Federata e Tenisit e Republikës së Maqedonisë me kënaqësi njofton se UNIBanka AD Shkup bëhet Sponsor Kryesor i federatës.
Ky partneritet paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tenis-it në vendin tonë dhe do të sigurojë mbështetje shtesë për realizimin e projekteve të rëndësishme nga Programi i punës së federatës. Mbështetja nga ana e Bankës përfshin ngjarje, turne, trajnime dhe festivale tenistike që do të krijojnë platforma për zhvillimin dhe konkurrencën e sportistëve nga të gjitha grupmoshat. Me këto aktivitete pritet një progres i rëndësishëm në organizimin e turneve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit me trajnerë dhe tenistë të njohur botërorë, që do të sigurojë mundësi të reja për promovimin e talenteve të rinj dhe realizimin e ambicieve të tyre në botën e tenis-it.
“UNIBanka ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sportin në Maqedoni dhe kemi nderin e madh që tani po e mbështet edhe Federatën e Tenisit. Shpresojmë se së bashku do të arrijmë suksese të reja, do të realizojmë ngjarje që do të mbahen mend dhe që do të jenë motivim dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme të tenistëve”, thanë nga Federata e Tenisit të RMV.
“UNIBanka bëhet partner i krenar i Federatës së Tenisit të RMV dhe me kënaqësi e themelojmë këtë bashkëpunim. Mbështetja e sportit dhe talenteve të rinj është pjesë përbërëse e përgjegjësisë sonë korporative dhe besojmë se ky partneritet do të kontribuojë për një ndryshim pozitiv në komunitetin e tenis-it”, thanë nga Bordit i Drejtorëve të UNIBankës AD Shkup.
UNIBanka është e njohur për përgjegjësinë e saj shoqërore dhe mbështetjen në sport, më së shumti si organizator i turneut tradicional të tenis-it UNIBANK Invitational, i cili këtë vit do të mbahet për herë të pestë radhazi. Kjo iniciativë e Bankës tani është zgjeruar me partneritet dhe sponsorizim kryesor të Federatës së Tenisit të RMV.