Author: Hamdi Kumanova

Në një akt të paprecedent manipulimi dhe mashtrimi, përfaqësuesit e koalicionit VLEN sërish dëshmuan se i gjithë koalicioni i tyre është i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe manipulime. Deklaratat e tyre publike për një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump ishin një mashtrim i turpshëm dhe një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një iluzion të mbështetjes ndërkombëtare. Në vend që të përfaqësonin dinjitetshëm interesat e qytetarëve, ata u panë duke endur rrugëve të Uashingtonit, duke publikuar foto groteske në rrjetet sociale përpara posterave të ceremonisë dhe ndërtesave qeveritare. Kjo farsë publike, e paguar me…

Lexo më Shumë

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024. Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur në vend nga prurjet e turizmit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në NATO të shpenzojnë më shumë para për bomba dhe plumba. Propozimi i Trumpit për t’u kërkuar anëtarëve të dedikojnë pesë për qind të Prodhimit të Brendshëm Burto (PBB) për mbrojtjen u hodh poshtë nga shumë prej vendeve, por kërkesa për ndarjen e buxheteve më të mëdha nuk pritet të zhduket. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se shpenzimet mund të duhet të rriten deri në 3.7 përqind të PBB-së. Vetëm Polonia është mbi këtë nivel aktualisht. Caku aktual i vendeve anëtare të NATO-s për buxhetin e…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të martën se ka të ngjarë të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse presidenti i saj, Vladimir Putin , refuzon të negociojë për përfundimin e luftës në Ukrainë. Trump nuk dha detaje mbi sanksionet e mundshme shtesë. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë sanksionuar rëndë Rusinë për pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt 2022. Trump tha se administrata e tij po shikonte gjithashtu çështjen e dërgimit të armëve në Ukrainë, duke shtuar pikëpamjen e tij se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën. “Ne po flasim me (Presidentin ukrainas Volodymyr…

Lexo më Shumë

Prokurorët e përgjithshëm të 22 shteteve amerikane ngritën padi të martën për të bllokuar masën e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund një praktike imigracioni në Shtetet e Bashkuar të njohur si e drejta e shtetësisë përmes lindjes, e cila garanton që fëmijët e lindur në SHBA janë shtetas pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre. Urdhri ekzekutiv i zotit Trump i nënshkruar të hënën synon përmbushjen e një premtimi të fushatës presidenciale, por suksesi i tij është i pasigurt, në kushtet kur e drejta e shtetësisë në bazë të lindjes është e parashikuar në kushtetutën amerikane. Prokurorët e…

Lexo më Shumë

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pasi një rrëshqitje dheu goditi provincën Java Qendrore të Indonezisë, thanë autoritetet qeveritare. Rrëshqitja e dheut në qytetin e Pekalongan u shkaktua nga shirat e dendur, tha një zëdhënës i agjencisë së zbutjes së fatkeqësive të vendit. Autoritetet janë në kërkim të tre personave të tjerë të zhdukur pasi kanë paralajmëruar se shiu pritet të vazhdojë për disa ditë. Media lokale e lajmeve Kompas TV tregoi shtëpi të dëmtuara rëndë dhe pjesërisht të fundosura nga rrëshqitja e dheut. Disa makina u panë të zhytura në baltë. Rrugët…

Lexo më Shumë

Profesorët e Universitetit të Trentos studiuan sjelljen e milingonave për të kuptuar se si këto insekte lëvizin në mënyrë efikase pa u penguar, edhe kur janë në grupe të mëdha. Marco Guerrieri, profesor i specializuar në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, dhe Nicola Pugno, profesor i mekanikës së trupave të ngurtë dhe strukturave, janë bashkautorë të këtij studimi. Sjellja e milingonave ka frymëzuar fusha të ndryshme shkencore për shkak të aftësisë së tyre për të zgjidhur probleme komplekse. Gjatë lëvizjes, milingonat krijojnë rrjete të kryqëzuara që ngjasojnë me trafikun e automjeteve në autostrada, shkruajnë mediat. Duke analizuar një shteg milingonash prej…

Lexo më Shumë

Në mesin e pikave të nxehta mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, asaj që duhet kushtuar më së shumti vëmendje është fakti se si kompanitë e mëdha amerikane të internetit mund ose nuk mund të jenë nën shënjestrën e BE-së. Në këtë çështje, çelësi është Akti i Shërbimeve Digjitale i Brukselit (DSA). Ky akt hyri në fuqi më 2022 dhe qëllimi i tij është të merret me çështjet si, përmbajtja e jashtëligjshme, dezinformimi i mundshëm dhe transparenca në reklamimin online. Komisioni Evropian e ka hapur tashmë procedura kundër X-it të Elon Muskut, Meta-s së Mark Zuckerbergut dhe platformës së…

Lexo më Shumë

Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot përsëri ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Sela në “Daily Click” tha se Kurti po e bën punën e djallit dhe nuk është ai që e ka njohur dikur dhe shtoi se, Kurti është i keqinformuar. “Është i keqinformuar në variantin më të mirë. E ka ambasadorin në Shkup, si mund të keqinformohet? Unë thash në variantin më të mirë, në variantin më të keq, po e bën punën e djallit dhe nuk është ai kryeministër që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov, konfirmoi sot se Sindikata e UPOZ-it ka marrë njoftim se është pranuar kërkesa e tyre për takim me Qeverinë, i cili do të bëhet pas kthimit të delegacionit qeveritar nga Shtetet e Bashkuara. LSM pret që ky takim të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur. “Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt, duke qenë se kolegët e këtyre gjashtë ministrive dhe dy institucioneve të tjera presin që të intensifikohen bisedimet, të cilat u pezulluan për shkak të refuzimit të anekseve të marrëveshjeve kolektive nga Ministria e Financave.…

Lexo më Shumë

Shpenzimet minimale të një familjeje katëranëtarëshe në janar janë rritur për 391 denarë në krahasim me dhjetorin. Në pjesën e ushqimit dhe pijeve vërehet rritje prej 123 denarëve, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë e cila sot në konferencë për media i publikoi të dhënat më të reja për Shportën Minimale Sindikale dhe për atë nëse shporta e vitit të ri i ka dhënë efektet e dëshirueshme. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov tha se për 12 muaj, gjegjësisht nga fillimi i vitit të kaluar deri më tani shpenzimet minimale në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë rritur…

Lexo më Shumë

28-vjeçari me iniciale A.M. nga Shkupi për TV21 thotë se është rrahur në mënyrë brutale nga policia. Ai thotë se është rrahur në territorin e Shutkës, deri sa po zhvillohej një aksion policor. Shton se nuk ka lidhje me personat që po kërkonte policia, ndërsa thekson se Sektori për Punë të Brendshme nuk po ia dokumenton rastin. Ngjarja ka ndodhur në një aksion policor në hyrje të lagjes “Shuto Orizare”. I dëmtuari A.M. thotë se doli në lagje pasi dëgjoi zhurma, për të parë se çfarë po ndodhte. Ai thotë se është kapur nga dy policë në uniformë me maska…

Lexo më Shumë