Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen. Ai po ashtu urdhëroi që trupat, që ishin larguar vullnetarisht apo ishin larguar nga puna për shkak se kishin refuzuar të merrnin vaksinën për COVID-19, të kthehen në ushtri. Në urdhrin e tij për transgjinorët, Trump tha se shërbimi nga trupat që identifikohen me një gjini të ndryshme nga gjinia e tyre biologjike, “bie ndesh me angazhimin…
Author: Hamdi Kumanova
Analistja Ivana Stradner ka reaguar ndaj protestave të fundit në Serbi, duke thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq është duke krijuar narrativë për perëndimin se protestat janë antiperendimore dhe studentët mbështesin një luftë në Ballkan. “Kini kujdes! Vuçiq po krijon një narrativë për Perëndimin se protestat në Serbi janë antiperëndimore dhe se studentët mbështesin një luftë në Ballkan! Vuçiq dëshiron ta portretizojë veten si një shtyllë stabiliteti dhe të bindë Perëndimin se nuk ka siguri në Ballkan pa të. Kjo është pikërisht mënyra se si ëndrra Gjeorgjiane ka shantazhuar Perëndimin. I njëjti libër lojërash. Shumë shpejt do ta shihni këtë tregim…
Ofendim i rëndë nga qeveria pa legjitimitet – njeriu i Putinit dhe mohuesi i Srebrenicës i ftuar nderi në ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit! Mbrëmë, çdo shqiptar dhe çdo qytetar me dinjitet në këtë vend u ndje i fyer, i poshtëruar dhe i tradhtuar. Në një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Miroslav Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës. Si është…
Dashnor Kaloçi Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga…
Ka mbërritur nga Italia në Shëngjin anija me 49 emigrantë të paligjshëm nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ky është grupi më i madh i emigrantëve që zbarkojnë në vendin tonë, që pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali – Shqipëri. Emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse. Rinisja e marrëveshjes me Shqipërinë vjen pas një ndalese prej rreth dy muajsh. Transferimi i emigrantëve në qendrat përtej Adriatikut për një riatdhesim më të shpejtë, për të cilin kryeministrja Meloni ka thënë disa herë se nuk dëshiron të heqë dorë, i është besuar anijes patrulluese të Marinës…
Sannet e ka humbur kujdestarinë e dy fëmijëve të saj – të dy nën 12 vjeç – pasi është rimartuar. Një gjykatë për familjen në rajonin rus të Kaukazit Verior ka marrë vendim në të mirë të ish-burrit të saj, i cili ka thënë se nuk dëshiron që fëmijët e saj të rriten me njerkun e tyre. Rasti i Sannetit nuk është i pazakonshëm në këtë rajon konservator me shumicë myslimane, ku fëmijët konsiderohen shpesh si pronë e baballarëve të tyre apo familjarëve të babait. Këto besime lokale ndeshen me ligjin rus. Megjithatë, ato formësojnë vendimet e gjykatësve, duke ua…
Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është duke u tallur me popullin e Kosovës. Sipas tij, kanë kaluar afro dy javë që nga hapja e fushatës dhe nuk është dëgjuar asnjë program politik i tyre – dhe siç tha ai janë duke provuar vetëm me slogane fyese. Ai tha se kjo Qeveri ka dështuar në çdo sferë dhe nuk ka realizuar asnjë premtim. “Kanë kaluar gati 2 javë nga hapja e fushatës dhe a keni dëgjuar një program të vetëm të kësaj Qeverie. S’kanë, s’dinë, nuk mundën këta. Këta provojnë me slogane herë…
Presidenti Donald Trump i mirëpriti ligjvënësit republikanë të hënën me një fjalim përmbledhës të javës së tij të parë në detyrë dhe u kërkoi atyre të mbështesin goditjen e tij ndaj emigracionit të paligjshëm dhe propozimet për sigurinë kufitare. “Ne nuk kërkojmë ndjesë dhe po veprojmë me shumë shpejtësi”, tha Presidenti Trump. “Unë vërtet fokusohem tek kufiri më shumë se çdo gjë tjetër”, tha ai, duke ia ulur rëndësinë inflacionit, një çështje që mbështeti kandidimin e tij vitin e kaluar, por që mbi të cilën ai ka më pak kontroll si president. Duke folur në takimin vjetor për politikat të…
Halil Geci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër pas protestës që u mbajt gjatë ditë së djeshme në Skenderaj, kundër kryeministrit Albin Kurti. Ai në një postim në Facebook u shpreh se bandat kriminale në Skenderaj po dhunojnë demokracinë, pasi tha se Drenica nuk është vatër e krimit. Sipas tij, ajo vetëm duhet të çlirohet nga krimi e tradhtia. “Sot, në zemrën e Kosovës, në Skënderaj, duket sikur është kthyer Radojçiqi, por këtë herë me jaranët e tij nga Drenica. Të njëjtët që dje i bënin atentat edhe Ibrahim Rugovës, sot janë kthyer kundër Albin Kurtit dhe përpiqen…
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në plan programin për qeverisje nga ana e partisë së tij janë paraparë të ndahen 80 milionë euro investim për Brezovicën. Gjatë vizitës atje, Abdixhiku ka theksuar se ky vend ka mbetur peng i guximit për të investuar, dhe në programin e tij 80 milionë euro do të ndahen për teleferikë të rinj, gondola e shtigje të reja. “Brezovica ka mbetur peng i guximit për të investuar. Do të investojmë! Edhe atë fort e shumë. Plot 80 milionë euro në programin tonë janë paraparë të ndahen për Brezovicën, për teleferikë…
MPB njofton se me datë 25.01.2025 në ora 20:30 në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë, kanëprivuar nga liria personin A.I. (65) nga fshati Kopaçindoll, rajoni i Tetovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ,,vjedhje”. Atij i është gjetur dhe konfiskuar një skuter pa targa, që dyshohet se buron nga një vepër e kryer penale dhe i njëjti i është kthyer pronarit. A.I. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Për edukim më të mirë të studentëve, përveç profesorëve të mirë, duhet edhe literaturë cilësore. Teksti i parë i integruar në gjuhën maqedonase, “Gjinekologjia dhe Akusheria”, është hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit të mjeksisë. Edhe në këtë kohë kur studentët flasin rrjedhshëm së paku një gjuhë të huaj, të mësuarit në gjuhën amtare – maqedonase mundëson përvetësimin më efektiv të njohurive të qëndrueshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në promovimin në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Gjithashtu theksoi se nuk është e lehtë të bësh një tekst cilësor prandaj duke i uruar autorët, ju bëri…

