Author: Hamdi Kumanova

Kështu duket përditshmëria e Xhenetës 19-vjeçe. Edhe për të lëvizur i duhet ndihma e dikujt, pasi që nga lindja vuan epilepsia dhe skolioza, që është shtrembërim i kurrizit. Barrën më të madhe për kujdesin ndaj saj e ka e ëma, Aida. E ushqen, vesh, e lan dhe i ndihmon të lëvizë. Aq e madhe është brenga e saj, saqë nuk e përshkruan dot as me fjalë. “Zor është, zor, kush të dojë le të thotë…”, u shpreh Aida Ramush, nëna e Xhenetës. Nëna e 5 fëmijëve nga Shuto Orizare e Shkupit, rrëfen se mjekët në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka komentuar anketën e fundit të Institutit Anketues IKPSJ ku BDI printe dukshëm ndaj koalicion VLEN për nga përkrahja qytetare. Osmani ka ironizuar me interpretimin e anketës, teksa ka bërë thirrje dhe për të shkuar në zgjedhje. “Çfarë gabimi paskemi bërë! Pyetjen “Me cilën parti jeni më të afërt” e paskemi lexuar si “Cilën parti e mbështesni.” Na falni për këtë interpretim kaq të vështirë për ta kuptuar! Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat!” ka shkruar Osmani.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një ligji të ri për arsimin e lartë, Ministria e Arsimit kërkon që të reduktojë programet studimore dhe të rrisë kompetencat sa i takon veprimit mbi parregullsitë që konstaton në institucionet e arsimit të lartë. Për Alsat, ministrja Vesna Janevska thotë se ligji do të jetë gati së shpejti për debat publik. Ajo kërkon bashkëpunim nga universitetet për të realizuar synimet. “Ka shumë programe studimore, disa do të vendosen në pushim dhe tashmë po vendosen në pushim, një pjesë do të reduktohen. Ka shumë fakultete me të njëjtën veprimtari, shumë fakultete juridike, shumë fakultete për shkenca mjekësore, shumë fakultete…

Lexo më Shumë

Kështu duket njëra prej rrugëve më të frekuentuara në kryeqytet…( atmosfere pamje) Derisa vazhdojnë punimet për rrugën e re që lidh Shkupin me Prishtinën, rruga e njohur si “Rruga e Kaçanikut” është lënë kryesisht në harresë. “Autoritetet tashmë për një kohë të gjatë, nuk kanë bërë asnjë lëvizje për sanimin e kësaj rruge, duke mos gjetur qoftë edhe zgjidhje të përkohshme, siç është edhe mbushja e këtyre gropave që janë në këto përmasa”, njofton Ajnur Bafqari, gazetare. Qytetarët shprehen të revoltuar, thonë se si pasojë e gropave, makinat e tyre po shkatërrohen. “Gropa shumë, duhet të bëhet gati më shpejtë”,…

Lexo më Shumë

Në vend që të luftojnë me sëmundjen, pacientët e prekur nga kanceri duhet të luftojnë edhe me stresin e shkaktuar si pasojë e mungesës së terapisë biologjike. Ana Marjanoviq, paciente e Onkologjisë rrëfen për Alsat se situata e krijuar nuk është aspak e lehtë. “Ajo që e dimë është se gjendja psikologjike e pacientëve që kanë mbetur pa terapi në këtë moment nuk është e mirë. Gjithashtu, e dimë se kur luftoni me kancer njëra ndër gjërat më kryesore që secili doktor do të thotë është se duhet të qëndroni pozitiv, duhet më pak stres të keni dhe kjo situatë…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër të Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me qeverinë e tij “përfundon epoka e institucioneve ilegale të Serbisë në Kosovë”. Kurti në një tubim në Llabjan të Artanës tha se të tjerët para tij në pushtet, “e patën bërë Kosovën copë-copë”. Ai gjithashtu tha se ka bërë shumë që të luftojnë grupet kriminale të Serbisë në Kosovë.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai mbrëmë takoi mërgatën shqiptare në Vjenë të Austrisë, e cila çdoherë është e përkushtuar për fatet e atdheut si pjesë më vitale e kombit. Në takim u theksua roli dhe kontributi i pazëvendësueshëm i mërgatës për lëvizjet çlirimtare dhe si shtyllë e fortë për zhvillimin ekonomik të trojeve etnike. Zëvendëskryeministri Fetai u zotua se qeveria e re do të punojë shumë për të forcuar lidhjet me mërgatën dhe për të siguruar se zëri i tyre të dëgjohet dhe të respektohet. “Ata janë jo vetëm ambasadorët më të mirë të kombit tonë në botë,…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Sopishtes digjet një autobus i Ndërmarrjes Publike të Transportit “Shkupi”. Nga pamjet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve – MIA shihet se si digjet pjesa e pasme e autobusit. Nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup kanë njoftuar se zjarri është denoncuar në orën 12.33 dhe se me intervenimin e tyre është shuar në tërësi dhe nuk ka të lënduar. Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për autobusin e linjës me numër 58. Nga MPB-ja kanë njoftuar se zjarri ka shpërthyer derisa autobusi ka lëvizur në qarkoren e Sopishtes. Sipas policisë, një personi I cili kishte thithur tymin I është…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Kristian Marku alias Kristian Bardhi, në Vlorë. Pas hetimeve të thelluara, theksohet se është arrestuar 36-vjeçari Erad Cenaj me origjinë nga Kukësi. Sipas policisë, 36-vjeçari ka siguruar automjetin për vrasjen e Kristian Markut. Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe…

Lexo më Shumë

Një shtetas gjerman është qëlluar për vdekje nga një shkëmbim zjarri në afërsi të kufirit me Kanadanë. Ai dhe shoqëruesja e tij Teresa Youngblut, një shtetase amerikane, ishin nën vëzhgim nga FBI për disa ditë. Ndërsa Youngblut e cila ka mbetur e plagosur nga të shtënat, do të dërgohet para një gjykatësi federal në SHBA të hënën. Kur oficerët e Patrullës Kufitare të SHBA-së kryen një kontroll automjeti në Interstate 91 rreth 32 kilometra në jug të kufirit, shoferi i veturës hapi zjarr ndaj oficerëve. Bëhet e ditur se nga të shtënat, përveç gjermanit, i vrarë ka mbetur edhe një…

Lexo më Shumë

Një ose disa kryerës të panjohur kanë dëmtuar tre automobila të cilët kanë qenë të parkuar para drejtorisë së Parkut Kombëtar (PK) “Mali Sharr”. Të tre automobilave ua kanë shpuar gomat, njofton Portalb.mk. Ng Parku Kombëtar thonë se janë shpuar gomat e një automjeti zyrtar, një automjeti të një mysafiri dhe një automjet privat i një prej të punësuarve. “Me aktivitete të këtilla, krahas punës sonë të palodhshme, mund të provokonimkishim provokuar një akt të tillë vandalizmi nga ana e keqdashësve? Organet kompetente janë të informuara dhe po merren me zbardhjen e rastit. Shpresojmë se raste të tilla më nuk do…

Lexo më Shumë

“Më mirë të takohemi dhe të kemi një bisedë të qetë për të gjitha çështjet me interes si për SHBA-në ashtu edhe për Rusinë, bazuar në realitetet e sotme”, tha Putin në një intervistë televizive. Presidenti rus sapo ka deklaruar se Moska është gati për bisedime me SHBA-në për një gamë të gjerë çështjesh. Dhe e vlerësoi Trumpin si një “njeri të zgjuar dhe pragmatik” i cili është i fokusuar në interesat e SHBA-së, shkruan euronews. Madje, Putin i lidhi vlerësimet e tij edhe me luftën në Ukrainë. “Nëse ai do të ishte president, kriza në Ukrainë në vitin 2022…

Lexo më Shumë