Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP), përmes njësitit të saj FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë tjera relevante policore, ka identifikuar dhe arrestuar një person që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për “Vrasje në tentativë”. Sipas Policisë, i pandehuri po kërkohej nga autoritetet gjermane, ndërsa pas arrestimit u dërgua në mbajtje. “Me datë 19.01.2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të DBNP-së – ekipi FAST, kanë lokalizuar dhe arrestuar personin, i cili ishte i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”. Pas arrestimit…
Author: Hamdi Kumanova
Lotoja e Shtetit vitin e kaluar e pati konfirmuar rolin e saj si mbështetëse e madhe e kulturës dhe sportit në Maqedoni. Përmes aktivitetit të saj biznesor, i cili është në simbiozë me përgjegjësinë sociale, kompania demonstron përkushtimin e saj për të mirën e përbashkët dhe forcon pozitën e saj si anëtare aktive e shoqërisë dhe partner në zhvillimin e saj. Përmes organizimit të përgjegjshëm të lojërave të fatit për qytetarët mbi 18 vjeç, Lotoja e Shtetit vazhdon të konfirmojë misionin e saj të përqendruar për të mirën e përbashkët. Çdo pjesëmarrje në lojërat e fatit përfaqëson një fitim për…
Agim Islami ka reaguar ashpër ndaj sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar atë si të kapur dhe të korruptuar. Sipas tij, gjyqtarë si Gjoko Ristov dhe të tjerë kanë vendosur për fatin e njerëzve jo mbi bazën e drejtësisë, por sipas interesit financiar. Islami pohon se është dënuar pa asnjë faj dhe se prej vitesh vazhdon të mbahet në burg si pasojë e vendimeve të padrejta gjyqësore. Ai thekson se në këtë sistem, sipas tij, “kush ka para fiton drejtësinë dhe lirinë, ndërsa kush nuk ka, dënohet të kalbet në burg”. Duke iu referuar rastit “Alfa”, Islami…
“Nuk mendoj se do të rezistojnë shumë. Duhet ta marrim”,këmbënguli presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump, duke iu përgjigjur një gazetari në Florida se çfarë synon t’u thotë evropianëve, të cilët e kanë bërë të qartë se kundërshtojnë planin e tij. Ai deklaroi se SHBA-ja do të diskutojë planin për marrjen e Groenlandës në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos këtë javë dhe përsëriti edhe një herë se Danimarka “nuk mund ta mbrojë” Groenlandën. “Unë i njoh udhëheqësit e Danimarkës, janë njerëz të shkëlqyer, shumë të mirë, por as që shkojnë atje”, tha Trump. “Duhet ta marrim. Duhet ta bëjnë.…
Inter ka siguruar një tjetër talent premtues për të ardhmen, duke arritur marrëveshjen me Dinamo Zagrebin për transferimin e mbrojtësit të ri Leon Jakiroviq. “Zikaltërit”, kanë lëvizur shpejt në orët e fundit, duke mbyllur një operacion që konsiderohet investim strategjik për vitet në vijim. Sipas mediave italiane, Interi ka lënë pas pistën që çonte te Mlaçiç i Hajduk Splitit dhe ka përshpejtuar gjithçka për Jakiroviq, mbrojtës i lindur në vitin 2008. Marrëveshja me klubin kroat është arritur për një shifër totale pak mbi 4 milionë euro, me 2.5 milionë si bazë fikse, rreth 2 milionë në formë bonusesh dhe një…
Një grua raportohet se është kanosur nga ish i dashuri i saj në Fushë Kosovë. Sipas policisë, i dyshuari ia kishte lënë një fishek viktimës, për të cilin raportohet se i kishte thënë se e ka për burrin e motrës së saj, transmeton Klankosova.tv. Policia ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa hetimet po vazhdojnë. “Është raportuar se viktima femër kosovare, është kanosur nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuari i kishte lënë viktimës një fishekë të kalibrit 7.65 mm për të cilin i kishte thënë që ‘e kam për burrin e motrës së juaj’. I dyshuari…
Sulmuesi legjendar suedez foli veçanërisht emocionalisht për menaxherin e tij Mino Raiola, i cili vdiq katër vjet më parë. Ibrahimoviq kujtoi një moment kyç në karrierën e tij – kontaktin e parë serioz me agjentët e futbollit dhe fillimin e bashkëpunimit me Mino Raiola, njeriun që më vonë shënoi rrugën e tij profesionale. Ibrahimoviq zbuloi se në fillim nuk u besonte agjentëve, duke besuar se ata ishin të interesuar vetëm për përfitimin financiar, jo për lojtarin. Kjo është arsyeja pse bëri transferimin e madh nga Malmö te Ajax pa një ndërmjetës, gjë që më vonë i rezultoi kundër. “Erdha te…
Në Gjykatën Speciale në Hagë është përmbyllur afati për dorëzimin e dosjeve përfundimtare në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë. Parashtrimet përfundimtare të të gjitha palëve në procedurë shënojnë hyrjen e procesit gjyqësor në Hagë drejt fazës vendimtare. Pas më shumë se pesë vjetësh gjykim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi ka arritur në etapën përfundimtare, që përfshin dorëzimin e dosjeve dhe…
Një i mitur është arrestuar dje në Deçan. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Siç njofton policia, lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Dhunë familje”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale për të gjithë punëtorët me orar të plotë, duke e ndarë procesin në dy faza gjatë vitit 2026. Me këtë vendim, pagat minimale përcaktohen në 425 euro bruto nga janari dhe 500 euro bruto nga korriku. Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagës minimale ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar një nga ndryshimet më të rëndësishme në politikat e punësimit të viteve të fundit. Rritja do të zbatohet në dy faza gjatë vitit 2026, me qëllim që të lehtësohet përshtatja e sektorit publik dhe…
Sot bëhen trembëdhjetë vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB-së). Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës. Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur. Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në…
Këshilli i prokurorëve publikë sot duhet ta mbajë seancën e 36-të, ku në rend të ditës, mes tjerash është edhe miratimi i vendimit për zgjedhje të prokurorit themelor publik të Prokurorisë themelore publik Shkup.

