Një moment i këndshëm është regjistruar në Shtëpinë e Bardhë teksa presidenti i sapobetuar Donald Trump kishte nisur nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë. Gjatë ceremonisë, një nga gazetarët e ka pyetur Trump nëse paraardhësi i tij Biden i kishte lënë një letër, një traditë kjo që presidentët amerikanë e ndjekin prej vitesh. Kjo pyetje i ka zgjuar kureshtjen presidentit të ri, i cili mesa duket e kishte harruar këtë pikë të protokollit dhe ka nisur të kontrollojë menjëherë sirtarët, në një prej të cilëve gjati dhe letrën e Joe Biden. Presidenti e falënderoi gazetarin, duke thënë me ironi se me shumë…
Author: Hamdi Kumanova
Në orët e para të mëngjesit, ekipet e EMV Distribuimi me sukses kanë përfunduar të gjitha aktivitetet e parashikuara jashtëzakonisht komplekse për riparimin dhe eliminimin e defektit në linjën kryesore A në komunën e Qendrës, e cila kalon nëpër bulevardin “Koço Racin”, në shtrirja midis Qendrës Vero dhe Pishinës Olimpike, thuhet në njoftimin e EMV-së. “Punonjës me përkushtim serioz dhe Ekipi përfundoi me sukses rehabilitimin e linjës kryesore gjatë natës. Pas përfundimit të këtyre ndërhyrjeve janë duke u zhvilluar aktivitetet për mbushjen e tubacioneve të ujësjellësit, pra shpërndarjen e energjisë termike për konsumatorët e furnizuar nga ajo Linja kryesore është…
Një qendër tregtare në Vorë është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Zjarri raportohet se po përhapet me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, si edhe e ndikuar nga materialet që gjenden brenda në godinë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Burime bëjnë me dije se në momentin kur ra zjarri në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në katin e dytë të qendrës tregtare, duke u përhapur më pas në të gjithë godinën.
Dukshëm po ndryshon struktura e moshës së punonjësve në Kroaci. Në vitin 2008, kompanitë dhe institucionet kroate punësonin rreth 609 mijë të rinj deri në moshën 34 vjeç, ndërsa sot numri i të punësuarve nën 34 vjeç është ulur në vetëm 497 mijë. Gjatë 16 viteve, tregu i punës humbi 112 mijë punëtorë, që është i barabartë me numrin e banorëve të qytetit të Rijeka. Akoma më keq është që ky rënie nuk arriti të kompensohej as nga importi masiv i fuqisë punëtore të huaj, e cila kryesisht përbëhet nga të rinjtë, sipas asaj që mund të vihet re nëpër…
Ndotja e ajrit është përgjegjëse për vdekjen e 357,000 njerëzve në BE në vitin 2022. Shkaku kryesor ishte ekspozimi ndaj grimcave të imëta si pluhuri, tymi dhe tymrat e shkarkimit, por edhe dioksidi i azotit nga djegia e karburantit dhe ozoni. Ndotja është e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, goditjet në tru, diabetin, kancerin e mushkërive dhe lindjet jonormale. Është veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit. “Maqedonia e Veriut kishte shifrat më të këqija në Evropë në vitin 2021, me 255 vdekje të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave të imëta për…
Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione – Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do të debatojnë për Planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimeve për vitin 2025. Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Instrument mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për aranzhmane të posaçme për zbatimin e përkrahjes nga Unioni në pajtim me Instrumentin për reforma dhe rritje, është në rend të ditës të Komisionit për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme dhe…
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve kthehet përsëri në procedurë parlamentare në seancën e sotme të 31-të, pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova kohë më parë nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në seancën e 27-të plenare, me shumicë të thjeshtë dhe Badenter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, ndryshimet ligjore kthehen në Kuvend dhe nëse votohen sërish, presidentja do të duhet ta nënshkruajë dekretin. Në shpjegimin e presidentes thuhet se ndryshimet e votuara të Ligjit përmbajnë disa dispozita kontestuese. Në sqarim ajo thekson se ka bërë…
Një armë zjarri me një karikator dhe 50 fishekë, janë konfiskuar nga një person në Çagllavicë, i cili dyshohet të ketë kanosur një kosovar tjetër. Anise i kishte me leje, sipas Policisë së Kosovës, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, ai është dëruar në mbajtje. ”Çagllavicë 20.01.2025-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 50 fishekë të cilat i kishte me leje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në…
Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbi dyshimin për vjedhje. Ata u arrestuan në Veternik të Prishtinës, ndërsa sipas raportit policor, gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6 palë syze dielli dhe një parfum. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. ”Veternik, Prishtinë 18.01.2025-NN. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar një mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6 palë syze dielli dhe një parfum. Pas intervistimit, me…
Ish-kryetari i Kuvendit të Vojvodinës Nenad Çanak deklaroi se po përgatitet terreni për likuidimin e tij. Canak tha për TV Blic se djali i tij fillimisht ishte shënjestruar në TV Informer nga Dragan Vuçiqeviq, e më pas nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe se tre ditë më parë i ishte hequr siguria policore pas 20 vitesh. “Pas 20 vitesh m’u hoq mbrojtja policore, të cilën e kisha sepse karteli i drogës, i cili përfundoi në burg dhe në të cilin kontribuova, vendosi të likuidojë tre persona dhe unë isha i mbijetuari i fundit, pastaj bëj pyetjen: A është kjo një…
Një tërmet me magnitudë 6.4 i dhkallës Rihter goditi Tajvanin jugor pak pas mesnatës të së martës, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, thanë autoritetet e ishullit. Midis tyre ishin gjashtë persona, përfshirë një foshnjë një muajshe, të cilët u shpëtuan nga një shtëpi e shembur në distriktin Nanxi, Tainan. Nuk raportohet për të vdekur, megjithëse ekipet e shpëtimit janë ende duke vlerësuar dëmet. Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Dapu në qarkun Chiayi në një thellësi prej 9.7 kilometrash, thanë autoritetet, raporton AP.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi. Në rrugën Shkup-Tetovë dhe Veles-Katllanovë për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria në 100-150 metra. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdesa me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

