LSDM paralajmëroi se këshilltarët e tyre do të kundërshtojnë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë me iniciativë të kryetarit Kasami. Ata në reagimin e djeshëm shprehin mosmiratimin e tyre dhe kërkojnë që qeveria të marrë masa kundër idesë së partnerit të tyre në koalicion për ndryshimin e emrave të objekteve infrastrukturore në Tetovë që mbajnë emra nga e kaluara antifashiste. “Si partner i koalicionit të Kasamit, kërkojmë që Mickoski të tërhiqet nga ky propozim dhe publikisht ta thërrasë Kasamin. Ndërsa këshilltarët e DPMNE-së po ashtu ta kundërshtojnë, me çka ky vendim nuk do të miratohet. LSDM publikisht i dënon…
Author: Hamdi Kumanova
Një urim i ish-kryeministrit Lupço Georgievski për Ditën e Shën Savës, një festë serbe që shënohet edhe në Maqedoni, ka shkaktuar reagime të ndara tek opinioni maqedonas, shkruan gazeta KOHA. Si një politikan që kundërshton ndikimin serb në Maqedoni, Georgievski ka provokuar duke thënë se përveç atyre që janë të përzier gjenetikisht, edhe maqedonasit e pastër mendojnë si serbët, madje edhe frymë marrin si serb! Urimi i plotë i ish-kryeministrit Lupço Georgievski: Gëzuar Ditën e Shën Savës! Për të gjithë serbët që kanë emigruar në Maqedoni dhe kanë gjetur shtëpinë e tyre këtu. Të gjithë serbo-maqedonasve (kështu e quajnë veten…
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe Komisioni juridik-ligjvënës. Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë disa propozim-ligje, ndër të cilat Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime dhe sisteme pagesore, në lexim të dytë me flamur evropian. Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare dhe Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave,…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, foli për problemet me shëndetësinë në vendin tonë dhe racionalizimin e shëndetësisë, por pa lënë anësh edhe digjitalizimin. “Për fat të keq kështu siç po shkon trendi i demografisë por edhe mungesa e kuadrit, duhet të fillojmë të mendojmë për racionalizim. Shembull Shtipi të ketë spital më të madh, ndërsa qytetet dhe qytezat për rreth të ketë qendra shëndetësore ku do të trajtohen pacientët, por megjithatë nuk mund të kemi specialistë e të gjitha fushave nga të gjithë qytetet. Kjo është e pamundur. Një qendër më të madhe e cila do të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj F.P., E.N., dhe E.S., lidhur me rastin “Albkings”. Sipas njoftimit të organit të akuzës, aktakuza në këtë rast u ngrit pas një pune të pandërprerë hetimore. “Aktakuza është ngritur kundër të pandehurve F.P., E.N. dhe E.S. Kundër të pandehurve rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje” nga neni 277/H, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Ligjit Nr. 08/L-188 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe lidhur me nenet 31 dhe 77 të KPRK-së, “Shantazhi” nga neni 329, paragrafi 1 lidhur me…
Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i koduar “Kartagjena”, rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare. Kapet nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë…
Një burrë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është aksidentuar me traktor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML. “HETIM MBI VDEKJEN- Lipjan / 26.01.2025 – 13:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin te cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Si askush tjetër në Europë, Alexander Lukashenko siguroi të dielën mandatin e shtatë presidencial. Në këtë mënyrë ai zgjat sundimin 31-vjeçar, teksa televizioni shtetëror nga një sondazh tha se Lukashenko fitoi me 87.6% të votave. Për të kuptuar filozofinë e qeverisjes së tij na shërben një diskutim i tij me një gazetar të BBC. Steve Rosenberg ndodhej në Minsk për të ndjekur procesin zgjedhor dhe thotë se kurrë nuk ka parë diçka të tillë si në kryeqytetin e Bjellorusisë. Teksa qytetarët e vendit të tij votonin ende, Lukashenko mbajti një konferencë në televizionin shtetëror. Jo pak, por 4 orë e…
Se qytetarët tanë kanë vetëdijën e plotë u dëshmua në zgjedhjet e fundit, me çka i dhanë fund sundimit diktatorial të BDI-së. Se BDI i sheh qytetarët me vetëdije të ulët dëshmohet nga anketat e keqinterpretuara që tenton t’i shesë si të vërteta. Pra, BDI non grata ka zgjedhur të përdorë mekanizma të manipuluar për të paraqitur një iluzion të rremë se vazhdon të gëzojë mbështetje në kampin shqiptarë. Pasi u futën në listë të zezë BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave…
Lajmet për anulimin e fluturimeve nga aeroporti i Shkupit, kanë nxitur reagimin e ish-kryeministrit të vendit, Nikolla Gruevski Ai kujton një investim që siç thotë ai ka qenë projekt i përfunduar për ndërtimin e një aeroporti të ri, mirëpo që Zoran Zaev e ka anuluar. Gruevski thotë se në këto rrethana, në vend që të përfitojë Maqedonia, po përfitojnë Kosova dhe Bullgaria. Reagimi i plotë: Në vend të Sofjes dhe Prishtinës, aeroplanët që sot për shkak të mjegullës nuk mundën të uleshin në Shkup do të mund të zbrisnin në aeroportin ndërmjet Shën Nikollës dhe Shtipit. Fatkeqësisht, Zaev për përfitime…
Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 32 dronë ukrainas mbrëmë, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, duke deklaruar se dronët sulmues ukrainas u shkatërruan gjatë sulmeve në pesë zona ruse. “Gjatë natës së kaluar, sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë shkatërruan dhe kapën 32 dronë ukrainas: pesëmbëdhjetë mbi territorin e rajonit Voronezh, njëmbëdhjetë mbi rajonin Belgorod, katër mbi rajonin Kursk dhe nga një mbi territoret e Oryla dhe Tver“, tha ministria. Sakaq, Ministria konfirmoi se aeroplani gjuajtës-bombardues rus Su-34 kreu një sulm me bomba inteligjente në bastionin e forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin kufitar të rajonit Kursk. Gjatë natës…
Ditë më parë, si shef i ri i CIA-s, u konfirmua John Ratcliffe, i cili vlerësohet si mik i shqiptarëve. Kjo pasi në vitet e mëhershme kishte marrë pjesë në disa organizime të shqiptarëve në SHBA. Megjithatë, pritjet nga ai në raport me Kosovën, konsiderohet se duhet të jenë në një masë të konsiderueshme. E në lidhje me këtë, për një temë për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa. Së pari, ai përmendi lëvizjet në përgjithësi që po i bën Trump në administratën e tij, derisa mirëpriti emërimin e Ratcliffë në krye të CIA-s. “Presidenti i zgjedhur i…

