Policia e Shtetit të Shqipërisë njofton se ka kryer një operacion të koduar “Operacionalja”, në të cilën është ndaluar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili kërkohej nga Interpoli i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, lokalizohet dhe kapet në Tiranë, 52-vjeçari. 52-vjeçari fshihej prej kohësh në Tiranë, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, në emër të një shtetasi nga Kosova. Lokalizimi i tij, pas disa muajsh hetime dhe kërkime nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 52-vjeçari me masë sigurie…
Author: Hamdi Kumanova
VLEN vlerëson se sistemi “Safe City” është një nga ligjet më të rëndësishme për sigurinë publike në Maqedoninë e Veriut, pasi në thelb ka mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas tyre, ky ligj nuk ka për qëllim gjobitjen, por krijimin e kushteve për lëvizje të sigurt për këmbësorët, çiklistët, përdoruesit e trotinetëve elektrikë dhe personat me aftësi të kufizuara. VLEN thekson se tolerancat e kamerave do të jenë të njëjta me ato të radarëve policorë: 6 km/h deri në 100 km/h dhe 8 km/h mbi 100 km/h, duke dëshmuar se fokusi është parandalimi dhe jo…
I ftuar në Click Plus, deputeti i pavarur Ilir Demiri tha se parimet që e udhëheqin në jetë e bënë që të votoj ligjin për “Safe City”, shkruan TV21. Siç tha Demiri, përkrahi një ligj të tillë dhe ka gjithmonë votë për ligjet që shpëtojnë jetë. Mes tjerash, ai tha se ligji është me rekomandime të BE-së dhe se në mënyrë graduale vendi afrohet me normativat evropiane. Demiri tha se thelbi i këtij ligji është siguria e qytetarëve dhe si i tillë do të implementohet në të gjtihë territorin e vendit.
64 kërkesa nga të burgosurit për t’iu falur dënimi i mbetur kanë shkuar në adresë të presidentes së Kosovës. Por, Vjosa Osmani nuk e ka falur asnjë prej tyre, e brenda 5 viteve vetëm një gruas që ishte e dënuar për veprën penale “Rrezikim i Trafikut Publik”, ia fali dënimin e mbetur. Për 5 vite sa është në krye të shtetit, Vjosa Osmani nënshkroi vetëm një dekret, me të cilin fali një të burgosur që ishte në vuajtje të dënimit. Por, ndër vite në adresë të zyrës së saj shkuan qindra kërkesa të tilla, që janë në kompetencë…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski thotë se ka komunikim aktiv me Bashkimin Evropian në lidhje me një zgjidhje për masat e shpallura për transportuesit tanë, si dhe tarifat e eksportit për industrinë e çelikut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duke vepruar kështu, siç deklaroi ai, tregohet se në rast të zbatimit të tyre, ne do të paguajmë një çmim që do të jetë katër deri në gjashtë herë më i lartë se fondet që do të merrnim nga Plani i Rritjes. Mucunski për “Sitel” sonte tha se shpreson për një rezultat sepse BE ka…
Një zyrtar i lartë i imigracionit amerikan pritet të largohet nga qyteti amerikan i Minneapolis, në atë që mund të shënojë një ndryshim në tonin e Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave fatale të një qytetari të dytë amerikan nga oficerët federalë gjatë fundjavës. Ndërsa komandanti i Patrullës Kufitare Gregory Bovino dhe disa agjentë të imigracionit largohen, “cari i kufirit” Tom Homan do të fillojë të udhëheqë përpjekjet në terren në qytetin e Minesotës pasi të shtënat me armë ndaj Alex Pretti të shtunën përshkallëzuan tensionet. Vendimi i presidentit Donald Trump mund të tregojë interesin e administratës, për të hequr…
Fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë mund të ndalohen nga rrjetet sociale që në vitin e ardhshëm shkollor, ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron. Macron tha se u kërkoi ligjvënësve të përshpejtojnë procesin e miratimit të legjislacionit që kufizon aksesin në rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi në fillim të vitit shkollor këtë shtator. “Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje”, tha presidenti francez, shkruan euronews. “Emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë në shitje, ose për t’u manipuluar – as nga platformat amerikane dhe as nga…
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të rrisë tarifat mbi importet e Koresë së Jugut në 25%, pasi akuzoi Seulin se “nuk po i përmbahet” një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar. Në një postim në mediat sociale, Trump tha se do të rriste taksat mbi Korenë e Jugut nga 15% për një gamë produktesh, duke përfshirë automobila, lëndë druri, produkte farmaceutike dhe “të gjitha tarifat tjera reciproke”, raporton BBC. Trump tha se ligjvënësit e Koresë së Jugut kanë qenë të ngadaltë në miratimin e marrëveshjes, ndërsa “ne kemi vepruar shpejt për të ulur tarifat tona…
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave ekstreme dhe reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara, teksa një stuhi e fuqishme dimri vazhdon të godasë vendin. Autoritetet kanë bërë të ditur se në disa raste është ende herët për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjeve, por ato lidhen me kushtet e ashpra të motit. Temperaturat shumë të ulëta pritet të vazhdojnë në pjesën më të madhe të lindjes së SHBA-së. Miliona qytetarë janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur, udhëtimet ajrore janë ndërprerë dhe qindra mijëra…
Një 12-vjeçare është asfiksuar pasi një zjarr i madh përfshiu tri banesa mbrëmjen e së hënës në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. Siç raporton Euronews.al, 12-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e parë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv. Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet njoftuan se kanë ndërmarrë hapin e parë për zgjidhjen e kaosit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, është marrë vendim që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate, të cilat pritet të sigurojnë rreth 500 vende të reja parkimi. “Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje…
Gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska para fillimit të seancës së sotme për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, bëri thirrje në rend dhe disiplinë në sallën e gjyqit duke porositur se “nuk ka gjyq pa rend”, dhe paralajmëroi se çdo prishje e rendit publik do të ndëshkohet dhe se kjo vlen për të gjithë në procedurë, si për palët e dëmtara, ashtu edhe të pandehurit dhe mbrojtësit. “Disa herë deri tani ndodh që të prishet rendi, që na e vështirëson zbatimin e procedurave sipas ligjit. Të gjithë të pandehurit…

