Deri të mërkurën moti do të jetë stabil dhe i ftohtë, veçanërisht në mëngjes, ndërsa më pas temperaturat paradite do të jenë në rritje graduale, informon DPHM-ja Sipas parashikimeve, nesër pasdite në jugperëndim do të ketë borë të dobët të përkohshme, ndërsa të mërkurën në rajonin malor edhe më tej gjatë natës edhe të enjten do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të borës, ndërsa në vendet më të larta do të bjerë shi dhe borë. Shtresa e tashme e borës, veçanërisht në pjesën perëndimore do të shtrihet herë pas here në vendet më të larta, njofton DPHM-ja.
Author: Hamdi Kumanova
KQZ ka bërë një përditësim të ri së fundmi nga të dhënat e procesuara nga ora 12:35. Me 92.18% të votave të numëruara, LVV tani ka 40.94% të votave, e ndjekur nga PDK me 22.46%. LDK renditet e treta me 17.66%, kurse AAK e katërta me 7.52%.
Për sfidën në “Tiktok” ku të rinjtë përdorin paracetamol, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se nuk ka informacione të tilla nga Toksikologjia. Taravari tha se duhet të ndërpriten ilaçet se përveç se ndihmojnë, ata kanë edhe efekte anësore. “Deri tash prej klinikës së Toksikologjisë nuk kam informatë të tillë. Mendoj se duhet të ndërpritet se çdo ilaç është toksik, përveç që ndihmon ka edhe efekte anësore, nuk kam informata se është paraqitur ndonjë rast prej këtyre të rinjve që përdorin doza të paracetamolit”, tha Taravari. Taravari foli edhe për stacionin e kompresorit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, nga i…
Sipas Ministrit të transformimit digjital, Stefan Andonovski, shkollave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tashmë janë dorëzuar udhëzime, të cilat qartë shpjegojnë se cilat resurse duhet të përdorin shkollat në biseda me nxënësit dhe çfarë sjellje duhet të kenë. Pjesa e dytë e udhëzuesit është sugjerime për aplikacione që prindërit mund të përdorin për të ndaluar përmbajtje të caktuara për të rinjtë në celularët e tyre, pajisjet inteligjente, televizorët. Andonovski tha se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të mbyll “TikTok-un”, por, siç thotë ai, ka filluar të tërhiqet nga ky mendim. “Rama e kishte menduar një…
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton banorët e komunës së Vrapçishtit se pas një kontrolli inspektues në IPKKF “Pranvera” në Vrapçisht, është konstatuar se komuna e Vrapçishtit, pasi i janë hequr kompetencat kryetarit të komunës për pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit dhe caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit nga Ministria, e ka marrë automjetin e institucionit parashkollor (në pronësi të komunës), edhe pse në qershor të vitit 2021 i është dhënë institucionit parashkollor në përdorim për një kohë të pacaktuar. “Deri më 31.01.2025, kur është bërë ndërrimi ligjor i ushtruesit të…
Liderët e VLEN-it, Izet Mexhit, Arben Taravari, Bilall Kasami dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanë uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni Në një postim në Facebook, zv. kryeministri Izet Mexhiti ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është shembull dhe frymëzim se e drejta ngadhënjen edhe kur duket e pamundur. “Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime Vetëvendosje. Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzion. Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen…
Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi se pret që Elon Musk të gjejë qindra miliarda dollarë mashtrime dhe abuzime në Pentagon, gjatë një auditimi që do të drejtojë miliarderi. “Do t’i them shumë shpejt, ndoshta pas 24 orësh të shkojë të kontrollojë Departamentin e Arsimit. Pastaj do të shkoj në ushtri. Le të kontrollojmë ushtrinë,” tha Trump në një intervistë për Super Bowl në median amerikane, një fragment i së cilës u transmetua të dielën në mëngjes. Buxheti i Pentagonit po i afrohet 1 trilion dollarëve në vit. Në dhjetor, presidenti i atëhershëm Joe Biden nënshkroi një projektligj që…
Një person është arrestuar në Gjilan. Kjo pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillu urdhrat e policëve për t’u larguar. I dyshuari ka tentuar ta sulmojë edhe zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Derisa LSDM-ja vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan edhe 280 mijë euro për reklama në Facebook, 280 mijë euro përfunduan me promovimin e politikave të dështuara të LSDM-së, Zaevit dhe Kovaçevskit, të cilat e rrënuan vendin, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. “LSD, Zaev dhe Kovaçevski dhanë 280 mijë euro për të mbuluar përgjegjësinë për spitalin modular në Tetovë, për Durmo Tours, për tenderët e Vasko Kovaçevskit dhe për të gjitha krimet dhe dallaveret që kanë bërë. LSD, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për të shpërqendruar njerëzit derisa vëllezërit e Zaev dhe Filipçe po ndërtonin bashkë termocentrale fotovoltaike, ndërsa qeveria…
Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Walz, tha sot se ai nuk mendon se Trump ka “ndonjë plan për të sulmuar Kanadanë”. Komentet e tij pasuan raporte të shumta se kryeministri kanadez Justin Trudeau tha në një takim me dyer të mbyllura të liderëve të biznesit javën e kaluar se administrata Trump “vazhdon të flasë” për thithjen e Kanadasë dhe për ta bërë atë “shtetin e 51-të” të Shteteve të Bashkuara. Waltz tha gjithashtu për NBC News se shumë kanadezë “nuk i pëlqejnë dhjetë vitet e fundit të sundimit liberal dhe progresiv të Trudeau”. “Në të…
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se më 09.02.2025, ka sulmuar fizikisht dy persona. Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu. Sipas Kryeziut, rasti nuk ka të bëjë me vepra të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën. Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare. Siç mëson Kallxo, ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore. Ndryshe, Damka është kryetar i partisë Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP.
Një fiasko totale e politikave të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së në ekonomi, çmimet vazhdojnë të rriten, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para dhe mezi ia dalin me bukën e gojës masat me një lloj “shporte” kanë pësuar debakël. Në vend të uljes ka pasur rritje të çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë, sepse qeveria u ka lënë kohë dhe hapësirë tregtarëve që t’i rrisin ato, thonë nga LSDM. “Qytetarët u detyruan të organizohen dhe të ngrenë zërin kundër çmimeve të larta dhe rritjeve të mëdha të çmimeve përmes bojkotit të tregjeve. Dhe në vend që menjëherë të marrë masa dhe…

