Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit është duke analizuar informacionet nëse ish zyrtarët, deputetët dhe ish deputetët të cilët para një muaji u gjobitën për shkak të mos paraqitjes së pasurisë, e kanë kryer këtë obligim pasi janë gjobitur. Kryetarja e komisionit Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska, thotë se megjithatë ka mangësi ligjore për këtë obligim. “Të mos lejojmë që me pagesën e gjobave të amnistohen të gjithë personat e zgjedhur apo të emëruar nga obligimi për paraqitje të gjendjes së pasurisë. Nëse konfirmohet se një pjesë e atyre personave nuk kanë dorëzuar listë anketuese edhe përskaj pagesës së gjobës, do të…

Lexo më Shumë

Qyteti në juglindje të Serbisë, Piroti, e ka shpallur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si person të padëshiruar në territorin e qytetit. Kuvendi i Qytetarëve të Pirotit miratoi një vendim ku shpalli Vuçiqin si “persona non grata”. Ky vendim ka ardhur pas një kërkese për të zbardhur qëndrimin e autoriteteve lokale ndaj dhunës të ushtruar gjatë protestës “15 për 15” që u mbajt në Beograd më 15 mars, ku studentët dhe qytetarët u sulmuan nga forcat e sigurisë, shkruan mediumi Nova. Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar nga kryetari i Pirotit, Vladan Vasiq, që të informojë qytetarët lidhur me çdo mbështetje…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër А.М.(36) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“ dhe kundër XH.SH.(57) dhe S.М.(31), të gjithë nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“. Më 20.03.2025 në Kumanovë, i raportuari i parë ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët kanë kryer detyra zyrtare, ndërsa ka tentuar të përdorë edhe send të mprehtë. I raportuari i dytë dhe e raportuara e tretë i…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari edhe njëherë ritheksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i mbulon të gjitha shpenzime e personave të lënduar nga zjarri në Koçan, përfshi dhe harxhimet e 2 nga familjarët e secilit pacient që ndodhet për kurim jashtë vendit, shkruan Alsat. “Për të gjithë pacientët kurimi është falas, zero denarë. Për të gjithë pacientët, nga dy anëtarë të familjes është siguruar biletë aeroplani, apo në rast se kanë udhëtuar me autobus apo diçka tjetër, transporti është siguruar, plus është siguruar edhe vendosja për dy anëtarë të familjes të secilit pacient, për të gjithë.…

Lexo më Shumë

Filantropi dhe biznesmeni i njohur, Lazim Destani, edhe këtë Ramazan ka vazhduar traditën për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ai ka ndarë disa kuponë për këto familje dhe ka bërë thirrje të ndihmohen personat në nevojë, shkruan Zeri.info. “Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaji i sakrificës fizike, por është dhe muaji i ndërtimit të personalitetit të qëndrueshëm, të devotshëm e të mbushur me vlera morale. Në qendër të këtyre vlerave është virtyti i solidaritetit. Le të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për familjet në nevojë. Ndihem mirë që, falë Zotit, me ‘Ecologun’ po e vazhdojmë mbështetjen tradicionale…

Lexo më Shumë

Pas një mbledhjeje të përbashkët mes anëtarëve të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ku janë dhënë udhëzime për kontrolle të jashtëzakonshme në objektet dhe institucionet që janë në kompetencë të pushtetit lokal, komuna Qendër ka kryer kontrolle të ndërtesave kolektive, shkollave por edhe kafenetë e restorantet në territorin e kësaj komune. Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski për “Alsat” tha se kontrolle janë kryer me qëllim për të parë nëse këto objekte kanë të instaluara hidrantë por edhe aparate kundër zjarrit. “Lista jonë është zgjeruar, me çka përballemi me fasada të vjetra të ndërtesave të cilat, një pjesë e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Michalis Rokas njoftoi sot se në cilat fusha dhe institucione Maqedonia ngec më shumë në agjendën e saj të reformave. “Do të thosha dy fusha ku duhet të fokusohemi më shumë: shteti i së drejtës dhe administrata publike. Nevojitet një administratë publike kompetente që mund të zbatojë të gjitha reformat. Ne po punojmë shumë për sundimin e ligjit dhe e dimë se është një prioritet i lartë. Vitet e fundit ka stagnuar dhe prandaj duhet të kemi hapa konkretë përpara dhe t’i kemi shumë shpejt”, tha Rokas në një konferencë…

Lexo më Shumë

Rreth mesnatës, N.B nga Tetova ka raportuar në polici se vajza e saj 19-vjeçare është larguar nga shtëpia. Siç thuhet në raportin e policisë, vajza mund të të jetë larguar me një 23-vjeçar nga Shkupi. “Më datë 28.03.2025 në ora 00:30 në SPB Tetovë, N.B. (51) nga Tetova ka raportuar se vajza e saj A.B.(19) është larguar nga shtëpia. Sipas kallëzimit, ka mundësi që ajo të jetë larguar së bashku me personin E.S. (23) nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Presidentja dhe komandantja supreme e ushtrisë, Gordana Siljanovska Davkova, në ceremoninë e shënimit të 5-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO në kazermën “Ilinden” në Shkup, theksoi se pjesëmarrja jonë në Aleancë është edhe investim në Ushtrinë, e cila ruan integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit. Ajo theksoi se si shtet duhet të investojmë në mbrojtjen dhe sigurinë e Maqedonisë dhe se do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara. Siljanovska Davkova shtoi se do të respektojmë standardet e NATO-s dhe politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Qeveria ofron përkrahje maksimale për familjet e viktimave nga zjarri i shkaktuar në Koçan. Krahas përkrahjes financiare që u sigurua përmes Buxhetit për familjet që kanë të afërmit e tyre që po trajtohen jashtë vendit, fokusi është sigurisht në vazhdimin e përkrahjes në këtë proces, i cili do të jetë afatgjatë. Kështu deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në programin e hapur humanitar “Kanali 5 dhe Maqedonia për Koçanin”. “Qeveria ka qenë e përkushtuar të ndihmojë që nga dita e parë. Miratuam vendim me të cilin ridestinuam apo ndamë mjete për familjet e atyre pacientëve që po kurohen…

Lexo më Shumë

Më datë 27.03.2025 në orën 19:15 në një qendër tregtare në Tetovë, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë arrestur personin A.S.(18) nga fshati Dëbërcë, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se në orën 18:40, së bashku me disa të mitur, ka kryer një vjedhje në një objekt shitës në qendrën tregtare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë