Policia e Vlorës ka shtuar masat për parandalimin e shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve. Procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme fishekzjarrësh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës, evidentuan 3 subjekte që tregtonin lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë pa leje dhe, në vijim të veprimeve, nisën procedimin penal për pronarët e tyre, shtetasit F. V., 67 vjeç, E. H., 58 vjeç, dhe A. F., 29 vjeçe. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së…
Author: Hamdi Kumanova
Transportuesit privat Jofi Bus, Vestor Trans, Rados Kompani sot njoftuan konferencë shtypi ku do ta shprehin mendimin e tyre për gjendjen me transportin publik në Qytetin e Shkupit, i cili dy ditë ishte në kolaps. Në kuadër të zgjidhjes së qëndrueshme të problemit me transportin publik të qytetit në Shkup, kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë nga Beogradi njoftoi një projekt propozim të ri i cili është në fazën e analizës për furnizimin e 100-120 autobusëve elektrik të cilët nuk do të shpërndahen vetëm për NQP-Shkup por edhe për komunat ku ka transport publik të organizuar në qytet. “Ne jemi një…
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, ka thënë një zëdhënëse e organizatës të shtunën. Takimi është zhvilluar të premten në Palm Beach, ka thënë kjo zyrtare përmes një deklarate. Përgjatë mandatit të parë si president, Trump ka shtyrë përpara Evropën që të rrisë shpenzimet për mbrojtje. Rutte, ish-kryeministër i Holandës, ka thënë se dëshiron të takojë Trumpin menjëherë pasi ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, për të diskutuar kërcënimin në rritje nga thellimi i raporteve në mes…
Qendra e Menaxhimit të Krizave bën me dije se në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 2014 thirrje, nga të cilat 61.52% kanë qenë thirrje “reale” dhe 38,48% për nevoja të tjera që nuk ishin urgjente. 64,24% janë drejtuar në Polici, 12,36% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 2,65% tek Zjarrfikësit dhe 0,29% në LAMM. Një pjesë e Maqedonisë është përfshirë nga stuhia ditën dhe natën e fundit, e ndjekur nga era e fortë, e cila ka shkaktuar dëme në disa rajone të vendit. Nga QMK Rajonale Manastir njoftojnë se zjarrfikësit…
Mbështetja e pamjaftueshme nga shteti është arsyeja kryesore pse të rinjtë në Maqedoninë e Veriut e kanë të vështirë të vendosin për të filluar biznesin e tyre, edhe përkundër shembujve të suksesshëm. Kurse ata që ka vendosur të ndërmarrin hap të këtillë, thonë se përballen me numër të madh të pengesave në rrugën drejt suksesit. “Ka vështirësi dhe ka pengesa sepse nuk di ku të drejtohesh, kur nuk di se cila është rruga që duhet të bësh për të arritur diku, ku dhe si të regjistrohesh. Do të thosha që shteti ka interesa të tjera për momentin që janë më…
Pas hapjes së mbrëmjes maqedonase në kuadër të “Vizionit të verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd, kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së një gazetari tha se “këto 250 mijë litra naftë që qeveria ia jep NQP-së do të mjaftojnë për 10 ditë, 2 javë ose 3 javë, por nuk do ta zgjidhë përgjithmonë problemin me transportin publik”. “Këto sasi, këto 250 mijë litra, tashmë janë dorëzuar në depot e NQP-së. Situata është normalizuar dhe këto janë shuma të marra hua, pasi dje drejtuesit e NQP-së i kanë dorëzuar Byrosë së Prokurimit Publik një kërkesë për zbatimin…
Sot janë mbushur tre vjet nga tragjedia fatale e autobusit “Besa Trans” në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 të tjerë pësuan me plagë, përcjell INA. Shkaku kryesor për aksidentin në Bullgari sipas autoriteteve bullgare, gjegjësisht sipas zëvendëskryeprokurorit bullgar, Borislav Sarafov ka qenë faktori njeri, apo shoferi i ndjerë tashmë i autobusit i cili ka vozitur me shpejtësi më të madhe se sa që është lejuar në atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti. Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, Gjykata Penale e Shkupit më 7 mars të këtij viti shpalli aktgjykimin për rastin “Besa Trans”,…
Franca i përkrah integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e saj për tejkalimin e bllokadave aktuale, por obligimet e marra duhet të respektohen, thotë ambasadori i Francës, Christophe Le Rigoller në një intervistë për MIA-n. Ambasadori shton se duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se nuk mund të ketë garanci absolute për rezultatin e procesit të integrimit, i cili për nga natyra është kompleks, pasi kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare. “Në Strategjinë e saj për Ballkanin Perëndimor, për Francën, integrimi i rajonit është prioritet. Prandaj, Franca e mbështet…
Viktima nga aksidenti që mbrëmë ndodhi në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Për fatkeqësinë denoncimi në polici ka arritur mbrëmë në ora 18:40 minuta. Gruaja ka vdekur nga lëndimet në vendin e fatkeqësisë, pasi është goditur nga automjeti “Seat Altea” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.Xh. (19) nga Shkupi. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore. “Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi. Është kryer autopsi nga prokurori publik…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mbajti fjalim në akademinë ceremoniale “Ditët e Alfabetit” të organizuar nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (IKDNA). Nën kujdesin e Mexhitit, siç bëjnë të ditur Ministria e Arsimit dhe Kulturës, organizohen manifestime për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntorit. Gjuha është përcaktori themelor i tërësisë shqiptare që kalon kufijtë politikë e territorialë dhe që sot homogjenizon kombin shqiptar në tërësi. Që një komb të jetojë ose të mbijetojë, është e nevojshme kodifikimi ose sistemimi i kujtesës kolektive në një…
“Në buxhet janë paraparë rreth 800 milionë euro për projekte kapitale dhe këto janë vetëm shifra fiktive dhe të fryra për opinionin dhe nuk jam i sigurt se kjo qeveri do t’i realizojë ato projekte”, tha Bllagoj Boçvarski në një paraqitje në TV21. Ai iu referua edhe projekteve për komunat, duke thënë se nuk shihet asgjë nga kjo. “Në pjesën e projekteve komunale për këtë vit, OBRM-PDUKM premtoi se do të realizohen 100 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm 250 milionë euro shtesë, që janë shuma të mëdha të mjeteve. Dhe çfarë ka ndodhur, ja që është…
Partia Liberal Demokrate dhe kryetarja e saj Monika Zajkova konfirmuan se në Kuvend veprojnë si të pavarur dhe jo në një grup parlamentar me LSDM-në, ashtu siç pretendon Venko Filipçe, shkruan Alsat. Zajkova nuk tregoi nëse planifikon dhe nëse ka ofertë t’i bashkohet shumicës së re por tha se janë të fokusuar në propozimin e zgjidhjeve të mira ligjore. “Ja, mund ta shihni edhe nga ligjet e dorëzuara, por edhe përmes stenogrameve për votime të caktuara. PLD-ja vepron e pavarur, duke mbrojtur politikën e saj demokratike-liberale. Për momentin, partia është e fokusuar për propozim ligje më të mira për qytetarët…

