Author: Hamdi Kumanova

Kur përmendet BDI nuk mund të mendojm tjetër pos për keqpërdorime dhe korrupsion. Dëshirojmë të informojmë opinionin publik për një çështje të rëndësishme që lidhet me aktivitetin ekonomik të kompanisë “Everest JD” DOOL, e cila është pronë dhe menaxhohet nga Drin Ahmeti, nipi i liderit të partisë non grata BDI, Ali Ahmeti. Sipas informacioneve të disponueshme, kompania në fjalë nuk ka paguar tarifën e koncesionit për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokacionin “Bukoviq”, duke shkelur kështu ligjet dhe rregulloret. Ky veprim i papërgjegjshëm paraqet një formë të rëndë të mostransparencës dhe abuzimit me privilegjet e dhëna për shfrytëzimin e pasurive…

Lexo më Shumë

Prej muajsh, nga vera e kaluar e deri më sot, Klinika e Onkologjisë ka numër të reduktuar të infermierëve, mjekëve dhe administratorëve. Ministria e Shëndetësisë duhet të punësojë 50 persona në këto pozita për ta sjellë Klinikën në një nivel minimal të gatishmërisë. Ministria e Financave duhet të japë miratimet për këto punësime, të cilat ende nuk ishin finalizuar para Vitit të Ri edhe pse premtimet për punësime u dhanë për publikun dhe pacientët me kancer që në korrik, raporton Sloboden Peçat, transmeton Portalb.mk. Nga dje në Klinikën e Onkologjisë ka mbaruar papritur terapia biologjike Atezolizumab (Tecentriq), Bevacizumab (Avastin), Palbociclib,…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër A.B.G., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të subjektit juridik Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, si dhe kundër vetë subjektit juridik Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, për dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale sipas nenit 60-a të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. I dyshuari i parë, që nga data 03.08.2021, me qëllim përfitimi të paligjshëm pasuror për vete dhe për subjektin juridik të dytë, Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, ka vepruar në…

Lexo më Shumë

Kuvendit sot në orën 13 duhet ta vazhdojë seancën e 31-të. Deputetët mes tjerash duhet të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për veprimtari komunale, për ndryshmet dhe plotësimet e Ligjit për policinë financiare, për ndryshimet e Ligjit për ndërtim dhe për ndryshimet e Ligjit për transportin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Lexo më Shumë

LSDM-ja ka shprehur shqetësim serioze për gjendjen katastrofike në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku pacientët nga mbarë Maqedonia përballen me mungesë të barnave jetëshpëtuese, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte elementare për trajtim. “Kjo situatë është rezultat i paaftësisë dhe pakujdesisë së qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ministrit Taravari, i cili shëtit nëpër Uashington dhe poston fotografi ndërsa pacientët vuajnë. Mungesa e barnave, mungesa e stafit dhe mospërfillja e dukshme e nevojave të pacientëve janë tregues i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të sistemit shëndetësor nën drejtimin e kësaj qeverie. Premtimet e tyre për reforma dhe përmirësime në shëndetësi doli…

Lexo më Shumë

Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë e Veriut. Në fillim të mbledhjes, sipas AIM, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës. Kjo kërkesë ishte parashtruar nga E Majta, duke kërkuar që të vihet si pikë në rendin e ditës. Pasi u refuzua kjo kërkesë, deputeti nga E Majta e braktisi mbledhjen. Ndryshe, shteti i Palestinës vitin e kaluar u njoh nga Spanja, Irlanda e Norvegjia.

Lexo më Shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi zyrtarisht Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2028, një udhërrëfyes strategjik për forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së shtetit në hapësirën kibernetike. Kjo strategji shënon një pikë kthese në përpjekjet e shtetit për të mbrojtur infrastrukturën e tij digjitale dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të besueshme për të gjithë. Strategjia miratohet pas një periudhe trevjeçare pa një kornizë kombëtare për sigurinë kibernetike, ku mungesa e një rregullative gjithëpërfshirëse kibernetike e la vendin të ekspozuar ndaj kërcënimeve në rritje. Maqedonia e Veriut është përballur me sulme kibernetike të…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Manastir, ku janë matur -4 gradë, -2 në Prilep dhe Kodrën e Diellit. Pastaj -1 në Lazaropole, 0 në Tetovë, Demir Kapi, Strumicë, Shtip, Berovë, Kavadar, Krushevë dhe Mavrovë. 1 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Pretor, Vinicë, Veles dhe Dibër, 2 në Kumanovë, 3 në Ohër dhe Gjevgjeli. Trashësia e borës në orën shtatë të mëngjesit të sotëm ka qenë 49 centimetra në Kodrën e Diellit, 40 në Mavrovë, 22 në Krushevë, 15 në Manastir, 7 në Tetovë, 5 në Demir Kapi, Berovë, 4 në Shtip, Lazaropole.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistën në Alsat, tha se, po do të kandidojë edhe për një mandat në Komunën e Tetovës. Ai theksoi se deri më tani janë bërë shumë punë, por ka edhe shumë projekte në të cilat punohet dhe duhet më shumë kohë për tu realizuar. “Patjetër që ka shumë punë që janë realizuar në Komunën e Tetovës, por ka edhe shumë punë që kërkojnë më shumë se katër vite për ti realizuar. Na presin shumë punë në Komunë të Tetovës, shumë projekte dhe sigurisht se unë vlerësoj…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE thonë se partia opozitare LSDM është në një rrugë të sigurt për t’u zhdukur “Me heshtjen e tyre, LSD është në rrugë të zhdukjes, ashtu siç u zhduk dhe u zhduk Artan Grubi. Siç po kalojnë ditët dhe nuk po kërkojnë falje që e lejuan Grubin të vjedhë e të kryejë vepra kriminale, LSD humbet gjithnjë e më shumë. Fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm për krimet e Artan Grubit janë LSD-ja, të cilët edhe pse gjatë gjithë periudhës së qeverisjes e kishin për ministër të Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, as nuk e penguan dhe as nuk…

Lexo më Shumë

Prej katër ditësh, Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurmë. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë. Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta riktheje të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se…

Lexo më Shumë

Ajri i ndotur ka përfshirë rajonin, si Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, por edhe Kosova nuk është në pozitë të mirë. Në ranglistën e IQAir, që bën matjen e cilësisë së ajrit në nivel global, Sarajeva (në ora 07:54) është në vendin e parë me ajrin më të ndotur në botë me 460 pikë e që cilësohet si i rrezikshëm. Nga rajoni ajër të ndotur është raportuar të ketë edhe Shkupi, që në orët e mëngjesit të së mërkurës gjendet në vendin e 16-të me 155 pikë, që referohet si ajër i pashëndetshëm. Në këtë ranglistë, Prishtina sot në…

Lexo më Shumë