jetë e pamundur të arrihet fundi i konfliktit po rritet, duke përfshirë,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndikim të madh mbi fazën e ardhshme të luftës në Ukrainë, por se si planifikon ai ta përdorë atë, mbetet një çështje e hapur. Trump është zotuar, gjatë adresimit të tij të parë pas inaugurimit, më 20 janar, se do të jetë “paqebërës”, dhe ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do t’i japë shpejt fund luftës në Ukrainë, e cila merr ndihma ushtarake amerikane prej miliarda dollarësh. Por, qasja e tij më tregtare ndaj diplomacisë ka nxitur frikë se ai mund të bëjë një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin,…
Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, John Bolton, ka thënë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duke e përfshirë edhe njohjen reciproke, është e mundshme në mandatin e ri të Trumpit.Në një intervistë për “A2cnn”, Bolton foli për rikthimin e Donald Trumpit në pushtet, qasjen që do të ketë ndaj rajonit dhe Kosovës në veçanti, gatishmërinë e tij për të çuar drejt një zgjidhjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, apo mundësinë e rikthimit të idesë së korrigjimit të kufijve në tryezë. “Mendoj se kjo është e mundur. Nëse ai do ta shihte këtë si diçka nga e cila mund të…
Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri të Los Anxhelosit, pasi një zjarr i ri shpërtheu në Kaliforni. Zjarri i fundit – i quajtur Zjarri Hughes – filloi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pranë liqenit Castaic, rreth 40 milje nga zjarret Eaton dhe Palisades që shkatërruan pjesë të Los Angelosit në fillim të këtij muaji. Brenda pak orësh, Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (Cal Fire) tha se zjarri ka djegur 9,400 hektarë. Ata shtuan se flakët kanë dalë nga kontrolli. “Situata në të cilën ndodhemi…
Njëra nga arsimtarët e pushuar nga puna thotë se arsyet janë politike, ajo rëfen ngjarjen. “Ne jemi shkarkuar nga detyra jonë si mësimdhënës pavarsisht përvojave shumëvjevçare dhe përkushtimit ndaj nxënësve ky veprim i cili duket qartë se është motivuar politikisht nuk është thjeshtë ndaj nesh por një sulm ndaj integritetit dhe arsimit” – tha Luljeta Nuredini-Ish Mësimdhënëse. Për këtë çështje kërkuam përgjigje nga drejtori, por I njejti nuk ishe aty. Tentuam të kontaktojmë në telefon e përgjigja ishte kjo. Udhëheqësia: Drejtor të kërkojnë nga Klan Macedonia… mirë, a do të kthehesh. Gazetari: A mund të flas unë? Udhëheqësia: Të kërkon…
Pas akuzave për keqpërdorim të tenderëve që lidhen me drejtorin e Shërbimit për çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, LSDM me akuza të reja për të afërmit e drejtorit të këtij institucioni, të cilët paraprakisht I akuzuan se kanë përfituar tenderë për sigurimin e objekteve shtetërore në vlerë prej 3,5 milion euro. Martin Kostovski nga LSDM, hap dyshime se personat e përfshirë në skandalin me tenderët, mund të jenë të përfshirë edhe për vrasje dhe drogë në vendet e rajonit. “Sot do të publikojmë informacione të reja për skandalin e fundit të pushtetit të DPMNE-së me tenderin prej 3,5 milion…
Rijad Shaqiri nga VLEN tha se, nuk duhet të shkatërrohet asnjë parti e as BDI-ja, përcjell TV21. Shaqiri tha se nuk sheh ndonjë figurë brenda BDI-së që mund të zëvendësojë Ali Ahmetin pasi sipas tij, BDI është thirrur në krahun e luftës dhe brenda partisë, askush nuk përfaqëson këtë ide. “Unë nuk jam që BDI duhet të shkatërrohet! S’jam! Për asnjë subjekt nuk jam që duhet të shkatërrohet”, tha Rijad Shaqiri. -E shikoni BDI-në pa Ali Ahmetin? “S’di çka të them! BDI në një të ardhme planifikon të reformohet, unë nuk di, nuk kam parë ndonjë figurë e cila mund…
Me datë 21.01.2025 në ora 13:26 në Drejtorinë e Policisë së Gostivarit është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë- Dibër, para kryqëzimit për fshatin Skudrinje, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit drejtuar nga F.K (65) nga fshati Raven dhe automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Dibrës, drejtuar nga J.M.(38) nga Dibra. Nga aksidenti ka pësuar lëndime trupore drejtuesi F.K, ndërsa bashkudhëtarja e tij L.K (48) me banim në fshatin Raven ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Gostivarit. Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer…

