Author: Hamdi Kumanova

Nga 1 prilli 2025, Byroja për Prokurime Publike do të vërë në funksion versionin e ri të përmirësuar të “Sistemit Elektronik për Prokurime Publike”, i cili do të ofrojë funksionalitete të reja dhe mjete të avancuara për të lehtësuar punën si për autoritetet kontraktuese ashtu edhe për ofertuesit, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përcjell TV21. Sipas saj kjo është një reformë e cila do të përmirësojë procesin e prokurimeve publike, duke rritur transparencën dhe efikasitetin. Një tjetër përmirësim është “shkurtimi i kohës për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit”, si dhe rritja e sigurisë dhe integritetit në përgatitjen e ofertave.

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetsisë Arben Taravari njofton se sot, gjashtë pacientë po kthehen nga jashtë – pesë nga Serbia dhe një nga Italia. Ministria e Shëndetësisë informon se sot, 6 pacientë po kthehen në vend pas trajtimit jashtë shtetit. Pesë prej tyre janë nga Serbia (3 nga Qendra Klinike e Nisht dhe 2 nga VMA Beograd). Gjithashtu, një pacient po kthehet nga Italia. Ata do të pranohen në institucionet shëndetësore nga ku janë dërguar dhe sipas lëndimeve të tyre. Sa i përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende jashtë shtetit, disa prej tyre kanë shënuar përmirësim, ndërsa disa të tjerë…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Radishan të Shkupit është gjetur i vdekur në një veturë një 71-vjeçar nga Shkupi. “Me datë 30.03.2025 në ora 16:24 në SPB-Shkup është marrë njoftim se në rajonin e Radishanit, në veturën “Mercedes”, në pronësi të një personi juridik, është gjetur i vdekur S.M. (71) nga Shkupi. Një mjek ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, shtojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Rrogë më së voni më datën 5 në vend se më datën 15 si dhe pushim të lindjes prej 18 muajve në vend të 9 muajve, janë dy propozim ndryshime të ligjit për marrëdhënie pune të dorëzuara në Kuvend nga “E Majta”, e të cilat për nesër janë vendosur si pika të para të seancës së 42të. “Rroga e punëtorit për muajin që rrjedh, paguhet më së voni deri ditën e pestë në muajin e ardhshëm”, thuhet në propozim ndryshimin e së “Majtës”. Pagesa e rrogës deri më datën 15, nuk është në funksion të rrethanave reale ekonomike në të…

Lexo më Shumë

Zëvendësnministrja e Sportit, Safije Sadiki-Shaini, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, raporton Open-TV. Ajo ka dënuar çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve. Shani theksoi se do të kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij. Postimi: Reagim lidhur me incidentin gjatë ndeshjes në Kumanovë Ngjarjet që ndodhën mbrëmë gjatë ndeshjes ndërmjet KB Kumanovës…

Lexo më Shumë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka kërcënuar SHBA se do të marrë një goditje të fortë nëse bombardon Teheranin. Deklarata vjen pas kërcënimit nga ana e Trump se Irani do të bombardohet nëse nuk e pranon ofertën e tij për një marrëveshje të re bërthamore të përshkruar në një letër dërguar udhëheqjes së Iranit në fillim të marsit. Në letër thuhej se Iranit i është lënë afat dy-mujor për të marrë një vendim. “Armiqësia nga SHBA-ja dhe Izraeli ka qenë gjithmonë aty. Ata kërcënojnë se do të na sulmojnë, gjë që ne nuk mendojmë se është shumë e…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE edhe sot ka sulmuar kryesinë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ata akuzuan se udhëheqësia ka paga të mëdha, ndërsa disa anëtarë kanë edhe të ardhura të tjera që vijnë nga aktivitete që nuk kanë të bëjnë me punën në LSM, transmeton Portalb.mk. Deputeti Brane Petrushevski nga VMRO DPMNE, i cili ka rrogë 116.000 denarë, pa shpenzime të udhëtimit dhe mëditje të tjera, të cilat sipas ligjit janë para buxhetore, publike, deklaroi se të dhënat për të ardhurat e kryesisë së LSM-së ua ka dhënë një sinjalizues i sindikatës. Përndryshe, Sindikati ka mbi 75 mijë anëtarë, nuk është…

Lexo më Shumë

Udhëheqëses së “Tubimit Kombëtar” në Francë, Marine Le Pen, i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet. Le Pen, e cila u largua nga gjykata përpara se të lexohej vendimi, u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së, përcjell Telegrafi. Ajo u dënua gjithashtu me katër vjet burg, me dy vjet me kusht. Megjithatë, është e paqartë nëse ajo do të vuajë ndonjë dënim me burg. Sidoqoftë, ndalimi do të shuajë shpresat e saj për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale në 2027. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë dhe 24 zyrtarë të tjerë nga partia…

Lexo më Shumë

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Adem Ademi shkruan Tetovasot Ai ishte një luftëtar i devotshëm në konfliktin e armatosur në Maqedoni në vitin 2001 dhe njëkohësisht një ndër ushtarët e parë në fillimin e përplasjes së armatosur mes forcave shqiptare dhe atyre maqedonase të sigurisë dhe ushtrisë në Kalanë e Tetovës. Kontributi i tij në këtë konflikt ka qenë shumë i madh për më shumë të drejta për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga gjithë ato vuajtje dhe sakrifica që sollën atë përplasje të armatosur.Ai nuk ka qenë vetëm ushtarë por…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të skandalit të konfliktit të interesave në ministrinë e Stefan Andonovskit, ku bashkëshorti i sekretarit shtetëror fitoi tender, KSHPK hapi rast, thuhet në njoftimin e LSDM-së. “Qytetarët ende presin që Prokuroria Publike të veprojë për rastin në mënyrë që të marrë një zgjidhje. Derisa i gjithë opinioni ishte në pikëllim dhe dhimbje për aksidentin në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën gati 200, vetëm tri ditë pas ngjarjes tragjike, Andonovski kërkoi falje nga LSDM. Është tronditëse fakti që kërkesa për falje ka mbërritur më 19 mars, pikërisht në ditën e varrimit të të vrarëve…

Lexo më Shumë