Autoritetet njoftuan se kanë ndërmarrë hapin e parë për zgjidhjen e kaosit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, është marrë vendim që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate, të cilat pritet të sigurojnë rreth 500 vende të reja parkimi. “Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje konkrete, funksionale dhe e qëndrueshme, që do të lehtësojë jetën e përditshme dhe punën e punonjësve shëndetësorë, si dhe qasjen e pacientëve nga i gjithë vendi që vijnë çdo ditë për trajtim”, njoftoi Gjorgjievski. /Alsat.mk
Data 05.11.2026
Aktuale
- Zajkova: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi që nuk e mbrojti Biljanën nga Bogdanci
- Ditmir Bushati: 5 muaj protesta kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes. Shqiptarët nuk po pengojnë rrugën e integrimit, por kërkojnë që procesi të ecë përpara
- Arrestohet një shtetas i Taxhikistanit në Tetovë, dyshohet për falsifikim dokumentesh
- Fruthi po rikthehet si shqetësim, simptomat e para mund të ngatërrohen me ftohjen
- Skandal me miliona në kontrollet teknike! Drejtuesi i një kompanie dyshohet se përvetësoi mbi 675 mijë euro!
- Aksion i madh policor në Kumanovë, arrestime dhe bastisje për zhvatje e pastrim parash
- Tragjedia në Bogdanc: 17-vjeçarja kishte denoncuar dhunën, por institucionet nuk e mbrojtën
- Denoncim penal kundër një shkupjani: Në Facebook publikonte episode të serialeve pa të drejta autori



