Author: Hamdi Kumanova

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në fshatin Çemersko të Kavadarit ku janë të akomoduar 30 persona. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev. Ai shtoi se në vendin e ngjarjes gjenden ekipe të zjarrfikësve, personelit mjekësor dhe policë. “Nuk ka viktima, kjo është me rëndësi. Prioritet ka qenë që të nxjerrën në vend të sigurt të gjithë personat që kanë qëndruar në shtëpi. Kemi dërguar dy minibusë, pesë autoambulanca dhe do të transportohen të gjithë në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit prej nga familjet do të mund t’i marrin”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Vazhdon debati publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje lokale. Sipas ministrit Perinski, ndryshimet kanë për qëllim funksionimin më efikas dhe më transparent të komunave si dhe të mos lejohet që zhvillimi i komunave të mbetet peng i vullnetit të kryetarëve. Gjatë debatit të dytë konstultativ, ministri i vetëqeverisjes lokale, tha se është koha që ligji të modernizohet, përshtatet dhe të përmirësohet. Perinski tha se procesi konsultativ pritet të përfundojë në fund të marsit, pastaj vijon procesi me partitë në Kuvend, ndërsa pritjet janë që ligji jetë në zbatim pas zgjedhjeve lokale. Ndërkohë duke iu përgjigjur gazetarëve, Perinski tha se…

Lexo më Shumë

Shkrimtari dhe aktori i njohur, Çun Lajçi, ka sqaruar një shkrim të tij që ka bërë ditën e djeshme, për fushatën e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe fushatat aktuale të partive politike. Ai sot bëri të ditur se kur e postoi foton e Rugovës përkrah asaj të Kurtit, nuk kishte qëllim t’i krahasonte vlerat e tyre njerëzore, por që kishte një qëllim tjetër. “Qëllimi im ishte të theksoja se plisi i bardhë në kokat e tyre, ashtu si dhe shumica solide e popullit që dikur donte njërin dhe sot do tjetrin, ishin pjesë e një të vërtete të dy kohëve.…

Lexo më Shumë

MPB ka mjoftuar se me datë 19.01.2025 në ora 10:00 punonjësit policorë të NjP Kodra e Diellit kanë arrestuar personin E.I. (31) nga fshati Orashje,pasi që ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 19.01.2025 në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.B. (28) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në Spitanin klinik të Tetovës e ka sulmuar fizikisht mjekun N.A.(47) nga fshati Xhepçisht i Tetovës. B.B. është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, më 19 nëntor 2024 është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë. Ministrja Gërvalla ngarkohej se në cilësinë e zyrtares së lartë publike, në formularin për deklarim të pasurisë më 22 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara me ligj. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të përpiluar më 3 dhjetor 2024, thuhet se nuk ka mëdyshje që me provat e administruara në shqyrtim gjyqësor u vërtetua se vepra me të cilën akuzohej Gërvalla nuk përbën vepër penale dhe se faktet e paraqitura si në…

Lexo më Shumë

Me paraqitjen e provave materiale, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për rrëmbimet dhe vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesa. Janë pesë persona në bankën e të akuzuarve për vrasjet e tmerrshme, Ljupco Palevski-Palço, Vlatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski, të cilët akuzohen si bashkëkryerës për dy krime – rrëmbim dhe vrasje, si dhe Aleksandar Gjorçevsky, babai i Vanjës, i cili akuzohet se ka ndihmuar, transmeton Portalb.mk. Seanca e fundit e procesit gjyqësor është mbajtur saktësisht një muaj më parë, pra më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kur u…

Lexo më Shumë

Rreth 42 mijë kërkesa janë grumbulluar në platformën PER për regjistrimin e shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit, por kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 11 Majit. Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani 27,992 kërkesa janë shqyrtuar, por rreth 17,662 janë miratuar. Në kërkesat sipas gjinisë, meshkujt kryesojnë me 65% dhe femrat me 35%. Grupmosha më e interesuar mbetet 26–35 me afro 29%, e ndjekur nga grupmosha 36–45 me 27%, 19% shtetasit nga 46–55 vjeç, 14.6% mosha mbi 56 vjeç dhe më pak të interesuar të rinjtë e moshës 18–25 vjeç.…

Lexo më Shumë

Nga Gjykata Penale njoftojnë se kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Rade Trajkovskit, i njohur si Shtekli dhe 9 personave të tjerë që dyshohen për krijimin e grupit kriminel për trafikim me lëndë narkotike. Paraburgimi, siç njofton Gjykata Themelore Penale në Shkup, fillon nga momenti i gjetjes, përkatësisht privimit nga liria të personave në fjalë.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku sipas tyre “Agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si operacion ushtarak”. Nga BDI thonë se një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe si vend aspirant për integrim evropian. “Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas. BDI riafirmon qëndrimin e…

Lexo më Shumë