Për mbështetje të familjeve dhe qytetarëve të Koçanës organizohen donacione, kurse Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE harxhon 400.000 euro për anketa dhe matje të rejtingut të Mickoskit – thonë nga LSDM-ja duke adresuar kritika lidhur me tenderin e ri – furnizimi me softuerin për vlerësimin e ndikimit mediatik. Socialdemokratët thonë se mjetet e tenderit duhet të shkojnë për Koçanën. BOGDANKA KUZESKA – LSDM “Si dëshiron t`i selektojë mediat Qeveria e DPMNE-së, si pozitive, negative apo neutrale, çfarë do të ndodh nëse raportojnë negativisht, do të ndëshkohen, do të heshten? Qeveria manifeston pandjeshmëri dhe harxhime të kota në…
Author: Hamdi Kumanova
Nuk mund ta kuptojmë gëzimin e LSDM-së që të përfitojë nga ngjarja tragjike në Koçanë – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, dyfytyrësia e tyre shihet në njërënë anë me Venko Filipçen që drejtpërdrejtë është përgjegjës për djegien e spitalit modular dhe vdekjen e 15 njerëzve, kurse nga ana tjetër partia e tij aktron përmes gjykatës se kush duhet e kush jo të arrestohet. LSDM-ja të ndalojë ta ndërtojë gëzimin mbi fatkeqësitë kolektive sikurse në Koçanë, fatin tragjik të Frosinën, Martin Neshkovskit, “Lagja e Trimave”, Tamara e vogël – thonë nga VMRO-DPMNE duke u zotuar se për këto raste patjetër…
Më datë 28.03.2025, në ora 15:05, në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Gostivar ka marë flakë automjeti udhëtarëve ,,BMW X5″ në lëvizje, të cilin e ka drejtuar A.J., nga fshati Pirok i Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga njësiti territorial i zjarrfikësve të Tetovës. Kontrollin e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
Një pronar lokali ka raportuar se disa persona kanë tentuar t’i marrin para përmes metodës së njohur të reketit në Maqedoni. Ata i kanë ofruar “mbrojtje” për lokalin e tij, por pasi ai i ka refuzuar, është sulmuar fizikisht. Pas dhunës, ai ka pranuar marrëveshjen, por më pas e ka raportuar rastin në polici. “Më 26.03.2025, në ora 20:40 në Prilep, zyrtarët policorë të DPB Prilep kanë arrestuar R.R. (53) nga Prilepi, nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 258 të Kodit Penal. Më herët, po atë ditë në orën 08:00, një pronar 54-vjeçar i një lokali…
Banka Botërore shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e vendit në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) dhe me përpjekjet e bëra nga Banka Popullore për arritjen e këtij qëllimi. Anëtarësimi do të sjellë përfitime të shumta për ekonominë e përgjithshme, ku qytetarët dhe kompanitë do të përfitojnë më shumë. Për përfitime të mëtejshme, është e rëndësishme që vendi të bashkohet me projektin rajonal të pagesave të menjëhershme të udhëhequr nga Banka Qendrore e Italisë dhe që është pjesë e Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian. Kjo u theksua në takimin midis guvernatores së Bankës Popullore,…
Intensiteti i lëvizjes jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Studentët do të kenë mundësi të marrin ekzaminime dentare falas dhe trajtime të përshtatshme, duke përfshirë trajtimin e kariesit, heqjen e gurëve dhe ndërhyrje të tjera. Fakulteti i Stomatologjisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në bashkëpunim me Asamblenë Studentore të Fakultetit të Fakultetit të Stomatologjisë dhe Asamblenë Studentore Universitare të UKIM-it, për herë të parë organizojnë një iniciativë, duke u ofruar të gjithë studentëve të UKIM-it mundësinë për ekzaminime dhe ndërhyrje stomatologjike falas. Kjo nismë synon të përmirësojë shëndetin e studentëve dhe t’u ofrojë atyre akses në kujdesin cilësor dentar, nën mbikëqyrjen e profesionistëve…
MPB njofton se me datë 29.03.2025 në ora 01:00 në DPB Gostivar, I.K. (31) nga Gostivari ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 23:30 në një objekt hotelierik në Gostivar është sulmuar fizikisht nga personi M.I., pas së cilës i është kundërvyer sulmit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kumanova është qyteti ku ka rënë më së shumti shi në 24 orët e fundit (26 litra për metër katror). Në Berovë kanë rënë 23 litra, ndërsa në Shkup dhe Vinicë 17. 12 në Prilep, 9 Shtip, 3 Manastir, Gjevgjeli, Kodër të Diellit, Pozhar-Radovish, 2 Tetovë, Pretor, Demir Kapi, Strumicë, 1 Ohër, Topolçan. Nga DPHM njoftojnë se për shkak të lokalitetit të reshjeve, sasia e reshjeve që bie ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e madhe se sa matet. Moti sot është i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Temperaturat ditore do…
Grupi Parlamentar i Frontit Europian në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi drejtësinë selektive pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj. Letra është adresuar drejtpërdrejt te: z. Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut; znj. Claire Bazy, Kryetare e Komisionit të Venecias; znj. Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit); z. Theodoros Rousopoulos, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të…
Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht informon opinionin se qëndrimi i kryetarit të komunës së Vrapçishtit, z.Isen Shabani për kandidaturë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të Aleancës në degën e Vrapçishtës. Dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrapcisht qëndron pas çdo vendimi në fuqi që ka marë Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët. Sa i përket zgjedhjeve lokale që vijnë dega e Aleancës për Shqiptarët në Vrpaçisht do të jetë në koordinim të plotë me organet qendrore të partisë. Kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Vrapçisht…
Gjatë 24 orëve të fundit territori I Maqedonisë së Veriut u përfshi nga nja valë me lagështi duke kushtëzuar rreshje të shiut që vende-vende ishin me procese në formë të motit të lig. Në 24 orët e fundit, sipas MeteoAlarm, më shumë shi ka rënë në Demir Kapi – 40 litra në metër katror, në Pozharanë 42 litra, Kumanovë 26 litra e kështu me radhë. Me ndryshimin e motit shënohen edhe procese intensive të motit të lig. MeteoAlarm njofton se për herë të parë këtë sezon, moti I lig shënohet në fshatin Novak të Qendrës Zhupa. …

