Diplomati danez, Peter Sorensen, pritet të pasojë sllovakun Miroslav Lajçak në rolin e të dërguarit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Por, pavarësisht një emri të ri në strukturën e ndërmjetësit, problemet e vjetra mbesin aty. Njohësit e procesit të dialogut thonë se është e rëndësishme që i dërguari i BE-së vjen nga një vend që njeh pavarësinë e Kosovës, por përfaqëson një institucion që ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovë. Melazim Koci, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh për A2: “Gjithnjë përderisa Bashkimi Europian nuk ka qëndrim të unifikuar në raport me statusin e Kosovës, ata…
Author: Hamdi Kumanova
Opinionistja, Ornela Çuçi deklaroi se SPAK ka ardhur në Shqipëri me fillesat e administratës së parë të Donald Trump. E ftuar në emisionin “360 Gradë”, ajo tha se qeveria amerikane do vazhdojë të mbështesi fortë heqjen e korrupsionit dhe gjatë këtij mandati 4-vjeçar. “SPAK ka ardhur në Shqipëri me fillesat e administratës së parë të Trump. Unë mendoj që qeveria amerikane do vazhdojë të mbështesi fortë heqjen e korrupsionit për një arsye të vetme, sepse lufta kundër korrupsionit është mbështetje ndaj sigurisë ndërkombëtare në vendet si tonat. Në një vend si Shqipëria që është në mes të një Ballkani me…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,16 % në raport me vendimin e datës 17.01.2025 Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU rritet për 0,337 den/kg…
Sot në mëngjes është djegur një shtëpi në fshatin Çiflikë të Dellçevës ku ka humbur jetën një person. Sipas njoftimit të QMK-së njësitë zjarrfikësve kanë intervenuar nga ora 5:00 deri 9:00, ndërsa shtëpia është djegur tërësisht. “Është gjetur një trup i djegur plotësisht mashkull i lindur në vitin 1988, i cili jetonte i vetëm dhe kishte probleme shëndetësore”, thonë nga QMK. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Rreth 1200 persona janë paraqitur në konkursin e dhjetorit për punësimin e 600 policëve të rinj, theksojnë për Alsat nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq vijon procesi i seleksionimit. Sipas shpalljes, gjysma e kandidatëve të zgjedhur do të punësohen në Shkup, ndërkaq të tjerët nëpër sektorët për punë të brendshme në mbarë vendin. Të dhënat e siguruara nga Alsat tregojnë se për 10 vitet e fundit vazhdimisht ka rënie të interesimit për tu bërë polic. Nëse dikur për një vend në polici kishin konkurruar 10 persona, me konkursin e fundit për një pozitë luftojnë vetëm 2. Konkursi, po zhvillohet…
Për shkak defektit në rrjet, shumë zona të Shkupit mbetën pa ngrohje qendrore. Nga EMV njoftuan se po punohet në zgjidhjen e problemit që ka shkaktuar humbje të ujit dhe me këtë është zvogëluar dërgesa e energjisë termike në lagjet Novo Lisiçe, Aerodrom, Kisella Vodë, Kapishtec dhe zona të tjera. Në ndërkohë, disa shkolla dhe çerdhe kanë njoftuar prindërit për t’i marrë fëmijët për shkak mungesës së ngrohjes. /Alsat.mk
MPB njofton se në rrugën Qaf Thanë-Podmole të Strugës një veturë ka dal nga rruga, ku është lënduar një person. “Më 19.01.2025 rreth orës 10:00 në SPB Strugë është paraqitur se në rrugën rajonale Qaf Thanë-Podmole, vetura “Peugeot” me targa të Strugës, drejtuar nga F.D. (48) nga fshati Radlishtë e Strugës ka dalë nga rruga”. Në aksident është lënduar rëndë F.D. (18) nga fshati Radolishtë të cilët janë konstatuar në spitalin “Shën Erzamo” në Ohër. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga SPB Ohër.
Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut njofton se ka shlyer euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove. “Sot shlyem në tërësi euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove, i cili u maturua për pagesë më 18 janar 2025. Me qëllim që të sigurohen mjete me shpenzime më të ulëta për pagesën e këtij euroobligacioni, u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import nga Hungaria. Me anë të kushteve me të cilat i siguruam këto mjete, u bënë kursime në buxhet mbi bazën e interesit dhe provizioneve. Do të vazhdojmë…
Njëri prej themeluesve të Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Fesë Islame është përfshirë në një skandal seksual. Ragip Përgjegjaj, 56-vjeç, është arrestuar nga Policia e Kosovës të premten pasdite nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të mituri, ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të rendit. Përgjegjaj, ishte një nga pjesëmarrësit e mbledhjes së parë themeluese të Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Fesë Islame, të njohur ndryshe si Lëvizja e Deçanit, më 20 tetor të vitit 2023. Ragip Përgjegjaj, pjesëmarrës në aktivititetin e parë të krijimit të Lëvizjes së Deçanit Policia tha të shtunën se rasti për të cilin…
Situata me gripin stinorë pasqyrohet me mbushjen ambulancave dhe spitaleve në vend. Më të prekur janë fëmijët, ndërsa klinika për sëmundjen e mushkërive të fëmijëve në Kozle po punon me kapacitete të përforcuara me qëllim që të kryejë deri në 200 kontrolle në ditë për fëmijët që kryesisht janë të prekur në pjesën respiratore. Nga kjo klinikë thonë se mëngjesin e sotëm kishte të shtrirë 75 pacientë, por sipas zëdhënëses së këtij spitali, ky numër lëviz dhe autoritetet spitalore vazhdimisht punojnë për sigurimin e shtretërve të lirë dhe ofrimin e shërbimeve për pacientët. /Alsat.mk
Drejtoria për të Ardhura Publike u kujton taksapaguesve të cilët kanë obligim të dorëzojnë TVSH-04 se afati për dorëzimin e tyre është deri më 27 janar 2025. Deri më sot, nga gjithsej 41,531 deklarata të pritshme për TVSH-04, janë dorëzuar 6,253 deklarata, që përfaqësojnë vetëm 15.1 për qind të totalit. “Kanë mbetur edhe 35.278 deklarata të TVSH-04 që duhet të dorëzohen në ditët e mbetura. Ju apelojmë që të jeni tatimpagues përgjegjës dhe të dorëzoni të gjitha dokumentet e nevojshme tek kontabilistët tuaj në mënyrë që të përpunohen në kohë dhe me saktësi deklaratat tuaja të TVSH-së-04 për këtë periudhë…
Prokurori Shtetëror, Ljupço Kocevski thotë se vazhdon procedura kundër Artan Grubit, edhe pse ai është në arrati. “Pa dallim se ai është në arrati, edhe për Artan Grubin edhe për të dyshuarin tjetër, procedura edhe më tej vazhdon dhe opinioni do të njoftohet”, tha Kocevski. I pyetur se ka procedurë kundër gjyqtarit Enver Bexheti i cili është vendosur në “listën e zezë amerikane”, Kocevski u përgjigj se “së bashku me atë lëndë që ka të bëjë me gjyqtarin, edhe për Artan Grubin, dhe eventualisht edhe për ndonjë person tjetër, po kryhet procedurë parahetimore dhe do shikojmë se si do të…

