Author: Hamdi Kumanova

MPB njofton se me datë 21.01.2025, në periudhën nga ora 13:30 deri në ora 14:30 në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë kryer aksioni kontrollues në objektet për shitjen e veshjeve tekstile, në pronësi të A.D. (29) nga fshati Trebosh i Tetovës, pronë e M.M. (33) nga Tetova dhe pronë e M.D. (25) nga Tetova për shkak të dyshimit për veprën penale “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe shfrytëzim i paautorizuar i një ndërmarrje tjetër” të dënueshme nga neni 285 i Kodit Penal. Në të njëjtën kohë, nga objektet u morën veshje…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të japë vendim me urdhër për zbatimin e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore tek punonjësit shëndetësor të cilët kanë marrë pjesë në shërimin dhe trajtimin e binjakëve të sapolindur të cilët vdiqën më 16 janar, qëndron në deklaratën e Inspektoratit, i cili të hënën kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në spitalin e Prilepit, konkretisht në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në rastin me binjakët e vdekur. “Inspektori do të lëshojë edhe urdhër për raportim të detyrueshëm të Qendrës kompetente për punë sociale në rastin kur interesat e pacientit përkatësisht prindi/tutori i tij janë…

Lexo më Shumë

LIGJI PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE Lidhur me miratimin e ligjit pët mbrojtje të fëmijëve kanë reaguar nga BDI, nga opozita thonë se ky ndryshim i ligjit është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në statusin e gjuhës shqipe, BDI kërkon nga Qeveria të korrigjojë menjëherë këtë gabim dhe të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit. Ata i bëjnë thirrje partive të VLEN-IT , që të ndalojnë siç thonë, ndihmën që i bëjnë këtij poshtërimi dhe degradimi të statusit të gjuhës shqipe.  “Poshtrimi sistematik dhe hap pas hapi i statusit të gjuhës shqipe! Vlen do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë…

Lexo më Shumë

Partia Liberal Demokratike (PLD) propozoi në gusht të vitit të kaluar që të gjitha automjetet zyrtare të shënohen në mënyrë të dukshme dhe të qartë me të njëjtën ngjyrë, si masë për rritjen e transparencës dhe përdorimit të përgjegjshëm të burimeve publike. Në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimeve të ndryshme të veturave zyrtare nga zyrtarë të zgjedhur shtetëror dhe publik për nevoja private, thonë nga PLD. “Prandaj ne mirëpresim vendosmërinë e Qeverisë për të pranuar propozimin tonë”, thonë nga atje. Për PLD-në, ky hap paraqet shembull pozitiv se si propozimet dhe idetë e mira që janë në interes…

Lexo më Shumë

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri sot ka njoftuar se është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Shaqiri tha se, është më mirë që një ligj të përpunohet më gjatë se sa të ketë ligj që në vazhdimësi do të ketë ndryshime. “Ligji është prolonguar. Është më mire të prolongohet dhe të sillet një ligj gjithëpërfshirës se sa të bëhet një ligj që do të pësoj ndryshime të vazhdueshme në etapa të caktuara. Unë ndaj mendimin se më mire është të përpunohet më gjatë dhe të jetë më gjithëpërfshirës se sa të bëhet shkel e shko. Ky ligj…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se për momentin po grumbullohen më shumë dëshmi për atë nëse nëpunësi i policisë i cili ishte në ndërrim kur ish zëvendëskryeministri Artan Grubi ishte larguar nga shteti ka bërë gabim nga moskujdesi ose kjo ishte organizuar në kuadër të një grupi të caktuar i cili ka organizuar arratisjen. “Për këtë është hapur hetim dhe vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që ne e kemi si dëshmi të pakontestueshme kemi parashtruar padi penale për personin dhe i njëjti është suspenduar nga puna. Për momentin po zhvillohet edhe hetim për…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se ka përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup. Janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet e nevojshme shoqëruese (rezervuarë, separatorë, ndarës automatik të kondensit të kontrolluar elektronikisht, separator ciklonik për heqjen e lagështirës dhe vajit në nivelin e daljes së kompresorit, si dhe pajisje të tjera). Gjithashtu, është kryer zëvendësimi dhe montimi i rrjetit të tubave prej bakri, pikat e lidhjes dhe kabinetet shpërndarëse për ajrin e kompresuar për furnizimin e bllokut operativ me 12 salla dhe 2 salla të Klinikës së…

Lexo më Shumë

Termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në kumtesën zyrtare të kabinetit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, edhe pse ky i fundit u zotua se teksti do të rregullohet dhe do të jetë në përputhje me qëndrimin zyrtar të RMV-së ndaj Kosovës dhe jo në bazë të qëndrimeve personale të tij, raporton Portalb.mk. Zëvendëskryeministri Stoilkoviq ishte në shënjestrën e kritikave pasi u zbulua se në një kumtesë zyrtare lidhur me kampin sportiv “Serbia po ju thërret” të publikuar në ueb-faqen e ministrisë me të cilën ai udhëheq, Republikës së Kosovës i…

Lexo më Shumë

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, kanë zhvilluar një video-telefonatë disa orë pasi Donald Trump u betua si President, duke u zotuar se do t’i çojnë lidhjet dypalëshe edhe më lartë. Sipas mediave shtetërore nga të dyja palët, duke e quajtur Xi një “mik të dashur”, Putin tha se Rusia dhe Kina po ndërtonin lidhje “mbi bazën e miqësisë, besimit të ndërsjellë dhe mbështetjes” pavarësisht presionit të jashtëm. Xi i bëri thirrje Putinit që të vazhdojë të thellojë koordinimin strategjik, të forcojë mbështetjen e ndërsjellë dhe të ruajë interesat legjitime. Kujtojmë se Trump deklaroi të…

Lexo më Shumë

Bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 19.01.2025 rreth orës 14:00, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari posedonte një armë. “Dyshohet se i dyshuari m/k bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k dhe e ka larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj. I dyshuari, po ashtu dyshohej se posedonte një armë”, thuhet në raport. Po ashtu siç thuhet në raport njësiti policor gjatë kontrollit…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët juglindore nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 4 deri 12 gradë Celsius. Në Shkup mot i ndryshueshëm dhe i qetë me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë. Në ditët në vijim moti do të jetë…

Lexo më Shumë

Kërçova sot është qyteti më i ndotur në Maqedoni, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror për monitorim automatik të cilësisë së ajrit të ambientit dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmit për grimcat e pezulluara me një madhësi deri në 10 mikrometra për dy ditë rresht. Në përputhje me rekomandimet, masat e mëposhtme hyjnë në fuqi: Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme të instalimeve me Leje Mjedisore A të Integruar; Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalimeve me Leje dhe Elaborate…

Lexo më Shumë