Një burrë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është aksidentuar me traktor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“HETIM MBI VDEKJEN- Lipjan / 26.01.2025 – 13:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin te cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”