Author: Hamdi Kumanova

Një person është arrestuar dje në Vërmicë pasi kishte tentuar t’i japë 5 euro ryshfet zyrtarit policor. I dyshuari është dërguar në mbajtje, tha policia. “SPK. Vermicë 16.01.2026 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitare i kishte ofruar 5 euro ryshfet. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Lexo më Shumë

Të mërkurën, SHBA-ja ka marr vendim për pezullimin e përpunimit të vizave për 75 vende, përfshirë Kosovën. Lidhur me këtë, ka folur për “Front Online” ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj. Demaj tha se ky vendim duhet parë si një masë administrative dhe sigurie, e lidhur me rishikime të brendshme, dhe jo si një vendim politik. “Vendimi i SHBA-së për pezullimin e përkohshëm të përpunimit të vizave për një numër shtetesh, përfshirë edhe Kosovën, duhet parë si masë administrative dhe sigurie, që lidhet me rishikime të brendshme, dhe jo si vendim politik i drejtuar veçanërisht ndaj…

Lexo më Shumë

Protesta të mëdha kundër ambicieve të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë nën kontroll Grenlandën pritet të mbahen sot në disa qytete të Danimarkës, përfshirë kryeqytetin, si dhe në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk. Në rrjetet sociale, mijëra persona kanë deklaruar se do të marrin pjesë në protestat në Grenlandë dhe në Danimarkë, konkretisht në Kopenhagë, Aarhus, Aalborg dhe Odense, me iniciativë të disa organizatave grenlandeze. “Qëllimi është të dërgohet një mesazh i qartë dhe i unifikuar në favor të respektimit të demokracisë dhe të drejtave themelore të njeriut në Grenlandë”, shpjegon Uagut, organizata kombëtare e…

Lexo më Shumë

Refet Rizvani, 58 vjeç, jeton i vetëm dhe pa asnjë përkrahje familjare. I lindur dhe rritur në fshatin Gjurgjevishtë të Gostivarit, sot ai përballet me varfëri të skajshme në Tetovë, ku jeton me qira në dalje të qytetit drejt Gostivarit. Pa prindër, pa vëllezër dhe pa asnjë anëtar familjeje, Refeti kalon pjesën më të madhe të ditës duke bredhur rrugëve për të kërkuar lëmoshë. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është i paaftë për punë. Aktualisht merr një ndihmë sociale prej 5.200 denarësh, ndërsa qiraja mujore e banesës ku jeton është 120 euro, shumë që nuk arrin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën për ndryshime kushtetuese në Parlament. Edhe në situatën që opozita ka thirrur protestë për largimin e tij dhe krijimin e një qeverie teknike, Rama i ofroi opozitës bashkëpunim për të ulur numrin e deputeteve. “Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e…

Lexo më Shumë

Pavarësisht urdhrave verbal për t’u ndalur, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë drejt fushave përreth. Pas një ndjekjeje rreth dy kilometra, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë. Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike, transmeton Klankosova.tv. Personi i dyshuar, A.I., 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor. Nga verifikimi i dokumentacionit, është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhëresë aktive e Gjykatës Themelore në Ferizaj, si person i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilën ishte dënuar me tre (3)…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në mbledhjen e sotme të 51-të do të mbajë Debat publik rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal. Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal është parashtruar nga deputetët Bojan Stojanoski, Ljupço Prenxhov, Toni Jarevski, Brane Petrushevski, Dragana Bojkovska, Dafina Stojanoska, Igor Zdravkovski, Lidija Petkoska dhe Martin Stojanovski. Siç ceket në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëllimi është miratimi i këtij ligji është harmonizimi i Kodit penal, mënjanimi i dobësive në dispozitat e caktuara dhe veprimi në pajtim me Vendimin e Gjykatës…

Lexo më Shumë

Sipas Mundo Deportivo, Real Madridi nuk ka në plan të kryejë afrime gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbetet i hapur për largime, me Dani Ceballos që po shfaqet si një nga emrat më të mundshëm për t’u shitur. Mesfushori spanjoll po përballet me një situatë të vështirë në “Santiago Bernabeu”, pasi ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon dhe, sipas raportimeve, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Alvaro Abeloa. Kjo ka rritur ndjeshëm gjasat e një ndarjeje të parakohshme mes palëve. Ceballos, 29 vjeç, mund të jetë duke e penduar vendimin për të refuzuar…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Meksikës, duke e quajtur të papranueshëm “progresin gradual” në menaxhimin e sigurisë kufitare. Në një deklaratë, Uashingtoni bëri thirrje shprehimisht për rezultate “konkrete dhe të verifikueshme” në çmontimin e rrjeteve të narkoterrorizmit dhe në uljen efektive të trafikimit të fentanilit. Kjo deklaratë shoqëron një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një telefonate midis Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm meksikan Juan Ramón de la Fuente, pas kontakteve të fundit midis Presidentëve Trump dhe Sheinbaum. Ndërsa deklarata e përbashkët zyrtare ruajti një ton diplomatik të bazuar në…

Lexo më Shumë

Çdo vizitor i moshës madhore i Muzeut të Louvreit nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë, prej së mërkurës do të duhet të paguajë një biletë hyrjeje me çmim 32 euro, që kap një rritje prej 45 për qind, ndërsa hyrja në Pallatin e Versajës do të kushtojë tri euro më shumë, njoftoi “France 24”. Edhe amerikanët, shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Kinës, të cilët janë ndër vizitorët e huaj më të shumtë të muzeut, do të preken nga rritja e çmimeve, ashtu si edhe turistët nga vendet më të varfra. Sindikatat e punonjësve e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Mogillës, Draganço Sabotkovski, informoi se këtë vit Buxheti i Komunës parashikon ndihmë financiare për të porsalindurit dhe të sapolindurit në vlerë prej 10.000 deri në 30.000 denarë. Komuna do të ndajë 10.000 denarë për çdo fëmijë të parëlindur, 15.000 denarë për të dytin dhe 30.000 denarë për fëmijën e tretë. Gjithashtu, për çdo çift të sapomartuar, bashkëshortët do të marrin një kompensim prej 20.000 denarësh. “Kjo nuk është vetëm ndihmë financiare, ky është një mesazh i qartë dhe i fortë se familja, fëmijët dhe të rinjtë janë prioriteti ynë. Të gjitha masat e futura kanë për…

Lexo më Shumë