Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka ndarë vendimet për themelimin e marrëdhënies së punës së përhershme për gjashtë të punësuarit në këtë komunë.
Sot, kryetari i Komunës së Bogovinës z. Besnik Emshiu shpërndau vendime pune 6 nëpunësve administrativë: Hatije Fejzullait, Shuip Mahmudit, Egzon Asanit, Egzona Emshiut, Yllzana Memetit dhe Bukurije Zenunit.
Njëkohësisht, kryetari iu uroi suksese në punë dhe në obligimet e tyre në bazë të dispozitave ligjore dhe sistematizimit të vendeve të punës.