Sipas raporteve për aktivitetet e realizuara nga komunat për periudhën 20-24 janar, në 11 komunat që dorëzuan raporte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, janë kryer kontrolle të rregullta dhe të forcuara inspektuese. Shërbimet inspektuese të Komunës së Gazi Babës, gjatë një kontrolli të rregullt për ngrohjen e shërbimeve të vogla, nuk kanë hasur në djegien e mbeturinave, por dy persona fizikë që ishin kapur duke djegur goma dhe kabuj elektrikë janë dënuar. Po ashtu, një person juridik është dënuar për hedhjen e papërshtatshme të mbeturinave, ndërsa tre familje që ngrohen duke djegur mbeturina druri (tavolina, copa druri…
Author: Hamdi Kumanova
Të hënën në mëngjes, rreth orës 7:30, trupi i një burri të vdekur është gjetur në një rrugë në lagjen Aerodrom të Shkupit. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe ndihma e shpejtë mjekësore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se pas inspektimit është konstatuar se bëhet fjalë për një burrë rreth 45 vjeç, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen.
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani së bashku me dekanin e Fakultetit Filozofik-Shkup, prof. Dr. Oliver Bakreski dhe specialistja e lartë e arsimit nga Banka Botërore, Bojana Naceva, morën pjesë në takim me Grupin punues konsultativ për zhvillim të hershëm të fëmijërisë në prani të dekanëve nga fakultetet pedagogjike në vend, profesorëve, ekspertëve, punonjësve nga Ministria e Politikës Sociale, Demografia dhe Rinia dhe Njësia e Projekteve e ministrisë. Në takim u prezantua programi i propozuar për “Arsimin Fillestar”, përmes një diskutimi të hapur, u shkëmbyen mendime nga përvojat e fakulteteve që tashmë e kanë zbatuar programin dhe…
MPB njofton se më 26.01.2025 rreth orës 22.30 në rr.„Karaorman“ në Manastir, nëpunësit policorë të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor – Seksioni i kërkimit në bashkëveprim me SPB Manastir, Departamentin e Policisë Kriminalistike e privuan nga liria M.K.(24) nga Shkupi. Ai kërkohej me nëntë fletarrest qendrorë nga Institucionet Ndëshkuese – Korrektuese Burgu Idrizovë dhe Burgu Shkup dhe nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej 11 vjet e tre muaj. Gjatë privimit i ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. M.K. ishte dorëzuar në Stacionin Policor Manastir për procedim të mëtejmë.
MPB ka njoftuar se me datë 26.01.2025 në ora 13:10 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personin A.S. (37) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 28-vjeçare dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Prokuroria Publike për momentin nuk do të kërkojë përshkallëzimin e masave të kujdesit kundër kreut të Strugës, Ramiz Merko ndaj të cilit aktualisht në gjyq udhëhiqen disa akuza, shumica prej tyre për shpërdorim me detyrën zyrtare, shkruan Alsat. Në një qëndrim të prokurorisë thuhet se kërkesa për masa kujdesi bazohet në plotësimin e kushteve dhe për momentin nuk ka vlerësim që mund t’i çon prokurorët përkatës të kërkojnë ndryshimin e masave të kujdesit. Me aktakuzën e fundit të ngritur më 27 dhjetor kundër Merkos zhvillohen gjithsej nëntë procedura aktive gjyqësore dhe në secilën prej tyre ai rrezikon dënimin me burg.…
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata ulen për 1,00 denarë, EURODIESEL (D-E V) më lirë për 1,50 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 2 0,00 dinarë për litër. Lajmëroi Komisioni Rregullativ për Energji. Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,00 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,00 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 74,50 denarë, dhe Extra Light 1 (EL-1) për 73 denarë. litër. Për 1.042 denarë është edhe karburanti M-1 NS, ndërsa kilogrami do të kushtojë 45.631 denarë.
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se si parti opozitare nuk ka kontakt me kreun e BDI-së ALi Ahmeti. Akuzat e VMRO-së për lidhje me Artan Grubin i quajti qesharake, ndërsa theksoi se koalicioni i LSDM-së me BDI-në në të kaluarën është “leksion i mësuar mirë”. “Nuk kam kontakt me kryetarin Ahmeti. Janë akuza qesharake që VMRO-DPMNE i vendos në llogarinë tonë, ata duhet të tregojnë se përse e lëshuan Artan Grubin të ikë përmes kufirit, nëse duan të ketë drejtësi. Ne qartë i tregojmë qëndrimet tona të tanishme rreth koalicionit të BDI-së, dhe themi se është leksion i mësuar…
Niveli alarmant i lartë i ndotjes së ajrit në Maqedoni është matur mbrëmë rreth orës 22:00. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë treguar nivel të lartë të grimcave të rrezikshme PM 10 në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Shkup, transmeton Portalb.mk. Janë matur 238 mikrogramë për metër kub, që është disa herë mbi kufirin e lejuar sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më e ndotura ka qenë Kërçova ku janë matur mbi 378 mikrogramë për metër kub. Ndotje të lartë të ajrit mbrëmë ka pasur edhe Ohri, ku janë matur rreth 277 mikrogramë. Nga qytetet e…
Nis seanca në themel për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë. I pranishëm në sallë është Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros. Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar. Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të…
Naim Murseli dhe të akuzuarit tjerë në rastin e vrajses së Liridona Ademajt janë sjellur nën masa të rrepta të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë. Ndaj tyre pritet të mbahet seanca e fillestare.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në podcastin “Zrak”, i pyetur për listën pozitive të ilaçeve, tha se për njëherë kanë kaluar nëntë barna dhe kjo është më e mira e mundshme. “Duke e pasur parasysh se për 15 vjet vetëm një medikament u shtua edhe atë para 10 vjetëve. Pra, vitin e kaluar kemi futur nëntë ilaçe tjera, edhe atë ilaçe që përdoren shpesh për demenc, antidiabet, antilipemikë dhe të tjerë. Dhe këtë vit kemi formuar komision, dhe shpresoj që edhe këtë vit do të shtohen edhe 3-4 ilaçe tjera do të fusin. Disa thonë se janë pak nëntë ilaçe.…

