Author: Hamdi Kumanova

Një tërmet epiqendra e të cilit ishte në Greqi është ndjerë mëngjesin e sotëm edhe në Maqedoninë e Veriut. Enti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm në orën 06:04 ka regjistruar një tërmet me magnitudë 3.4 ballë Rihter, me epiqendër në zonën kufitare Manastir-Lerin, në Greqinë fqinje, rreth 125 kilometra në jug të Shkupit. Tërmeti është ndjerë në Manastir dhe rrethinë me intensitet III gradë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS). Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.

Lexo më Shumë

Për të qenë anëtar në bordin mbikëqyrës të shoqërisë aksionare “M-NAV”, duhet të kesh së paku 240 kredi, gjegjësisht të kesh përfunduar arsimin e lartë 4-vjeçar. Por kjo nuk vlen për Millorad Millanoviq, i cili tanimë gjashtë muaj është zgjedhur anëtar i bordit mbikëqyrës, edhe atë vetëm me arsim të mesëm. Madje sipas informacioneve jozyrtare, arsimin e mesëm e ka përfunduar në Mal të Zi, ndërsa diplomën nuk e ka të nostrifikuar. Millanoviq njëkohësisht është edhe i punësuar në M-NAV, me çka, me vendosjen e tij si anëtar i bordit mbikëqyrës, janë shkelur nenet 72 dhe 73 nga ligji për…

Lexo më Shumë

Janevska: në 50 shkolla do të vendosen sistemet fotovoltaike, MASH siguroi grant të pakthyeshëm prej 1,1 milionë euro Janevska: në 50 shkolla do të vendosen sistemet fotovoltaike, MASH siguroi grant të pakthyeshëm prej 1,1 milionë euro Publikuar 15:08 27 Mars, 2025 Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, sot vizituan shkollën fillore “Partenija Zografski”, ku në proces është vendosja e sistemit fotovoltaik. Bëhet fjalë për investim i cili realizohet në kuadër të projektit për përmirësimin e efikasitetit energjetik të shkollave në territorin e Kisella Vodës, Karposhit dhe Zelenikovës, i…

Lexo më Shumë

Në këtë mënyrë e ka titulluar reagimin kreu I “Levicës”, Dimitar Apasiev, duke kritikuar mos mbajtjen e seancës parlamentare për pyetje të deputetëve që zakonisht mbahet të enjten e fundit të muajit. Ai ka drejtuar akuza ndaj liderëve të dy partive më të mëdha në bllokun politik maqedonas, Mickoskit dhe Filipçes. “Për shkak se do të parashtroheshin pyetje të vështira për tragjedinë në Koçanë, kurse kjo nuk u përgjigjej Mickoskit dhe Filipçes, vendosën që ta pezullojnë me njëfarë “marrëveshje” normën kushtetuese, ligjore dhe sipas rregullores” – shkruan Apasievi. Ai ka mohuar njoftimet se ka patur konsensus midis…

Lexo më Shumë

Nga kjo parti thonë se nga hetimet e deritanishme vërehet se ato po zhvillohen në mënyrë selektive dhe nuk është përfshirë asnjë zyrtar aktual edhe pse ishin në funksion në ditën kur ka ndodhur tragjedia. Nga LSDM kërkojnë të ketë përgjegjësi për secilin pa dallim përkatësisë partiake apo funksionit momental. “Para vetëm pak javësh, Prokuori Publik ishte nën presion për shkarkim, edhe atë direkt nga Mickoski. Qeveria filloi procedurën, u bënë sulme publike, u krijua narrativ i qartë për mosbesimin e tij. Përnjëherësh kthim, ai bëhet i nevojshëm, procedura ndalohet, këshilli i prokurorëve publik nuk mblidhet, ndërsa Mickoski bën…

Lexo më Shumë

Arben Taravari thotë se liderët e koalicionit VLEN janë në komunikim të vazhdueshëm për planet për zgjedhje lokale. Taravari thotë se shumë shpejtë pritet që ASH të ketë qëndrim përfundimtar, ndërsa konfirmoi se në takimin e liderëve të VLEN, ka insistuar që partitë të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje. “Unë edhe kam insistuar në negociata që të kemi listë të veçantë si ASH, por edhe partitë e tjera, sepse motivojmë shumë më shumë njerëz që të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por e shohim e bëjmë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte…

Lexo më Shumë

Më 25.03.2025 në orën 19.20 në SPB Shkup, u raportua se në rr.„Justiniani i Parë “ në Shkup, ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve „opel“ me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga Ј.S.(30) nga f.Koliçan i Poshtëm, rrethi i Shkupit, dhe automjetit të pasagjerëve „audi а4“ me targa regjistrimi të Shkupit, i cili pas aksidentit ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në aksident lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtarja e automjetit të pasagjerëve „opel“ S.K.(27) nga f.Koliçan, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Kompleksin e klinikave „Nënë Tereza“. Është kryer ekzaminimi nga ekipi ekzaminues i SPB Shkup.TS

Lexo më Shumë

Më 26.03.2025 në orën 16.10, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria Z.А.(55) nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, thërrmuese, sende të mprehta, pushkë, plumba dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga vepra penale. Ai ishte shoqëruar në stacion poicor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës.TS

Lexo më Shumë

Toka e shitur tek monopoli i Tetovës me një sipërfaqe prej 6.000 metrash katror e cila sipas reagimeve, është shitur nën çmimin e duhur, nuk është vendim i përbërjes së tanishme të komunës, por zanafilla e saj është që në vitin 2014 ka deklaruar në brifingun e sotëm me gazetarët, kreu i komunës Bilall Kasami. Ai më tej shtoi se kjo tokë, është vetëm njëra nga tokat që dihen ndërsa toka të këtilla me çmim prej 1 euro metër katrori janë shitur shumë. Kasami tha se shembulli më i keq i shitjes së tokës së shtetit, ka qenë ai i…

Lexo më Shumë

Binance, shkëmbimi kryesor i kriptovalutave në botë, është krenar të njoftojë se do të jetë nikoqir i mbledhjes të komunitetit në Shkup. Kjo ngjarje përfaqëson një mundësi unike për anëtarët e komunitetit të kriptove që të takohen me përfaqësuesit e Binance, të eksplorojnë tendencat më të fundit të industrisë dhe të diskutojnë të ardhmen e aseteve digjitale, si në rajon ashtu edhe globalisht. Takimi i parë në Shkup do të jetë më 03.04.2025, nga ora 17:00 deri në 21:30 në Hotel Marriott, Sheshi Maqedonia, Shkup. Pjesëmarrja në takim është falas, por për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve kërkohet…

Lexo më Shumë