Granit Xhaka, ka treguar se si disa ish-lojtarë të Sаnderlandit e ndihmuan të merrte vendimin për t’u bashkuar me klubin anglez këtë verë. Ish-lojtari i Arsenalit u transferua te “Macet e Zeza” për një paketë prej 17 milionë funtesh, pasi klubi u rikthye në Premier Ligë pas një periudhe të gjatë. Sаnderlandi menjëherë e emëroi kapiten dhe Xhaka po shkëlqen nën drejtimin e Rexhis Les Bris, duke i ndihmuar “Macet e Zeza” të ngjiten lartë dhe të synojnë edhe Evropën, shkruan “The Sun”. 33-vjeçari pranoi se mendonte se do të përfundonte karrierën e tij në Gjermani, pasi kishte nënshkruar…
Author: Hamdi Kumanova
Skuadra e Milanit arriti një fitore të rëndësishme ndaj Leçes në “San Siro”, duke thyer rezistencën e fortë të skuadrës mysafire, e cila u mbajt në lojë për një kohë të gjatë falë një performance të jashtëzakonshme të portierit Falkone. “Rossonerët” dominuan ndeshjen dhe më në fund siguruan tre pikë vendimtare për vazhdimësinë e sezonit falë fitores 1-0 me golin e Niklas Fullkrug. Pas përfundimit të takimit, mesfushori shqiptar Ardon Jashari foli për “DAZN”, duke u ndalur si te rezultati, ashtu edhe te paraqitja e tij personale. Mesfushori u shpreh i kënaqur për besimin e trajnerit dhe mbi të gjitha…
Monitor zbardh çmimet më të larta të referencës që do të aplikohen në zonat rurale, që përkojnë si vijë e parë e ndërtimit e zonave bregdetare. Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror. Më pas çmimet më të larta të referencave janë propozuar për vijën e parë të ndërtimit në fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë, me vlerë reference 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të…
Përplasja mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara zhvendoset nga sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Alpet zvicerane, ku liderët evropianë do të takohen ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump. Në tryezë janë disa çështje kyçe: paqja në Ukrainë, pretendimet për Groenlandën dhe rindërtimi i Gazës. Rezultati i bisedimeve konsiderohet i paparashikueshëm, aq sa presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur tashmë për të enjten në mbrëmje një samit të jashtëzakonshëm, ku liderët e BE-së do të jenë gati të marrin vendimet e nevojshme në varësi të ecurisë së takimeve në Zvicër. Rreziku më i…
Situata ndërkombëtare rreth Groenlandës dhe raportet mes SHBA-ve, Evropës dhe Rusisë po bëhen gjithnjë e më të tensionuara. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, ka folur nga Varshava për një skenar që, sipas tij, “të frikëson”, duke mos përjashtuar megjithatë mundësinë e një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump. Sikorski ka nisur deklaratat e tij për Corriere della Sera duke akuzuar Rusinë për propagandë. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës pretendon se po “çliron vëllezërit ukrainas”, ndërkohë që në realitet i lë ata në të ftohtë dhe në errësirë, pikërisht gjatë dimrit më të…
Rendi dhe qetësia publike janë prishur në oborrin e një shtëpie në fshatin Inxhikovë të Shkupit, ku ka ndodhur një përleshje fizike mes pesë personave, njofton Tetovasot. Sipas policisë, në konflikt janë përfshirë tre persona nga njëra anë dhe dy nga ana tjetër, ndërsa janë përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë masa ligjore.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur akuzë kundër një burri dhe një gruaje të cilët, si bashkëpunëtorë, kanë ndihmuar 18-vjeçarin, i cili më 9 janar të këtij viti me automobil “folksvagen pasat” përplasi një grua në Kapishtec, të largohet nga vendi. Të pandehurit, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale pas kryerjes së një veprës penale”, e dënueshme sipas nenit 365, paragrafi 2 i Kodit Penal, më 9 janar, së bashku me paramendim, ndihmuan të arratiset Saitov Saiti (18), person i dyshuar për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik,…
Në Kumanovë ka vazhduar aksioni për largimin e objekteve dhe paisjeve të përkohshme hotelerike, të vendosura ilegalisht në sipërfaqet publike në qytet. Bëhet fjalë për aktivitet të filluar para festave të fundvitit në zonën qendrore të Kumanovës, e që nën mbykqyrjen e organeve kompetente komunale ka vazhduar këtë muaj. “Aktualisht, pronarët po largojnë teracën verore të objektit të hotelerisë “La Vita”. Por vendime për largimin e paisjeve të këtilla kanë marrë pronarët e objekteve në sheshin e qytetit dhe në ish-kazermën në Bedinjë. Të gjitha objektet e hotelerisë që zënë zonat e trafikut publik dhe nuk kanë leje për instalimin…
34-vjeçari nga Gostivari është mashtruar dhe ju morën rreth 90 mijë denarë kinse dorëzimin e një pakoje nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Gostivarasi dha të dhënat e kartelës bankare në një faqe të rreme interneti dhe iu morën paratë nga një pranues jashtë shtetit. “Më 16.01.2026 në orën 13:00 në SP Gostivar S.A. (34) nga Gostivari denoncoi se ka marrë një njoftim dhe një link përmes një porosie në SMS për kinse dorëzimin e një pakoje nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Pasi i kishte futur të dhënat e kartës së tij debitore në faqen e rreme të internetit,…
Deklaratat e Arben Taravarit dhe bashkëpartiakut të tij, Isen Shabanit, për dështimin e censusit në Gostivar dhe Vrapçisht janë hipokrizi e pastër dhe tentativë për të fshehur fajtorin e vërtetë, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj, Ali Ahmetin. Të flasësh sot për “lista të papastruara” dhe për “5–6 mijë të vdekur në lista zgjedhore”, ndërkohë që BDI për 20 vite ka fituar zgjedhje pikërisht me këto lista, është mashtrim i qëllimshëm i opinionit. Nëse listat janë problem, atëherë fajin ta kërkojnë te partneri i tyre politik, BDI-ja, e cila kurrë nuk kishte interes t’i pastronte. Por problemi është…
SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova. Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. “Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.
Një 35-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së punimeve në objektin e Komunës së Sveti Nikollës, raporton Tetovasot. Sipas njoftimit, ai ishte duke kryer riparime në Njësinë e Kadastrit. Për rastin është njoftuar inspektori i punës.

