Me arritjen e udhëtarëve nga Stambolli sot në Aeroportin “Sh. Apostull Pavle” në Ohër, do të shënohet fillimi zyrtar i linjës së re ajrore nga Stambolli në Ohër. Bëhet fjalë për fluturimin e parë në linjën direkte të linjës ajrore “Turkish Airlines” që nga sot do të nis fluturimin nga Stambolli drejt aeroportit “Sh. Apostull Pavle” të Ohrit. Sipas paralajmërimeve të mëparshme, fluturimet në linjën Stamboll – Ohër do të realizohen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Turkish erllajns do të përdorë aeroplanët Erbas A321, Boing 737-800 dhe Boing 737-900 nga flota e…
Author: Hamdi Kumanova
NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup njoftoi se aksioni për shlyerjen e borxhit pa llogaritur kamatën është në rrjedhë dhe përfundon në datën 2 prill 2025. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve që kanë borxh të papaguar për ujin e konsumuar, ta shfrytëzojnë mundësinë në këste pa interes të përllogaritur, thuhet në kumtesë. Vendimi për realizimin e aksionit për shlyerjen e borxheve të mbetura pa llogaritje të kamatës nuk vlen për organet shtetërore dhe lokale të qeverisjes dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe institucionet që kryejnë veprimtari me interes publik të përcaktuar me…
Mbrëmë u mbajt seanca e Këshillit Qendror të LSDM-së për të diskutuar për gjendjen aktuale në vend pas tragjedisë më të rëndë që goditi Maqedoninë dhe në të cilën humbën jetën 59 persona, njoftojnë nga LSDM. “Konkluzioni i Këshillit Qendror të LSDM-së është se rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon se po zhvillohet në mënyrë selektive dhe është fokusuar vetëm në të kaluarën, vetëm në ish-funksionarët dhe nëpunësit civilë, ndërsa zyrtarët aktualë dhe nëpunësit civilë nuk janë përfshirë fare, edhe pse kanë qenë në detyrë ditën kur ka ndodhur tragjedia. Selektiviteti nuk është drejtësi, por padrejtësi dhe thellon mosbesimin e…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Opinion në Tv Klan i cili u është përgjigjur pyetjeve me shkrim. Inteligjenca Artificiale e ka kthyer në një intervistë të mirëfilltë duke përdorur pamjen dhe zërin e tij. Meta thotë se u fut si kandidat në listë të hapur pasi është në kushte të pabarabarta për fushatë elektorale. “Unë e kam thënë, e kam deklaruar publikisht në Konventën e Tiranës në mesazhin tim me audio se do të jem në listë të hapur në qarkun e Tiranës edhe ndër më të votuarit madje. Natyrisht kjo ka qenë…
I gjithë territori i Maqedonisë rrezikohet nga një stuhi e fortë. Administrata Hidrometeorologjike ka dhënë një paralajmërim portokalli për disa qarqe dhe aty ku nuk është portokalli, paralajmërimi është në të verdhë. Alarmi është i vlefshëm gjatë gjithë ditës dhe natës së ardhshme. “Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të vijojë një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me paraqitje të shpeshta të reshjeve të herëpashershme të shiut. Në vend të kësaj proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, bubullima dhe erëra të forta mbi 70 kilometra në orë.…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar se Vladimir Putin ‘do të vdesë së shpejti’ mes thashethemeve se lideri rus po lufton me shëndetin e dobët. Vlerësimi i Zelensky për shëndetin e Putinit erdhi gjatë një interviste me gazetarë në Paris, pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dje. “Ai (Putini) do të vdesë së shpejti, dhe ky është një fakt dhe do të marrë fund”, tha presidenti ukrainas. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të projektuar një imazh të hipermaskulinitetit, Putin është përballur prej kohësh me thashetheme se ai vuan nga probleme shëndetësore. Vitet e fundit, 72-vjeçari është shfaqur…
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka ndarë vendimet për themelimin e marrëdhënies së punës së përhershme për gjashtë të punësuarit në këtë komunë. Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës z. Besnik Emshiu shpërndau vendime pune 6 nëpunësve administrativë: Hatije Fejzullait, Shuip Mahmudit, Egzon Asanit, Egzona Emshiut, Yllzana Memetit dhe Bukurije Zenunit. Njëkohësisht, kryetari iu uroi suksese në punë dhe në obligimet e tyre në bazë të dispozitave ligjore dhe sistematizimit të vendeve të punës.
Federata e Tenisit e Republikës së Maqedonisë me kënaqësi njofton se UNIBanka AD Shkup bëhet Sponsor Kryesor i federatës. Ky partneritet paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tenis-it në vendin tonë dhe do të sigurojë mbështetje shtesë për realizimin e projekteve të rëndësishme nga Programi i punës së federatës. Mbështetja nga ana e Bankës përfshin ngjarje, turne, trajnime dhe festivale tenistike që do të krijojnë platforma për zhvillimin dhe konkurrencën e sportistëve nga të gjitha grupmoshat. Me këto aktivitete pritet një progres i rëndësishëm në organizimin e turneve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit me trajnerë…
Një shtetas shqiptar, i kërkuar nga Interpol-Gjermania, është ndaluar në pikën kufitare të Bllacës gjashtë ditë më parë. Ky arrestim është bërë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të forcave të rendit dhe është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre gjermane
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) arrestuan dhunuesin nga Radovishi i cili rrahu gruan, ndërsa dhunën e transmetonte drejtpërdrejt në platformën sociale “Tik Tok”. Personi është dërguar menjëherë në stacion, konfirmon MPB, transmeton Portalb.mk. Videoja shqetësuese është përhapur në rrjetet sociale dhe dëshmitarët thonë se dhunuesi nuk ka abuzuar vetëm me gruan shtatzënë, por edhe me fëmijët e saj. Në video shihet sulmuesi duke sharë dhe rrahur vazhdimisht gruan që dyshohet se është shtatzënë. Në rrjetet sociale po shpërndahen video të tjera të të njëjtit dhunues që maltreton gruan, ndërsa ndaj tij tashmë ka një proces gjyqësor aktiv,…
Çdo i treti fëmijë në RMV jeton në varfëri Çdo i treti fëmijë jeton në varfëri, ndërsa vetëm një në tre fëmijë arrin një nivel minimal të njohurive në matematikë, lexim dhe shkencë. Për më tepër, 73% e fëmijëve janë të ekspozuar ndaj dhunës fizike ose emocionale në shtëpi. Kështu thuhet në hulumtimin e fundit të UNICEF-it për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në vend, ndërsa thuhet se këto faktorë negativ kanë pasoja afatgjate në zhvillimin dhe mirëqenien e rinisë së vendit, gjë që kërkon përpjekje urgjente dhe të përkushtuar nga të gjitha institucionet. Maqedonia e Veriut, thuhet në hulumtimin…
Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska theksoi se fajin më të madh në mënyrë hierarkike e kanë bartësit e funksioneve publike. “Qeveria kur formohet një qeveri kemi kryeministër, kryeministri delegon, autorizon ministrat, ata duhet të punojnë me dikastere të veçanta. Në këtë rast ministri i Ekonomisë punon me një dikaster të madh, i cili është përgjegjës për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe objektet e hotelierisë, dmth për dhënien e licencave. Ne i kemi theksuar këto rreziqe korruptive. Sa herë që sektori privat dhe publik vijnë në kontakt, rreziqet e korrupsionit bëhen shumë të larta”, thotë Ivanovska në “TV21”.

