Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Marco Rubio, i cili është konfirmuar si sekretar i 72-të i shtetit amerikan. Osmani në një postim në platformën X shkruan se Kosova mezi pres të punoj me sekretarin Rubio. “Urime Marco Rubio për konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së. Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, shkruan e…
Author: Hamdi Kumanova
Jo rrallëherë zyrtarët në institucionet shtetërore janë cak i kanosjeve e sulmeve verbale, incidente këto që lidhen kryesisht me punën e tyre dhe vendimet që merren. Këto raste shpesh kanë ndodhur edhe në nivelin lokal, ku kryetarët e komunave apo edhe zyrtarë të tjerë janë përballur me situata të tilla. Kështu po dyshohet se ka ndodhur të hënën në Dragash. Media ka mësuar se viktimë në këtë rast është drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, i cili e ka denoncuar një qytetar për sulm dhe kanosje. Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht i është vërsulur Ramadanit, duke e sulmuar…
Dashnor Kaloçi Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga…
Kryeministri Edi Rama në 14 vjetorin e ngjarjes tragjike të 21 Janarit ku u vranë 4 protestues është shprehur se drejtësia vonon por nuk harron. Por, kreu i qeverisë shtoi se “sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë”. “21 Janar🌹 “Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkroi Kryeministri. Dosja për “21 Janarin” po hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër…
Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, mund ta shënojë fillimin e një politike të re të Uashingtonit ndaj Ukrainës, me zotimet për angazhim për një marrëveshje paqeje ose armëpushimi dhe një dëshirë të shprehur qartazi për tërheqje të SHBA-së. Kjo ka nxitur udhëheqësit evropianë të diskutojnë opsione që më parë cilësoheshin të paimagjinueshme për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas luftës, pa përfshirjen e SHBA-së. Në krye të listës është sugjerimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të vendosur forca ushtarake evropiane në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje. Ky propozim, i parashtruar fillimisht gati një vit më…
Lërini anash miliarderët. Trilionerët e parë janë në rrugën e tyre. Pesë njerëz pritet të grumbullojnë të paktën 1 trilion dollarë pasuri brenda dekadës së ardhshme, nëse tendencat aktuale vazhdojnë, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam. Shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, aktualisht personi më i pasur në botë me vlerë më shumë se 430 miliardë dollarë, pritet të bëhet trilioner në pak më pak se pesë vjet. Së shpejti atij do t’i bashkohet themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, themeluesi i Oracle, Larry Ellison, CEO i Meta, Mark Zuckerberg dhe CEO i LVMH, Bernard Arnault dhe familja…
Forumi Ekonomik Botëror në Davos u shoqërua nga protesta të rinjsh. Ata duan të thonë fjalën e tyre në forum. Protesta është e vogël, por e zhurmshme. Disa qindra të rinj të mbledhur në sheshin qendror në Davos të Zvicrës ku zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror e konsiderojnë këtë takim harxhim parash dhe kohe. “Ne protestojmë kundër takimit të lobit të të pasurvedhe të fuqishmëve në Davos. Është e qartë që ata janë përgjegjës për krizat e kohës sonë,” thotë Mirjam Hostetmann nga Socialistët e Rinj Zviceranë, të cilët bashkëorganizojnë demonstratën nën moton. “Strike WEF.” “Eat the rich” (Hani të pasurit)…
Personat pa arsim, si dhe ata me arsim jo të plotë, janë “punëkërkuesit” më të shumtë. Edhe pse numri i qytetarëve të papunë që kërkojnë punë dhe të regjistruar në Agjencinë për Punësim të Maqedonisë është në rënie të vazhdueshme, në treg ka disa “anomali” që janë shqetësuese. Të dhënat e fundit tregojnë se afër 60 mijë persona të papunë janë pa arsim dhe me shkollë fillore, përderisa afër 8000 persona janë pa arsim të mesëm të rrumbullakuar. Me fjalë tjera, mbi 60 për qind e të papunëve janë pa arsim përkatës. Në të njëjtën kohë po shënohet edhe ulje…
Konfirmimet nuk vijnë më të lehta se kaq. Senati miratoi të hënën me votë unanime 99-0 emërimin e senatorit Marco Rubio (R-Fla.) si sekretar shteti, disa orë pasi Presidenti Trump bëri betimin në Rotondën e Kapitolit. Rubio, 53 vjeç, është latini i parë që shërben si diplomati më i lartë i Amerikës dhe sjell me vete përvojë të gjerë në politikën e jashtme, pasi ka shërbyer si anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe si nënkryetar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit. Presidenti dhe sekretari i shtetit janë ish-rivalë politikë, të dy duke kërkuar emërimin republikan për…
Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhëri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024. Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit. Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me…
Në një postim të fundit që ka ngjallur shumë reagime, Bekim Hamëz Jashari – një nga figurat më të spikatura të Kosovës dhe anëtar i familjes heroike të Jasharëve – ka folur hapur për sfidat e Kosovës dhe veprimet që duhet ndërmarrë për të forcuar sovranitetin e vendit. Edhe pse pa e përmendur me emër, mesazhi i tij duket se fokusohet te mbyllja e zyrës paralele serbe në Skenderaj, një akt që ka ndodhur vetëm pas 25 vitesh nga çlirimi i Kosovës dhe 17 vitesh shtetësi. Jashari e sheh këtë si një hap të domosdoshëm për të luftuar ndikimin…
Bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndrrojë jetë më 21 janar 2006. Në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentës së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh. Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 09:00, Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, do të bëjnë homazhe tek varri i presidentit Rugova, në Velani. Më pas, në orën 11:00, do të mbahet Akademia Përkujtimore për nder të presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të ceremonisë do të hapet ekspozitë e fotografive të presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka. Gjithashtu…

