Prokuroria Themelore e Gjilanit gjatë vitit 2024 ka ngritur 316 aktakuza ndaj 360 personave për dhunë në familje.
Sipas komunikatës së kësaj Prokurorie, gjatë vitit që shkoi në këtë Prokurori kanë qenë 2 mijë e 210 kallëzimë penale. Prej tyre 2 mijë e 157 raste janë zgjidhur apo 97 për qind e lëndëve.
Përmes procedurave alternative, duke përfshirë urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8 për qind e rasteve, thuhet në njoftim.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.
Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve. Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave
“, ka njoftuar Prokuroria Themelore Gjilan.
Kjo Prokurori thotë se “është e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale.”