Author: Hamdi Kumanova

Këtë mëngjes më ftohtë është në Berovë, – 10 gradë, ndërsa më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, 31 centimetra, informon DPHM. Deri në orës 8:30 janë matur -7 gradë në Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, -6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Veles dhe Krushevë, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -4 në Pretor, Kavadar dhe në Vinicë, si dhe -3 gradë në Ohër dhe Gjervgjeli. Në Hanet e Mavrovës trashësia e shtresës së dëborës është 13 centimetra.

Lexo më Shumë

“Nga dita e sotme, në komunën e Tetovës, është hapur thirrja për propozim emrat e rinj të rrugëve që janë vetëm me numra apo nuk kanë as numër e as emër. Nga sot gjithë banorët do të mund që të propozojnë emra për këta, por edhe rrugët që mbajnë emra rus apo të personaliteteve që nuk përkojnë aspak me realitetin, siç janë Lenin, Juri gagarini apo të ngjashme”, raporton gazetari i Alsat, Bahskim Sulejmani. Shpallja për propozimet e reja do të zgjas deri në 10 mars, thotë kreu i komisionit për riemërtimin e rrugëve. “Sot në mënyrë zyrtare shpallet thirrja…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime të sigurta për Zoom.al konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, “arrest shtëpie”. Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet e Bashkisë së Tiranës, kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së.

Lexo më Shumë

-Unë dua të mbështetem te përvoja e të moshuarve, por te energjia e të rinjve, tha në Daily Click në TV21 drejtori i Doganave, Boban Nikollovski. Ai thotë se Drejtoria e Doganave ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme. “Realisht kemi nevojë. Besoni ose jo, kemi nevojë. Besoni ose jo, kemi nevojë për kuadër me shkollë të mesme. Janë të nevojshëm në sektorë të caktuar, ta mbushim. “IKTS” sektori duhet të mbushet, laboratori duhet të mbushet me kuadro, sepse diku 47 vjet është mesatarja në Doganë”, tha mes tjerash në TV21 drejtori Boban Nikollovski.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK. Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash. Gjithashtu, zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,63 % në raport me vendimin e datës 07.02.2025. Nga data 11.02.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 48,011 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra…

Lexo më Shumë

Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një shtetas po tentonte të merrte me forcë një shtetase të mitur, kanë shkuar menjëherë në drejtim të këtij fshati. Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për…

Lexo më Shumë

Mungesa e dëshirës dhe vizionit të qeverisë se si të përballet si me rritjen e pagës minimale ashtu edhe me goditjet e çmimeve që shohim çdo ditë vetëm tregon se nuk ekziston vizioni për përballimin dhe zgjidhjen në fund të këtij problemi. Askund në botë, nëse lexoni teori ekonomike, nuk ka rritje të tillë të çmimeve në kushtet e inflacionit të ulët, thotë deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi. Ai theksoi se situata e sotme e goditjeve të çmimeve dhe e pagës minimale është vetëm një reflektim i manipulimit dhe paaftësisë së qeverisë. Nëse Akti i Praktikave të Padrejta të Tregtisë…

Lexo më Shumë

A do të ketë çmime më të ulëta për importin e veturave të përdorura në Maqedoninë e Veriut? Drejtori i Drejtorisë së Soganave, Boban Nikollovski në Daily Click në TV21 tha se duhet të mendohet për këtë, por që për momentin, tha se nuk po punojnë për këtë çështje. “Po, pajtohem! Duhet të mendohet për atë çështje, por definitivisht do t’i njoftojmë publikisht qytetarët pasi të fillojmë të mendojmë, ose t’i ndryshojmë taksat doganore për automjetet e përdorura. Në këtë moment nuk punojmë…Ose rrethana lehtësuese për automjetet elektrike. Ashtu, për momentin nuk punojmë në këtë”, tha Nikollovski në Daily Click.

Lexo më Shumë

Prokurorja nga Prokuroria e Lartë Publike, Natasha Krstevska Caleva, do të marrë pozitën e kryesueses së Prokurorisë së Lartë Publike, derisa vazhdon pezullimi i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi. Ky vendim njëzëri është marrë sot në një seancë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, ku u theksua se prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi nuk mund ta drejtojë Prokurorinë duke qenë se ndaj tij po zhvillohet procedura penale. Propozimin që Krstevska Caleva ta marrë këtë pozitë e ka sugjeruar prokurori publik republikan, Ljupço Koceski, si një nga nëntë prokurorët e mundshëm publik në Prokurorinë e Lartë Publike që do të…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me kryeministrin në largim, Albin Kurti. Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Haradinaj ka thënë se do të bashkëpunonte me partitë opozitare për ta krijuar shumicën. Ai ka konsideruar se rezultati preliminar i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk është i kënaqshëm, teksa ka thënë se pret që të ketë rreth 70 mijë vota në total. “Ne kemi ruajtur një votë që kishim, në totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë kur të përmbyllet ky proces, nëntë deputet edhe pse jemi…

Lexo më Shumë