Author: Hamdi Kumanova

Pas katër ditësh debat, Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle e dënoi sërish Liridon Berishën, 27-vjeç, me burgim të përjetshëm për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, e cila u godit me thikë në mes të rrugës në Hayange (Moselle), natën mes 23 dhe 24 majit të vitit 2021. Dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh. Në vitin 2024, në shkallë të parë, dënimi ishte shoqëruar me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 22 vitesh, maksimumi i paraparë, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv. Viktima u…

Lexo më Shumë

Një shofer është privuar nga liria në rrugën rajonale Shën Nikollë – Probishtip, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor dhe ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Siç informojnë nga MPB, dje (23.01.2023), rreth orës 05:55, zyrtarë policorë nga Sveti Nikolla ndaluan një automjet të drejtuar nga M.P. (32) nga Probishtipi, pas informatave operative se i njëjti po lëvizte drejt Sveti Nikollës me qëllim për të kryer një vepër penale. Pas ndalimit të automjetit, M.P. doli nga mjeti dhe filloi të sillet në mënyrë të pahijshme dhe agresive ndaj zyrtarëve policorë, me ç’rast sulmoi fizikisht njërin prej tyre. M.P.…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokratike sot do ta mbajë Kongresin e 31-të në Shkup në hotelin Aleksandar Pallas. Sipas informacioneve nga LSDM-ja, Kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe një pjesë pune. Në fillim, do të ketë një pjesë të hapur të Kongresit, pas së cilës do të pasojë edhe fjalimi i kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Pas kësaj do të vijojë një pjesë pune e Kongresit. Kujtojmë se ditë më parë Filipçe theksoi se kritikat aktuale ndaj tij dhe partisë vijnë nga, siç tha ai, “individë që janë shantazhuar ose blerë”, duke shtuar se anëtarët dhe mbështetësit e…

Lexo më Shumë

Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se një pjesë e shërbimeve më të kërkuara të Librave Amë tani mund të kryhen online, duke shmangur pritjet dhe radhët në sportele. “Një ndryshim që prek përditshmërinë e secilit qytetar. Qytetarët nuk duhet të humbin kohë për dokumente bazë”, ka theksuar Fazliu. Përmes portalit uslugi.gov.mk, qytetarët mund të marrin lehtësisht dokumente si: Certifikata e lindjes, Certifikata e martesës, Certifikata e vdekjes, Vërtetim për gjendje martesore të lirë. Drejtori Fazliu nënvizon se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një administrate më funksionale, më afër qytetarëve, ku stresi…

Lexo më Shumë

Me zbatimin e sistemit modern të trafikut “Safe City”, autoritetet e sigurisë rrugore nisën monitorimin ndaj shkeljeve të rregullave të komunikacionit duke përdorur një rrjet të kamerave dhe sensorëve të vendosur në kryeqytet dhe në qytete të tjera si Tetovë dhe Kumanovë. Ky sistem synon të përmirësojë sigurinë në rrugë dhe të ulë numrin e aksidenteve të shkaktuara nga shpejtësia e lartë dhe sjelljet e rrezikshme të shoferëve. Regjistrimi i shkeljeve: Gjatë periudhës provuese, vetëm në Shkup janë regjistruar dhjetëra e mijëra shkelje të trafikut, ku mbi 90 % ishin përtej kufijve të shpejtësisë, duke përfshirë edhe raste ekstreme…

Lexo më Shumë

Më 23.01.2026, rreth orës 14:00, në bulevardin “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup ndaluan një automjet pasagjerësh të tipit “Passat”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të automjetit, në hapësirën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se pesë kilogramë marihuanë. D.B. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të shpejtë, për veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Faton Selami do të jetë Avokat I ri I Popullit. Sot, Parlamenti e ka zgjedhur atë me 87 vota “për”, si dhe me 20 vota të shumicës së votive që vijnë nga deputetët jomaqedonas. Nga 28 vota të pranishëm në Parlament e që cilësohen me Badenter, 8 janë shprehur “kundër” dhe 20 “për”. Me këtë rast, kryeparlamentari Afrim Gashi e ka uruar Avokatin e ri të Popullit, ndërsa ka mbyllur seancën parlamentare. (koha.mk)

Lexo më Shumë

Qeveria na tha se “deri në këtë moment” Kryeministri nuk ka marrë një ftesë të tillë, dhe Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova ende nuk ka bërë një njoftim Edhe pse Qeveria është mburrur vazhdimisht se është brenda perimetrit të administratës së presidentit Donald Trump, Maqedonia e Veriut ende nuk i është afruar mjaftueshëm për të marrë një ftesë për të marrë pjesë në të ashtuquajturin “Komiteti i Paqes”. Qeveria na tha se “deri në këtë pikë” kryeministri nuk ka marrë një ftesë të tillë, dhe zyra e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova ende nuk ka bërë një njoftim. Serbia nuk është ftuar…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në konferencën e sotme për shtyp ka folur për gjendjen aktuale në sistemin gjyqësor, duke theksuar se Ministria tashmë punon në konfirmimin e gjendjes reale në terren dhe përgatit masa konkrete për tejkalimin e dobësive sistematike. “Kohëve të fundit, opinioni ishte dëshmitar i ngjarjeve të cilat plotësisht e përforcuan brengën rreth integritetit, përgjegjësisë dhe funksionimit të gjyqësorit dhe prokurorisë. Fenomene të tilla nuk duhen relativizuar, as të injorohen”, tha Filkov. Ai tha se moszgjidhja afatgjate e rasteve për korrupsion të madh dhe mungesë të përgjigjes institucionale për dyshime të dukshme e shkatërrojnë besimin në sistem.…

Lexo më Shumë

Gjashtë deputetët e Levicës do të votojnë për ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje, konkretisht për “Safe City” në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, shkruan gazeta KOHA Koordinatori i Grupit parlamentar të Levicës, Boris Kërmov tha që në fillim të seancës së sotme se Levica mbështet Ligjin, ndërsa tha se kjo bëhet për sigurinë e qytetarëve. Kështu që, me 6 votat e Levicës, ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje pritet të kalojnë, pasi shumica parlamentare veçmë (VMRO-VLEN-ZNAM-Levica) i bëjnë mbi 80 vota deputetësh. (koha.mk)

Lexo më Shumë

Më 22.01.2026 në orën 21:50 në Stacionin Policor Gostivar, I.U.(40) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 15:15 në rrugën “Vëllezërit Bllazheski”, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një person, pasi disa nxënës kishin hedhur topa bore drejt automjetit të tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë